Entuziazmi i mbështetësve të Berishës: A do të zhbëhen vendimet e gjyqtares Irena Gjoka?

20 Janar 2026, 15:35Politika TEMA
Entuziazmi i mbështetësve të Berishës: A do të

Flamur Noka është zyrtari i fundit i Partisë Demokratike, i cili, i entuziazmuar nga njoftimi i sotëm i Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me çështjen e Irena Gjokës, do të shkruante se ‘koha është aleati më i madh i Berishës. I jep gjithmonë të drejtë. Prokuroria e Përgjithshme pohoi se Irena me 5 mbiemra rezulton e dënuar në Greqi. Mbrojtja që i bëri Altin Dumani rezultoi 5 me hiç. Irena 5-mbiemërshe është imazhi i kësaj që kemi: Drejtësi me Regji’.

Noka është i fundit, për të mos folur pastaj për një mori zhurmëmëdhenjësh të rrjetet sociale, të cilët e dine se duke sulmuar Gjokën dhe duke mbrojtur në mënyrë fanatike Berishën, Partia Demokratike do të vijë në pushtet.

Çfarë njoftoi sot Prokuroria e Përgjithshme?

Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni, më 8 maj 2024, me kërkesë të Këshilli i Lartë Gjyqësor, në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjithshme është regjistruar një proces verifikimi i thelluar për deklarimet e bëra nga gjyqtarja Gjoka në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Pas kryerjes së verifikimeve brenda dhe jashtë vendit, më 19 janar 2026, Prokuroria ka miratuar rezultatet e këtij verifikimi dhe ia ka përcjellë ato KLGJ-së, si organi kompetent për të vlerësuar nëse ekzistojnë ose jo kushte ndalimi për ushtrimin e funksionit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 për dekriminalizimin.

Thelbësore në këtë njoftim është se Prokuroria nuk shpall shkelje, fajësi apo ndalim, por përmbyll fazën e saj administrative dhe ia kalon çështjen organit kushtetues përgjegjës për vendimmarrje.

Roli i KLGJ-së dhe çfarë pritet më tej

Me kalimin e dosjes në KLGJ, vendimmarrja tashmë nuk është më në dorën e Prokurorisë. KLGJ është institucioni që duhet të vlerësojë nëse nga rezultatet e verifikimit lindin ose jo pasoja për statusin e gjyqtares. Vetëm një vendim formal i këtij institucioni mund të prodhojë efekte konkrete, si masa disiplinore apo ndalim ushtrimi funksioni, dhe kjo vetëm për të ardhmen.

Pretendimet e mëparshme dhe linja penale

Rasti Gjoka nuk është i ri në opinionin publik, sepse më herët, mbrojtja në dosjen “Partizani”, ka kërkuar përjashtimin e saj nga gjykimi, duke ngritur dyshime mbi paanshmërinë dhe duke iu referuar deklarimeve të saj të mëparshme. Paralelisht, ka pasur edhe referime publike për interesimin e SPAK lidhur me kallëzime apo pretendime penale, të cilat përbëjnë një proces tërësisht të ndarë nga verifikimi administrativ i dekriminalizimit.

A cenohet vendimmarrja për Berishën?

Nga pikëpamja juridike, çdolloj mase që mund të marrë KLGJ-ja ndaj gjyqtares Gjoka, nuk ka kurrfarë lidhjeje me statusin juridik apo penal të Sali Berishës. Parimi i sigurisë juridike parashikon se vendimet gjyqësore nuk bien për shkak të problemeve të mëparshme apo të shkëputura nga thelbi i çështjes. Po ashtu, është e rëndësishme të sqarohet se Irena Gjoka ka qenë e përfshirë vetëm në vendimmarrje për masa sigurie ndaj Sali Berishës. Trupa gjykuese që po e shqyrton çështjen në themel është një trupë tjetër, çka do të thotë se procesi gjyqësor i themelit nuk lidhet drejtpërdrejt me rolin e saj.

Përse akuzohet Irena Gjoka?

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikime për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka, pas publikimit të një artikulli në mediat greke ku pretendohet se ajo është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Sipas raportimeve, Gjoka dyshohet se ka tentuar të hyjë ilegalisht në Greqi, është ndaluar nga autoritetet dhe është dëbuar me një ndalim 10-vjeçar nga zona Schengen. Artikulli është botuar nga gazeta greke ProtoThema, e cila e ka titulluar shkrimin duke e lidhur Gjokën me listën e personave non grata në zonën Schengen dhe me çështjen e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri.

Në vend të përfundimit

Rasti Gjoka mbetet aktualisht një çështje në shqyrtim institucional dhe jo një vendim përfundimtar. Vendimi i takon KLGJ-së, ndërsa entuziazmi politik për ta përdorur këtë proces si argument për të delegjitimuar vendime gjyqësore të mëparshme, përfshirë ato që lidhen me Sali Berishën, mbetet më shumë zhurmë e kotë politike se sa me efekte juridike. Deri në një vendim përfundimtar, vendimmarrjet e dhëna mbeten në fuqi dhe të mbrojtura nga parimet bazë të rendit kushtetues dhe të sigurisë juridike, ndërkohë që sulmi ndaj Gjokës i shërben Partisë Demokratike dhe vetë Berishës për t’i bërë presion trupës gjykuese që ka në shqyrtim çështjen e tij./nl/TemA

 

17 Komente

  1. V
    Vet Edi

    Për Berishën kemi kaq koh që flasim dhe kjo është një diçka e mirë sepse njërzit mësojnë për gabimet apo fajët gjat kohës që ka qën nën drejtimin e shtetit shqiptar Por këtë radhe problemi është zonja irenë kjo është çështja Pse zonja nuk e ka deklaruar në formular siç e parashikon ligji E ka bër të qëllimshme apo e kishte haruar dënimin Këtë të na sqaroi Irena

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berisha

      sali berisha eshte kriminel i betuar ai duhet arestuar. zgjou drejtesi. mos fli per kriminelin sali

      Përgjigjjuni
      1. P
        Posi

        Te fjitha i ka ,por si eshte e mundur qe i dalin gjerat ashtu siç i thote ai?!! Kjo po na çudit , dhe i thote disa vite para se rrota e ngadalte e Shtetit ti pranoje .

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gimi

        Sa te pacipe paskan qene keta nongratistet. Si mund te kerkojne nderprejen e karrieres per kete zonje te nderuar per kaq pako gje. Ketyre nuk po u nderpritet karriera qe kane djegur karriget mu ne tempullin e demokracise duke rrezikuar te digjej edhe godina e kuvendit, ndersa per gjyqtaren per nje detaj aq te vogel bejne namin, turp. Pastaj kush na siguron se keta nongratiste nuk kane lobuar tek gjykatat greke per te sajuar nje vendim te tille sikur eshte bere ne 2005, nuk u besohet ketyre. Keta per te marre pushtetin cfare nuk bejne.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieraku

          Gjithçka mund te jetë por Vetëm e nderuar nuk është. Nëse shikon udhltimin e saj si në jetë dhe profesional do bindesh qe gabon o Gim Sufllaqja

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zullumi duhet te keputet ne shqiperi

          Teatri i Rames e Saliut mean drejtesine duhet te marre FUND! KOHA ESHTE TANI.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora

            Pra ju jepni reagamin por jo lajmin. Po sikur akuzat e Sali nortjes ishin shpifje, çne qe dolen te verteta per këtë "zonjë". Se mos është kjo ajo Mara emigrante qe komenton te Carlo dhe Mero, yahahahahahahaha.

            Përgjigjjuni
            1. U
              USA citizen

              Si ka mundesi qe kjo ndodh nje dite para 21 janarit? Kur te gjithe presin te denohet Saliu, Rama, kopilet e pushtimeve dhe sigurimsat merren me ate shurren Gjoka! Te pakten sot e neser nuk e ka radhen ajo!! Zoti marrte hak mbi ju dallaverexhinjte!!!!

              Përgjigjjuni
              1. d
                duri

                Ku e dinte Berisha disa vite perpara pyesin te habitur dis komentues. E dinte se me gjase shume eshte nje sajese e nongrates me bejlerat e tij ne Greqi. Se po te ishte e vertete z. Gjoka nuk ishte e marre qe mos ta shkruante ne formularin e dekriminalizimit aq me teper qe e dinte se nongrata mund te kete shume te meta por informacionet i ka te sakta.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlsh

                  E c'na gjete!Ky tipi Sali me dy data lindjesh akuzon Irenen me 5 Emra!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Merushja emigrante

                    Kjo nuk ka dy emra, ka dy dënime gjykate te formës së prerë

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    True justice

                    Dhe Saliu ka 2 emra... Salih e Sali... Me dy ditelindje... Por sigurimsat agjentet e kopilet e pushtimeve nuk i trazon njeri ketu!!!!! Se kane mbrojtje sllavo ortodokse!!!! Ketu sllavo ortodokset qeverisin e persekutojne shqiptaret ne shtepi e punen e tyre!

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qytetari

                      Aq injorant krimba e servila te ngazellyer kot me kot sa jane simpatizantet e Berishes qe shpresojne ne ndonje shpetim teknik, po aq jane edhe simpatizantet vemie gojore te pista te Veliaj qe po ashtu shpresojne ne teknikalitete.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Nuk ka entuziazem, por ka nje lemeri nga ripjellja se se u zbulua komploti qe gradoi nje gjygjtare per te arritur qellimin e tije diabolik per te zhbere opoziten. Ishte pjese e planit qysh me Lulushin per te nxjerre jashte loje doktorin. Pamvarsisht se kush eshte drejtuesi i opozites, dhe faktit moral se a e meriton apo jo kete denim, reagimi i doktorit gjate gjithe kohes ishte exelent duke ju cjerrur masken ripjelljes.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rroku

                          Dhe Rama ka dy emra edvin e edi... Njelloj sali Rame... Te dy nuk jane shqiptare. Kaq.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bervinizmi eshte apartejd

                            Irena i ka denuar pak Berishe e mete me pak se ka qene e shantazhuar. Kete e ka thene dhe vete privatisht...

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Edhe ne qoftese denimi i Znj.Gjoka eshte i vertete ,s'ka asnje lidhje me vendimet e dhena per kedo.Ajo qe une mendoj eshte se gjyqesori yne ne keto 35-vite eshte bere nje "burdello" ku mund te vendoset kushdo qe duan kapot e partive.Ketu eshte krijuar nje situate qe kerkon ligje te posacme si ato te zbatuara ne fillimet e pas luftes se dyte boterore.Ky eshte shteti qe s'duan shqipetaret.Kjo eshte dreqesia qe s'duam.Kjo eshte drejtesia qe vetem drejtesi nuk eshte Reformat ne drejtesi qe pas 1990-tes kane deshtuar me sukses ne favor te banditizmit te politikaneve dhe grupeve kriminale.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje