Spahiu: Shqipëria duhet të pozicionohet qartë, a është me SHBA apo me BE?

19 Janar 2026, 22:50Politika TEMA
Spahiu: Shqipëria duhet të pozicionohet qartë, a është

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Shqipëria duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me aleatët ndërkombëtarë, duke ngritur pyetjen nëse vendi është më afër Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Europian.

Lidhur me ftesën e presidentit të SHBA Donald Trump ndaj kryeministrit Edi Rama për Bordin e Paqes, Spahiu tha se mbetet për t’u parë se sa dhe si do të funksionojë ai bord.

‘Edhe ky debat që sot vazhdon që është i përgjithshëm apo i përveçëm ata që e ndërtojnë këtë retorikë e kanë gabim për një arsye. Shqipëria duhet pozicionohet qartë, a është me SHBA apo me BE? SHBA nuk mund t’i gjykojmë sidomos qeverinë e Trump në lidhje me stabilitetin dhe funksionimin e shtetit në vende si Shqipëria. Rama është pjesë e një lobimi të fortë diplomatësh ndërkombëtar nga Izraeli deri në Uashington.

 

Dhe të mos ju duket çudi që të ketë takim të Ramës me Trump. Mua s’do të më dukej çudi. Po nëse Berisha s’do ta kishte këtë problemin e non gratës s’do të kishte vlerë kjo ftesë që ka marrë Edi Rama. Në raport me takime të tjera diplomatike që janë bërë kjo është një ftesë e përgjithshme. Është zhvillim dhe është e sigurt që në pjesën e atij bordi Rama ka shumë partnerë të fuqishëm. Nuk i dihet sa do të funksionojë dhe si do të funksionojë ai bord’, tha ai.

14 Komente

  1. R
    Roberto

    Shqiperia eshte PRO BE por nuk mund ti beje karshillek SHBA.Ti e di shume mire pse prandaj mjaft me keto.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Cfare te keqe ka te jesh me te dyja? Per shqiperine jane te nevojsheme te dyja, SHBA dhe BE, Ka vetem te mira.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kacidhja

      Ai bord si kundervenie e OKB-se eshte i destinuar te deshtoj.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AS

        Good point. - - - - - - - Shpejt Shqiperia do duhet te zgjedhe midis US-Izrael dhe BE/Kina. Eshte lehte te behesh mik me te gjithe ose me me te fortin dhe aq, tani duhet te zgjedhesh te fortin dhe uro te kesh fat qe pala qe mbeshtet te fitoje. 1. US po ben gabime te medha nderkombetare (po sillet si BRSS ne 1989) - Venezuela, Ukraina, Groenlanda, Kanada/Meksike e ndoshta Gaza (po i merret toka palestinezeve pa i pyetur per zhvillim?). 2. Europa eshte e plakur dhe thare (qe nga lufta dyte boterore ka humbur gjithe kolonite/pasurite). 3. Kina eshte ne zhvillim ekonomik, politike relativisht paqesore, dhe i qendron/mban kontratat qe ben.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Interesat e Shqiperise dhe mbare kombit tone ,nuk u lejohet te diskutojne se per ke duhet te jemi?.Pooulli yne ka nevoj per europen,SHBA eshte aleati yne kryesor....qe do te thote se per ne: nuk ka nevoj artikull i etille ngase bien ndesh me interesat tona kombetare.Kreshniku si nje jurist ,nuk i lejohet te bej "provokime " te ketilla...

          Përgjigjjuni
          1. I
            Idriz Ushkuri

            Shqiperia duhet te mbaj qarte anen e Shqiperise e Shqipetareve e asgje me teper. Te punoj me kedo qe eshte i/e hapur per bisnes dhe qe i sherben Shqiperise e Shqipetareve. Fatekeqesisht idiota shkurt pames si puna e ketij idiotit (paguhen per kete pune) qe dalin e llomotisin ka shume, ne vend qe te ulik koken e punojne, te kontribojne ne ndertimin e dickaje jo shkaterrimin. Sja vlen fare te komentosh per keta funderina.

            Përgjigjjuni
            1. p
              poshte komunizmi

              ai bord do deshtoj kur te vej trumpi per lesh

              Përgjigjjuni
              1. P
                Plepi..

                Ahaa..burrë i "mënçur" je !

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ..

                  une them me SHBE

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Realisti

                    Ik o Kreshnik se ky nivel politike që po luhet tani nuk është për kostumin tënd. Pash zotin, pi kafe dhe lexo gazeta se për më tepër të pamë dikur...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      S

                      B.E. eshte pergjegjse per fatin tone,prandaj jemi ketu! Me mire me Ameriken...

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Argita

                        Shqiperia eshte e pozicionuar, do te hyje ne BE, me mbeshtetjen e Amerikes.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          USA citizen

                          Kur e pyeten Mark Twain se pse mbante rreth vetes nje muzikant medioker, ai u pergjigj; Anyway, his music is better than it sounds. Shqip, muzika e tij eshte me e mire se ajo qe degjohet. Ndaj dhe marredheniet EVROPE amerike do te jene gjithnje me te mira se duken!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Treni

                            Edhe pse Trump është një hajvan i turpshëm, unë vetë them duhet të jemi me SHBA, në të mirë e në të keqe. Kjo nuk do të thotë që duhet marrë një qëndrim armiqësor ndaj BE, thjeshtë që BE do jetë nr. 2 dhe SHBA nr. 1. Por sigurisht, ky është thjeshtë opinion. Mund t'i mirëkuptoj ata që do vendosnin BE si të parën.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje