Ish-ministri Brendshëm: Ja si u vodh thesari i shtetit në Krrabë (dhe a kishte dorë Ilir Meta)

20 Janar 2026, 18:27Politika TEMA
Ish-ministri Brendshëm: Ja si u vodh thesari i shtetit në Krrabë

Vjedhja e Thesarit të Shtetit në tunelet e Krrabës mbetet një nga skandalet më të mëdha financiare dhe të sigurisë në historinë e Shqipërisë.

Ish-ministri i Brendshëm Spartak Poçi, i cili menaxhoi zbulimin e ngjarjes, jep detaje në DritareTV.

Ai tregon se si policia, e cila ruante vetëm perimetrin e jashtëm dhe nuk kishte akses brenda tunelit, njoftoi për dëmtimin e njërës prej dyerve të blinduara.

Hyrja në tunel kërkonte dy kode të ndryshme, njërin që e mbante policia dhe tjetrin Banka e Shqipërisë, duke e bërë teorikisht të pamundur vjedhjen pa bashkëpunim të brendshëm.

Gjatë inspektimit, skena ishte makabre: midis dyerve u gjet një dorë njeriu e prerë, e cila i përkiste një autori të panjohur që kishte tentuar të hynte me dhunë, ndoshta gjatë kaosit të vitit 1997.

Poçi konfirmon se brenda dhomave të thesarit, arkat ishin shpartalluar dhe monedhat e floririt ishin derdhur përtokë.

Ai hedh dritë mbi akuzat e kohës që implikonin Ilir Metën dhe zyrtarë të tjerë të lartë, duke i cilësuar ato si spekulime politike.

Sipas tij, vjedhja kishte ndodhur shumë kohë para se Meta apo ai vetë të merrnin detyrat, dhe se provat tregonin për një vjedhje të organizuar nga persona që njihnin mirë sistemin e sigurisë, me shumë gjasë të ndihmuar nga dora e SHIK-ut gjatë trazirave.

Mungesa e inventarëve të saktë e bëri të vështirë përcaktimin e dëmit real, duke e lënë këtë ngjarje si një njollë të errët të pazbardhur plotësisht.

27 Komente

  1. U
    Ujku Skraparit

    Per vjedhjen e thesarit nuk besoje qe Ujku Skraparit ka dore , Bufi kenetes eshte njeri super i degjeneruar . Vjedhja duhet te jeté bere nga njerezit e Islamistit Gazidede... Ujku ka vjedhur ne bashkpunim me Bufin por nuk besoje per floririn..

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Po,po: Florori i Krabes eshte vjedhur nga Sali Berisha ne bashkepunim me Ilir Meten. Pa urdherin e Sali Berishes, nuk mund te siguronte SHIk-u i Gazidedes ata qe do vidhnin. Kjo eshte e sigurt.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      Mashtrues Poci. Ne 97 nuk eshte afruar askush tek tuneli i thesarit. Eshte vjedhur tuneli i karburantit tek perroi i Leres. Vetem kaq. Vjedhja ka ndodhur ose para 97 kur u suall thesari nga Skrapari, qe ka pak gjasa, dhe mbi 90% e sigurt qe eshte vjedhur mbas 97, dhe Spartak Poci ia fut kot, me hamendje, ose me sakte di cdo gje dhe vetem genjen.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DS

        Bravo! Cte bejme qeveritaret qe duhej te qeverisnin. O zot o zot !

        Përgjigjjuni
        1. N
          Next level

          Askush nuk ka dyshim që Sali Berisha që vodhi edhe qilimat e presidencës, vodhi me paramilitarët e tij edhe rezervat e floririt gjatë kohës kur shpartalloi ushtrinë për të nxjerrë armët sheshit. Metës mirë t'i bëhet. Ishte në krahun e drejt të historisë dhe ju hodh në krah Berishës, Bejlerit, sillogjeve, UDBashve. Është burg për faj të kokës së tij dhe asaj që ka për grua. Berishën që dogji, vrau, shiti territore, zhduku Shqipërinë nga harta, se preku askush, nga që si prostitutë e ka shitur menderen dhe interesat e këtij kombi, më mirë se kushdo

          Përgjigjjuni
          1. P
            Puci

            Ooooo

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kastrioti

              Ti vet, je një nga halet e asaj kohe. Ti u shpërbleve po me floririn e vjedhur nga krye skenaristi meta. Ti gënjen, sepse je i implikuar, ku një hetim i mirëfilltë do nxjerrë në dritë gjith’çka. Ju një, vasil petriti, haxhinasto dhe i famshmi dhe transportuesi i pareve të metes, panariti, në bashkëpunim, ju jeni pjesë e vjedhjes. Këtë e dinë dhe ju kanë parë sgum njerez, ku disa nga ata njerez janë eleminuar nga vet meta, pamvarsisht diagnozave të institutit të mjekësisë ligjore, ku sajonte vdekjet natyrale apo shkaqe klinike. Prandaj dhe do gjykohesh si trim me trimat e tjere.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na myten

                Mungonin inventaret e sakte?! E paske kap edhe ti o Poço nji qese flori.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Romeo

                  Qesharake... Mungesa e inventarizimit të sakte? Ku ka inventatizim më të sakte se dokumentacioni i perdorur nga Banka? Hajdutet perpiqen të justifikojne vjedhjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Katnari

                    Kush dha urdhër të transferohet thesari nga tuneli i sigurisë së lartë për ruajtje thesari, tek tuneli për mbrojtjen nga sulmi atomik, ai e ka vjedhur

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anteu

                      Gënjeshtër Nr.1 "Gjatë inspektimit, skena ishte makabre: midis dyerve u gjet një dorë njeriu e prerë, e cila i përkiste një autori të panjohur që kishte tentuar të hynte me dhunë, ndoshta gjatë kaosit të vitit 1997" Unë kam qenë njëri nga 5 anëtarët e komisionit që kemi hyrë të parët në këtë objekt. Asnjë dorë e prerë nuk është gjetur në atë objekt. Gënjeshtra Nr.2. "Mungesa e inventarëve të saktë e bëri të vështirë përcaktimin e dëmit real, duke e lënë këtë ngjarje si një njollë të errët të pazbardhur plotësisht" Nuk është e vërtetë. Banka e Shqipërisë kishte inventarin e saktë të monedhave dhe vlerave që ishin depozituar. Komisioni ku edhe unë kam marrë pjesë për pesë ditë me radhë kemi inventarizuar fizikisht gjithë vlerat dhe kemi nxjerrë diferencat që i janë raportuar qeverisë. Ka edhe të tjera gënjeshtra në këtë shkrim. E turpshme

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Romi

                        Interessante por do ishte akoma më shumë të thuhej në vendin e duhur!

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          toma

                          Anteu, drejtoju Spak te keqen, mos be profesionistin me Poçon, hajdutin komunist. Aty thuhet qe jane vjedhur shume qese floriri, po mire qe ishin se per bunkere do shkonin po te vazhdonte komunizmi. Nje hetim pas gati 30 vitesh, e veshtire te imagjinohet. Berisha i kishte kodet dhe malesoret grabitqare ne dore. Ai ia mbushi xhepat me flori dhe mbushi edhe gropat pas Dajtit me viiktima. Turpi me i madhe i Spakut qe s'po arrin ta mbertheje plakun hajdut.

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Pensionisti

                          Shqiptarët tregojnë gjithmonë se janë thjesht kafshë!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Polic

                            Po policia nuk pa gje ç'ndodhi me me deren e jashtme????????

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              .....

                              PO pSE 9FARE ESHTE ZBARDHUR DERI ME SOT NGA ATA PROKURORE DHE GJYKATES nga spak e kompani?! Vetem pushka ezgjidh problemin, Adriatiku le te haje mut atje te lehe si qenj rrugesh, jo or jo, ose do zhduken prokuroret dhe gjykatesit ose nuk shpeton Shqiperia.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Elez Aga

                                Anteu, nuk e di përse e le pergjysëm komentin tënd. Eshtě vertetë mrekulli të lexosh këtu komentin e një investigatori që ka marrë pjesë në ketë investikim. Shkurt muhabetit, nuk na tregove qoftë dhe përafërsisht shumë e vjedhur. Kjo do tě na shuante një kureshtje të madhe. Në qoftëse e lexon këtë koment te lutem edhe njëherë që të na japësh të paktěn njě indicje, do të kishe shuar një kureshtje të madhe.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Anteu

                                  Nga 24 arka teneqeje që duhej të ishin gjendje të mbushura me monedha floriri të llojeve të ndryshme si lira turke, napolona etj, ishin vetëm 13. Dmth 11 prej tyre ishin grabitur. Me sa mbaj mend vlera ishte 1.3 milion dollarë.

                                  Përgjigjjuni
                                2. I
                                  Ilir Meta

                                  Na ishte 1 here 1 ujk qe kali permes fshatit me ca melçia dashi te varura ne qafe . Mbas ca kohesh kur e kapen fshataret nuk ja gjeten melçite. Sot e kesaj dite ka ngelur mister kush ja hengri ato melçite .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mjerë Shqipëria

                                    Po si mund t'i lihej shteti, ushtria dhe thesari i shtetit një katunari pabuks të zbritur nga shpella dhe mesjeta nga Enver Hoxha për t'a bërë njeri dhe për t'i mbushur barkun me bukë?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Iliri

                                      Ne kohen e Lugatit prene ne tranxhe nje pllakaate prej floriri Komisioni qe shoqeronte operacionin ishin rreth 10 vete Mbasi e prene njeri nxorri nje lupe dhe mblidhte me pickatore ndonje cifel te vogel pastje fimosen te gjithe nje procesverbal Nuk kishte inventar thot ai.......

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mali

                                        Eshte e qarte qe i zhduku berisha me banda te malokeve per ket i hell paret pa hesap qe paguan avokatet e sa e sa lek qe paguhen nga mundi I shqiptareve posht salehi ishalla vdekja sa ma shpejt

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          drejtesi e munguar

                                          Z.Poci,do te ishte mire te mos tentoj te "zbus"gjerat.Ne shtetin e "diktatures" iventarizoheshin edhe gjelperat e jo me floriri i rezervave te shtetit.Pse pas akuzave te para te Z.Berisha per vjedhien e thesarit nuk u ndie me?Mendoj,se Z.Berisha mori pjesen e tij te tha:qameti te behet.Po i them Z.Poci sesi minister i brendeshem i vendit a nxorre konkluzione?A ka nje proces verbal dhe ndonje vendim gjykate per ate ngjarje?Mos na thoni qe thesarin e shtetit e vodhi fshatari me gomar.Njerez te perfshir ne keto krime njeri - tjetrin do te mbrojne.TURP!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            E VERTETA

                                            Vetem Zoti i ve gjerat ne vend se te jete per Poca e Fshatare Skrapari e Tropoje , te gjalle do na rripnin Bastardet Antishqiptare.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drejtesia

                                              Me Sa. Duket pashkepuntori ka qene ku. Bette. Saper inveterate ky eshte nje idiote dhe Kujtimi se populli e ha kete Envery te fuste ne burg nqs dilje nje leke mangu

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rroft Doraci..

                                                Neqofte se ajo ishte vjedhur para 97 ose ne 97 pse duhet te kishte monedha te he's hedhura neper toke? Pse me kaq nxitim kur kishin koh plot? Pse u mor nje pjes dhe u la nje pjes? Turmat e 97 vodhen, dhe dogjen gjithcka pa frik fare dhe nuk lan as edhe nje gje mbrapa. Dora qe u gjet nuk kishte shenja gishtash? Nuk ju mor ADN per hetim? Sma mer mendja se do kishte shum njerez me nje dor language. Dosjet neper spitalet u kerkuan per te gjetur kush vajti per mjekim me nje dore?? Nuk u vodhen patate qe te lihej pas dore pa kerkuar gjithcka.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Hajdari.

                                                  Çfarë detaje të reja solli poçi!? Që floririn nuk e vodhi meta ?!?!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje