FOTOT/ Berisha bën kameramanin me iPad në dorë në Kuvend, ç’ndodhi në 20 minuta seancë ‘blic’

19 Janar 2026, 19:15Politika TEMA
FOTOT/ Berisha bën kameramanin me iPad në dorë në Kuvend,

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta në këtë seancë të parë të këtij sesioni parlamentar për të miratuar projektligjet, me votat e PS.


Kjo pasi deputetë e PD me të mbërritur në sallë, ‘fjalën’ zgjodhën që ta marrin duke bllokuar foltoren dhe duke mos lejuar që të zhvillohej një seancë normale, ndërsa Sali Berisha me iPad në dorë transmetonte ‘live’ situatën në rrjetet e tij sociale. Kërkesa e tyre ishte që prezente në sallë të mos ishte Belinda Balluku.

Mes zhurmës dhe mbivendosjes së zërit, Niko Peleshi arriti që të mbante fjalën si kreu i Kuvendit, ndërsa nga grupet Parlamentare foli fillimisht Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. Ai ripërsëriti kërkesën e kolegëve të opozitës.

Më pas ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili pasi hodhi kritika për opozitën dhe reagimin që ata patën pas ftesës që Edi Rama mori nga Donald Trump, u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në mbledhjet për reformën territoriale dhe zgjedhore. Por ai tha se për ta bërë këtë kanë kohë vetëm edhe një javë, e nëse nuk marrin pjesë, ndryshimet do të kalojnë me propozimet e anëtarëve e PS në këto komisione.

Pas kësaj, projektligjet u hodhën në votim dhe kaluan me votat e PS.

 

3 Komente

  1. S
    Spak te arrestoje Saliun per vrasjet ne 21 janar

    Kuvendi te miratoje ligjet. Saliun ta coje ne Spak per sabotim te punes se Kuvendit dhe shkaterrim te prone publike. Tani, pasi shkroi Trump me nderim per Ramen dhe Shqiperine, Spak dhe Gjkko, dy vegla qorre keto ne sherbim te familjes nongrata, nuk ka nga e luajne menderen, boll ja kan bo borxh popullit dhe Republikes me sjelljet e tyre si gestapoja dikur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje