Shqipëria pranon ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, ndërkohë që Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA, duke u shprehur se e ka privilegj të kontribuoj në këtë përpjekje.
Postimi i Ramës:
Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.
Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.
Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese.
Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente.
Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.
Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale.
Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.
Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.
Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare.
Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.
Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Ju lutem pranoni shoku Stalin, mesues i shtrenjte, cka eshte me e shtrenjta per ne dhe partin tone bolshevike te falat tona Revolucionare....
Sa mire qe e pranoi ftesen , do mblidhen gjithe Ajatollahet e lindjes se mesme , dhe bashke me ta edhe Ajatollahu i vetem i Europes dhe do zgjidhin ceshtjet e Gazes....ore po ndonje punonjes qe kujdeset per veshjen ka ky Rama , se ndoshta duhet te vere ate "gjene" qe vene ne koke keta Ajatollahet qe tu ngjaje te tjereve.......por populli qe e ka votuar sikur ia ka dhene mandatin per te bere punet e shtepise , jo te komshise ...apo kush e pyet popullin e shkrete !!!!!
Eh shyqyr se kishim kaq dite qe e prisnim kete lajm.Kushedi sa do gezohet Trump qe me ne fund dhe bojaxhiu mavi e pranoi ftesen.Gezuar Ramazonin
Sa mire qe e pranoi ftesen , do mblidhen gjithe Ajatollahet e lindjes se mesme , dhe bashke me ta edhe Ajatollahu i vetem i Europes dhe do zgjidhin ceshtjet e Gazes....ore po ndonje punonjes qe kujdeset per veshjen ka ky Rama , se ndoshta duhet te vere ate "gjene" qe vene ne koke keta Ajatollahet qe tu ngjaje te tjereve.......por populli qe e ka votuar sikur ia ka dhene mandatin per te bere punet e shtepise , jo te komshise ...apo kush e pyet popullin e shkrete !!!!!
Ftesen ia ka bere dhe per nje arsye tjeter: t'ju deshmoje shqiptareve dhe botes se ja kush eshte ky palaco, nje here thote qe zgjedhja e Trump eshte fatkeqesi dhe kercenim per boten, tani I ha te gjitha mutsilleqet qe ka nxjerre dhe thote qe Trump eshte shpresa e vetme per PAQE ne bote! Arsyeja tjeter eshte se kush do qe te ish kryeminister do e kish marre nje ftese te tille! Shikojeni kete liderin boteror qe pa ha mutin qe hodhi mbi Trump!
Hhahhahahahhahahhahahhahahahhaha, sa qesharak qe eshte i ziu. Sa vuan per tu konfirmuar. Dmth, fakti qe ky i shkruajti, do te na binde neve se ftesa ishte personale. Hhahahhahahahhha. Nderkohe, ftesa ka qene komplet xhenerike dhe derguar tek te gjtha palet e mundshme. O KM, nuk te shpeton gje nga SPAK dhe ndjekja penale, o mik. Pse? Sepse je identifikuar si shoku i Ballukes. Patjeter. Klloun.
Shoke cecene te kriminelit sali komunisti,mos u merzitni se do ti thote edhe ndonje fjale per nongraten tuaj qe ju la te merni tokat e te tjereve vetem me nje tabele"toke e xanun"
Do pëlcisni nga marazi o të zes, po të zes vërtetë
Kam "frike" se do kthehet ne boomerang kjo pjesemarje e Shqiperise, do na largoje nga BE . Kush ndjeke Trump-in dhe s'voton sipas deshires se tij kthehet automatikisht ne armik dhe behet shenjester e inatit te kokkuqit. Edhe nqfts voton sipas oreksit te tij me 100% do largohet nga rruga drejt integrimit ne BE qe eshte edhe objektivi kryesor per Shqiperine.
@Armand shume shkurt dy gjera: 1-) mos u shqeteso per BE... brenda 2035 do shperbehet! dhe 2-) Kjo e "Bordit te Paqes", eshte vizioni i SHBA-s per 100 vitet e ardhshme! Nuk eshte e Trumpit, ai kalimtar eshte... dite te mbare
Ec aty perpara gjigant Edi ! Dhe i thuaj ati gjigandit tim ! (jam American) Nuk ka mo me gjujt me gura ke komshiu ! (Palestine , Serbi, Greqi , dhe gjithandej neper bote ) ????????
Ec aty perpara gjigant Edi ! Dhe i thuaj ati gjigandit tim ! (jam American) Nuk ka mo me gjujt me gura ke komshiu ! (Palestine , Serbi, Greqi , dhe gjithandej neper bote ) ????????
Ftesa e Trump per te Bordi i Paqes (jo per ne White House) qe e ka eksaltuar aq shume Ramen, ka vajtur dhe ne duart e Lukashenkos dhe eshte refuzuar nga Makron. Tashme Rama e mbaroi epoken e lepirjes nga dy krahet dhe do shqyhet shalesh mes Amerikes e BE.
BE nuk po na pjerdh fare. Shqiperia dhe Kosova jane mbajtur nga America. Me USA gjithe kohes!
T'majt o jotja o mik, thone tironsit! Ata qe i ka "mbajt"amerika, kane nga 70 vjet qe nuk po ngrejnë kokë!
Fort I nderuar Shkelqesia juaj z.Rama, Faleminderit qe na bete me dije per kthimin e pergjigjes ndaj Trump. Them faleminderit sepse mes gjithe atyre puneve qe ke gjete pak kohe te na vije dhe ne ne dijeni per te, packa se nuk e ke me qejf. Shume mire qe ju e pranuat ftesen e tij, treguat perseri sa sahanlepires dhe vemje jemi ne karshi me te fortit. Eshte e vertet qe ne jemi me proamerikan se vet amerikanet por jo te shkonit dhe kaq poshte. Trumpi e futi Shqiperine ne listen e vendeve te treta sigurisht jo prej jush direkt, por dhe prej jush dhe shume shqiptareve te tjere qe ndoshta kane abuzuar me benefitet qe kane perfituar. Ndoshta dhe ka qene vendim politik, por ne te dyja rastet ju duhet te mbanit qendrim per kete vendim te tij por ju nuk ta bei dot qofte prej natyres tuaj sahanlepirese por dhe zullumet qe ke me ate vend. Amerika i ka shume qejf sahanlepiresit dhe ua tregon vendin kur tu vije koha, dhe kete e ben se e di sa me shume tju degjeneroj aq me shume ju si vemje do e doni Ameriken.
Hasan bereqaves qe ke mesuar shqip se edhe emrin e ke turko arab,shko kerko rrenjet e tua se ty nuk te ha meraku per Shqiperine qe e shqyet si hordhi qe jeni
Oooo sa tru shkulur paske ne Shqiperine ton te dashur .O berishist nuk ja ulni dot vlerat Rames .
@Mara emigrante ne Itali. Leri cakejt te ulurasin, ate din te bejne ata! Mali nuk e humbet madheshtine e vet se livadhisin ca cakej neper te. Biles duhen se pastrojne kermat se me ato ushqehen, dhe si e tille qelben edhe vet. Prandaj leri... dite te mbare Mara...
Mara e vleresoj arsyetimin tend shpesh ,por Jo Qorrasi.Rama ka probleme kolosale me Armiqt e vendit qe qe kane kapur Komplett Drejtesine. Prisnim nga Rama Drejtesi Po qe se respekton asnje njeri e ansnje ministri dhe Rama ka ngelur Lakuriq ne shi. Nuk shikojme linje drejtuese te gjithe te korruptuar e te degjwneruar.Salishevicis shperndan Mehilli e bo gallate.
Epo boll moj grua! S'u permblodhe njehere ne shtepi, po ngele duke shkruar portaleve te Meros dhe Karlos. Po boll moj grua, lere Trumpin dhe Ramen po shiko se e ke bere gjellen tmerr sot; merru me shtepine, s'ka c'te duhet gjeopolitika; te keqen une te mendjes tende.
Po pse o Mara shkruan keshtu, Rama eshte kryehajduti jone dhe i lepin prapanicen Trampit njesoj si edhe Berisha. Sa me pak njeres qe mendojne si ty te kete,aq me shpejt do thyejne qafen te dy.
Sigurisht që nuk mund të mungojë dëshira nga ana e Ramës që jo vetëm në Sazan, por në gjithë Shqipërinë të valëvitet flamuri amerikan si pjesë e SHBA-së ashtu si Greonlanda, Kanadaja, Venezuela, Panamaja, ishujt Chagos në oqeanin indian, etj, etj, në listën e pafund të interesave për "sigurinë" e "paqen" të mbretit të botës Trump!!!!
Mos harro ti shkruash ne fund qe ke thene qe trump eshte fatkeqesi per ameriken dhe europen dhe qe mos o Zot po te zgjidhet president. Je lakuriq para cdo qytetari te vendit tend. Nje dite do te te marrin zvarre
Kjo nuk e zhbën atë që ka thënë Rama për Trampin në krye të ShBA-së, ka patur të drejtë. Trampi, nëse e pëlqen e kërkon, nëse nuk pranon, ai e merr pa pyetur kënd. Kanë vdekur ata që ja kishin vënë kufirin tek thana. Imperializmi, dhe ai Amerikan, në veçanti, kështu ka qënë gjithnjë; ai nuk ka ndërruar kurrë karakter, që me shfaqen e tij, këtu e njëqind e njëzet vjet më parë (lufta e parë botërore dhe lufta e dytë botërore, pa përfshirë luftrat lokale midis tyre e më pas), por ky, që e udhëheq tani ShBA-në është më i pasrupulli dhe më i drejtpërdrejti). Ka ç'i bën kush gjë? Jo. Ekonomia botërore është në kooperim global dhe tregtari e di mirë këtë. Me fuqinë ushtarake që ka, ai preson botën, pasi ShBA-ja vetë është e shitur. Ajo nuk synon një rend të ri botëror, por synon ta kthejë pas, se po u dilte nga vatha ky sistem. Ai e ka të qartë, se do të triumfojë ai sistem ekonomik, që ka rendiment më të lartë, e nuhat, si biznesmen me përvojë, edhe pse mund të mos e ketë mësuar kund. Edhe më i padituri e kupton se ç'do organizim i tillë, jashtë autorizimit të OKB-së është një përpjekje për shkëputje, qoftë dhe formale për hegjemoni. Ke ç'ti bësh? Aq më shumë ne!... Nuk bëhet fjalë për karrige këtu. Ai edhe të merr, edhe nga karigja të rrëzon... Aleancat lidhen dhe zgjidhen, por kjo i përket një kohe tjetër...
Sa larg-pames qe jeni o komentusa ? A thua jeni fallxhor ? Ne qoftese Trumpi e ka prej verteti krijimin e “Bordit te Paqes “ eshte nder i madhe qe i behet vendit tone , sigurisht qe Kryeministrit aktual do i drejtohej jo sali berishes ? Bota sot ka nevoje me shume se kure per ekujliber per PAQE dhe jo per LUFTE , pse jeni irituar kaq shume per kete ftese ? Shqiperia asnjehere ska qene per lufte vetem eshte detyruar te mbroj vehten nga ata qe e sulmojne dhe i bjene me qafe ? Por ishalla Trumpi e ka ne kete drejtim duke i dhene vlera vendit tone si paqe-dashes ? Mos flisni para kohe ..!!!
I dashur fyhrer, une kam nje kerkese si popull qe jam. Shko tek doktori dhe merr ilace. Shpresoj qe kerkesa ime te merret parasysh. Ju faleminderit.
Po mire Trapi do 1 miliard dollar per tu bere pjese e bordit ku do ti gjesh zotrote!
Eeeee...C'vete, pune shqiptaresh...hall me burre, hall pa burre, hall mos martohesh kurre...!
I paske rene gjate o gjigand. Nuk besoj se ka kohe njeri ne amerike per te humbur duke lexuar servilizmin tend.
Dhe ajo I duhet mos ta pranoje....do ofroje Shqiperine...ky do jete aty e Erdoğan...
.... Krenar per Ju....
Mbase pak e nxituar pranimi por tejet thikë me dy presa. Trump është një I çmendur por do jetë në krye të USAsë edhe 3 vjet të tjera. Ndërkohë roli paralel me OKB në i jep kuptim tjetër këtij bordi që nuk ka lidhje me Lindjen e Mesme. Çfarë turpi! Ramën e ka gjt halli se nuk ka as opozitë që të ulet e ta kuvendojë me ta.
Politika, ose në kontekstin ushtarak 'taktika', ka ndryshim te madh nga strategjia. Sot Rama eshte politikan dhe kryeminister i rradhes i Shqiperise, ashtu si Trampi politikan eshte president i rradhes i SHBA. Shqiperia dhe Amerika jane shtete dhe si çdo shtet kane interesa strategjike afatgjata. Per t'i arritur ato, politikanet ndertojne, flasin apo sillen sipas momenteve qe u paraqiten per t'i zgjidhur dhe vendosur. Po në fund per keto te dytat jane institucionet sovrane qe i diskutojne në te gjitha planet dhe në fund, jane ato qe i miratojne apo i rrezojne, si në rastin e Shqiperise, Kuvendi (sovrani) dhe në SHBA, Kongresi. Çdo gje behet sipas Kushtetutave respektive sovrane dhe nëse, edhe parlamentet gabojne, eshte Gjykata Kushtetute që kur bien ndesh me të, i rrëzon. Shembull eshte rasti i 'Marreveshje së Detit" me Greqine, e cila u hodh poshte prej saj. Në fund po t'i gjykojme politikanet nga fjalet që ata leshojne per interesa politike të momentit, historia do t'i kishte fshire me kohë nga analet e saj.
E paska pranuar ftesen? Cfare lajmi! Dhe ne qe vrisnim mendjen: do e pranoj, nuk do e pranoj ....lideri boteror ftesen.
Po ky pse flet me Une, me Jam. Eshte ftuar Shqiperia jo Ramazoni, Xoni nuk je meet!
Qe aty shkon per te ofruar dicka ljo as diskutohet...se cfare do shikojme...nese ofron para kur me ato mund te zgjidhesh nje here e mire furnizimin me uje e drita te Tiranes eshte shperdorim. Nese merr Palestineze do jete me keq akoma. Si do te jete ne do jemi te humbur si gjithnje te vegjlit. Por Shqiperia mund te rrezikoje dhe anetaresimin ne BE. Sepse Europa per momentin eshte ne lufte me Shba...e pashpallur akoma.
Sepse Rama eshte i njejte kunder laverit, kunder fatkeqsise boterore. Por ja qe diku duhet te ulesh te serdilja prapa e erdoganit,apo e rimorkies sata e fatkeqsis urbanistike. Fatorino do kete fatmir mehdiun. Perkthyer nga elez biberaj. Te pa afte te shesin nje popull dele per vlera, po thjesht te paperkrahur sic serbet dhe greket ndien. Popull qe fsheh historine, ngjan si berishe qe u be njeri pse u ul tek nje varke dikur. Tashme duket sikur bota ja ka nevojen politikes shqiptare, nderkoh qe ne kohe te Skenderbeut jemi komb pa kushte. Lek dukagjini per kohen foli, fan noli po ashtu. Por duhet te pranojme shprehjen toke e bekuar me njerez te mallkuar, apo shqiperi te kam dhjere ste kuptova asnjehere. Popull pa gjenerale do vdese per jete mercenare.
Komentues të sinqertë berishistë! Mundohuni t’i shihni ndryshimet globale jo si revolucjon,por si evolucjon.
Trump shkelqesi hahahaaaaaa! O Rame sahanlepiresi ai eshte war criminal dhe pedofil, ndersa ti bashke me mamicen jeni bo zhele te peshtira
Nuk dine cfar bejn nderkombtaret, sepse keshtu thote Flamur Goran Noka, Edithhhhhhhhhh Harxhi. Alfred Lela me pantallonat e ulur dhe Leha Ypi filozofja nderplanetare, duhej ftuar Prof.Dr.Asoc.Sali Elez Alija nderi i kombit
Praktikisht, jemi popull ne sherbim te perandorit te rradhes. Do jemi ndonjehere te afte te mbajme ate qe na bashkon me krenari apo do shitemi mbas PD/PS/SHBA/Europe apo tjeter? Kush do na rrespektoje seriozisht kur ne nuk merremi me hallet tona kryesore? Buke, krype e zemer ishin dikur; tashme jane bere me sa duket: pa buke, dhe krype ne shale per faj te bobit te rradhes qe na perfaqeson (Rama, Berisha etj bashke). Interesi jone duhet te jete rritja ekonomike, mireqenia dhe parafaqimi i barabarte me shtetet e huaja, sidomos me fqinjet qe i kemi ne dere dhe jo ate qe e gjithe bota bashke, me shumicen e popullit te tij tashme po e qesh. Trapi ka (po patem fat si njerezim) edhe 3 vite ne pushtet; Nje aftesi kishim si krenari, pavaresine fetare dhe nderin kombetar (se mos gaboj edhe moto e shtetit qe nga pavaresia). "Urrgjentisht Zotrote te perulem". Me sa duke i kemi vere ne treg edhe ato vlera qe kaq mire i rrefejme te huajve. Pavaresisht personin qe flet per ne ne parlament, qe nga Ismail Qemali deri tani, interesi jone kur skadon?