Pjesëmarrja e Ramës në “Bordin e Paqes”, votimi në Kuvend do të kryhet me procedurë të përshpejtuar

20 Janar 2026, 14:15Politika TEMA
Pjesëmarrja e Ramës në “Bordin e Paqes”, votimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar këtë të martë deputetëve të grupit një mesazh lidhur me nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pjesëmarrjes së Shqipërisë në “Bordin e Paqes”.

Deputetet duhet te jenë në gatishmëri nëse do te këtë nevojë për një seancë në vijim, përpara 27 janarit kur është seanca e radhës parlamentare.

“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”, shkruhet në mesazh.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” njoftoi se ftesa e presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” për Gazën do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Kryeministri falenderoi Trump për ftesën teksa e ka cilësuar nismën e presidentit amerikan si një model transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.

16 Komente

  1. T
    Trapiiii si bufiii

    Beje qefin budallait per dy vite sa i kane ngelur, pastaj futi nje fshirje.........nga gjitheçka.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!

      Po sikur , te futet me procedure te pershpejtuar ne kuvend dhe qeveri , miratimi dhe dhenia sa me shpejt e kompesimit per familjet e permbytura ??

      Përgjigjjuni
    2. A
      Al

      Nuk e kuptoj ngutjen e ketij sharlatani per tu bere pjese e nje bordi qe ne gjirin e saj eshte ftuar edhe Vladimir Putin dhe Lukashenko, pa permenduar kriminel te tjere. Ti duhej te merreshe me problemet e Shqiperise o hajdut. Pershembull, te pastroje territorin nga mbeturinat para se te filloje turizmi, te beje reforma administrative qe te pastohet nga hajdutrit dhe te paaftet. Ty vetem non-grada te konkuron. Per vrasjet e pandeshkura te 21-Janarit keni ndonje gje per tu thene te afermeve te viktimave?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tamam

        Po. Si fillim viti 2026..I kan dale disa MILJARDA $$$$$$..nga Mungesa e ritjes Ekonomike te stresses se ulet Qe. Nenkuptojm neve. Pesjonisteve se ne cdo fushate flitej Ritje. PENSJONI.deri400. Euro do shkonte ket janar 2026..e duke .os ralizuar ket.. KRYEMINISTRI. HAJDUT E. SHARLATAN..do veshi TICJANET SI. DERVISH.duke vrare. Zemrat qindra mijra pensnisteve te jetojme vetem per. 1. Kafshat buke ne MJERIM..ashtu si e ka shkruar e MADHI. MIGJEN. SE. Ndrysheeee?. Ku do grinder. MILJARDA $$$. PER. REGULLIN E. LOBIMIT.qe. vet . DONALD TRUMP. e tha ketu ne U S A se : cdo shtet. Qe do qe te behet. Pjes e BORDIT..PATJETER DUHE TE DERDHI. MILJARDA

        Përgjigjjuni
      2. s
        servili

        Se mos na e marrin dhe si do bejme pa te !!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Voto tani Sali, ndryshe e di vete ti......

          Shihni kur PD te votoje Ramen per Bordin e Paqes, ndryshe Saliu niset per Guantanamo.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sam

            Nqs eshte e vertete qe duhet pagu 1 miljard dollare mund ta linin pa shku.Ne nuk e kemi luksin per dicka te tille

            Përgjigjjuni
            1. S
              Standard

              Shpresoj qe perpara se te cohet ne Kuvend te kete nje spjegim te plote dhe Shterues per Implikimet kombetare te pejsmarrjes ne kete Bord. Detyrimet qe pasojne aderimin ne kete Bord, duhet te jene Transparente dhe ceshtje te diskutimit te gjer ne publik. Ne se fatura e aderimit, si publikojne mediat nderkombetare, eshte 1 miliard, do te jet marrezi pjesmarrja. Gjithsesi, per ngjarje kaq sesitive, ku ka nje "Carje" te madhe Strategjike midis US dhe BE, dhe kjo iniciative eshte Transaksionale, e jashte Funksionimit te OKB, duhet te "pyetet" populli.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje shqiptar

                Shpejt te shpetojme qenin.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andreas

                  Nga 52 vende qe kane mare nje ftese te tille, vetem 7 kane panuar deri tani. Cilat jane keto 7 vende? Argentina, Ungheria, Kazakistan, Uzbekistan, Albanistan e Vietnam.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sulltans of Swing !!!

                    Po sikur , te futet me procedure te pershpejtuar ne kuvend dhe qeveri , miratimi dhe dhenia sa me shpejt e kompesimit per familjet e permbytura ??

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Eno

                    Kuvendi nuk e miraton dhe kështu ai thotë: dua unë po nuk më lënë!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Stockholmi

                      Mos kujtoni se ky Bord I Trampit ka ndonjë interes për Shqipërinë, përkundrazi do të jetë një bumerang si për Edi Ramën ashtu dhe për vendin. Shumë vende e personalitete evropiane e kanë refuzuar ose injoruar këtë ftesë të Trampit si psh Makron, kryeministri suedez,etj.

                      Përgjigjjuni
                      1. j
                        joel shkodra

                        Makroni i Frances e refuzoi sepse ka ftese edhe Putin per te marre pjese ne kete Bord. A thua perfundon ky Bord si "Ballkani i Hapur"?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Klimax

                          Vrapo, vrapo maratonomak ......

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kot

                            Shpresoj ti therrasin mendjes gjate nates dhe te mos e lejojne neser ne kuvend miratimin!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje