Si po ndryshon loja për Ramën dhe Berishën: analiza e Enkelejd Alibeajt mbi drejtësinë e re

20 Janar 2026, 16:25Politika TEMA
Si po ndryshon loja për Ramën dhe Berishën: analiza e Enkelejd

Në politikën shqiptare po fryn një erë që shpejt mund të kthehet në stuhi për të lëkundur themelet e një sistemi të kalbur 35-vjeçar. Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj flet për një lëvizje të re të Perëndimit përmes institucioneve të drejtësisë së re, e cila do të pastrojë politikën shqiptare nga uzurpuesit që e kanë sunduar vendin në korrupsion për 35 vjet. Alibeaj thotë se kjo është frymëmarrja e re që i duhet urgjentisht politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Ai beson se mekanizmat klasikë të përdorur deri më tani nga Perëndimi për të ndikuar politikën shqiptare kanë dështuar. Paralajmërimet diplomatike, presioni politik, etiketimet publike, të gjitha kanë rrëshqitur mbi një klasë politike të mësuar të mbijetojë mes skandaleve dhe pazareve. Sot, thotë ai, loja ka ndryshuar. Investimi i drejtpërdrejtë te SPAK dhe BKH është arma e re. Dhe pastrimi do të vijë përmes drejtësisë.

Sipas Alibeajt, drejtësia e ka vënë tashmë në vështirësi Edi Ramën, por zhvillime të rëndësishme priten edhe në kampin tjetër, te opozita. Rama dhe Berisha, dy figurat që kanë dominuar politikën shqiptare për dekada, janë sot në shënjestrën e SPAK. Një përballje që nuk është më retorike, por konkrete, institucionale dhe e strukturuar.

Në këtë panoramë, Alibeaj flet për një duopol politik që ka marrë peng Shqipërinë. Një binom pushteti që, ndonëse në dukje kundërshtar, ka bashkëjetuar përmes interesave politike, ekonomike dhe mediatike. Ai thekson se Sali Berisha ka gëzuar pushtet të jashtëzakonshëm jo vetëm politik, por edhe mediatik e ekonomik, njësoj si Edi Rama. Madje, sipas tij, në vitet më të vështira për Berishën, mbështetja kryesore ka ardhur pikërisht nga Rama, i cili e ka njohur dhe legjitimuar si drejtues opozite edhe kur Perëndimi e kishte shpallur “non grata”, duke i garantuar hapësira dhe ndikim ekonomik e mediatik. Fenomeni Berisha, sipas Alibeajt, nuk mund të kuptohet pa “dorën e ngrohtë” të Edi Ramës. Dhe kjo e vërtetë e hidhur po del gjithnjë e më qartë, ndërsa drejtësia shkon atje ku politika ka frikë të shkojë. Ndërkohë, zhvillime të tjera politike rëndojnë atmosferën: vendimi i Gjykatës Kushtetuese, seanca për imunitetin e Belinda Ballukut, zhurma e krijuar nga Rama rreth ftesës së Donald Trump, ndërsa drejtësia ecën përpara me një ritëm që politika nuk e kontrollon më.

Alibeaj sheh pozitive lëvizjen e Salianjit, duke e konsideruar si një shenjë se brenda së djathtës ka ende impulse reagimi. Por ai mbetet skeptik se Berisha mund të pranojë realisht ndonjë lëvizje të brendshme që cenon kontrollin e tij mbi partinë. Ai beson se ndërkombëtarët, përmes institucioneve të drejtësisë, do të çlirojnë politikën dhe shoqërinë shqiptare nga uzurpimi i gjatë i këtij binomi. Një proces që do të shoqërohet me lëvizje të forta në të dy kampet politike, me rikonfigurim forcash, me bashkimin e partive dhe lëvizjeve të djathta dhe me një përballje të drejtpërdrejtë me drejtësinë.

5 Komente

  1. d
    dinjiteti munguar

    Analiza e Alo Beut...po pse nuk e prezantoni me ofiqin e tij unikal ne mbare globin - Kryetari i komanduar nga ish-Kryetari i dorehequr - se mbase e fusin edhe ne Guinness Book!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesi

      Enkeleid , drejtesia eshte ne shtratin normal , Po , nese politika do vazhdoje te vegjetoje ne mocalishte , mund te jete e pamjafturshme . Mund te jete e tille , sepse levizje xerxebilesh , per me teper te kontrolluara te tipit Salianji , Shehaj e Llapaj , nuk Kane Sy per Qabe .... Zotrote , sic duket, geshtenjat I preferon te gatshme ... Ndryshe nuk mund te shpjegohet largimi me CA te tjere nga Ajo " Rezistences " e fundit ndaj falangave komunisto-berishiste te Bermudes. Enkeleid , je pinjoll I nje familje te ndertuar atdhetare dhe I lindur ne interrnim , Po me ate levizje e zhvleresove veten per te bere protagonizem ne ato levizje dhe ndryshime qe do te nfodhin , sepse ckrrofa Berisha dhe modeli I tij I felliqur nuk Jane te perjetshme . Rastin I volitshem nuk pret shume , thote nje I mencur . Ti dhe CA te tjere e keni humbur ....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Pra populli nuk ekziston fare ne ndryshimin qe duhet te ndodhe,se ne fund ai do te votoje dhe pas atij votimi duhet te krijohen institucionet,qe nuk pyesin nderkombetaret pas numërimit te votave dhe qe per momentin nuk jane ne dakordësi me te huajt.Ata po perkrahin nje drejtesi qe nuk ecen sipas ligjeve europiane,por sipas ligjeve te komunizmit.Po te konsultohen me prokuroret e tyre si amerikane si te BE une besoj se nuk do te ishin dakord me menyre e hetimit shqiptar.Ata vete thone se Shqiperia mban rekordin e te paraburgosurve te padënuar dhe me afate te shkelura

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kris

          Drejtesia e re megjithese e mbeshtetur nga nderkombetaret nuk mund ta pastrroje politiken.Korrupsioni e ka mposhtur popullin heroik shqiptar.Ai perseri dite votojne plehrat e Saliut apo teRames

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje