Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet, tha në studion e MCN TV, se lëvizja e inciuar nga Ervin Salianji ka për qëllim rizgjimin e Partisë Demokratike. Ai tha se kjo lëvizje është e domosdoshme, pasi politika ka hyrë në një cikël të pandryshueshëm, që e bën të domosdoshëm një ndryshim të vetë PD-së. Ai tha se anëtarësia po ushqehet me iluzionin se kryeministri Rama mund të largohet siç u largua presidenti i Venezuelës, në një kohë kur realiteti është krejt tjetër. Pjetri theksoi se aktualisht, PD si partia më e madhe e opozitës nuk po bën më shumë se një media, duke e kufizuar aksionin e saj vetëm te denoncimet, kur potenciali i saj është shumë më i madh.
"I gjithë qëllimi i kësaj lëvizjeje është ringritja e PD. Gjithçka nis nga baza, prej të cilës është bërë kohë që jemi shkëputur. Ne dëgjojmë problemet e demokratëve në mbarë vendin. Demokratët janë të pashpresë. Kundërshtari nuk ndryshon, atëherë duhet të ndryshojmë ne. Rama e ka të qartë që nuk ka ndërmend të ndryshojë. Vetëm perfeksionon mekanizmat e vjedhjes.
Ne duam të ringremë PD. Nuk kemi shkuar ende te fjala dorëheqje.
Nuk është çështje emrash, është çështje parimesh. Problemi është kush do të jetë PD-ja nesër.
Synimi ynë ka qenë të ndryshojmë diçka që të ringremë partinë, pa plane konkrete kush do të bëhet kryetar. Nuk jemi në atë fazë të vendosim për një garë apo jo. Akoma nuk është diskutuar nëse do të kandidojë Ervin Salianji apo dikush tjetër.
Faza e parë do të jetë dëgjesë me të gjithë demokratët e Shqipërisë. Faza e parë pra është rizgjimi i demokratëve. Po ushqehet shpresa false që Ramën do ta marrin si Maduron. Kjo është për të ardhur keq. Realiteti është se në PD u bënë 4 vjet që nuk shkel asnjë ambasador.
Po shajmë Ramën përditë, por problemi qëndron se po bëjmë thjesht punën që bën një media. Pra po bëjmë denoncime. Por ne jemi parti politike, jo media. Një parti politike ndërmerr edhe veprime. Po bëjmë protesta, që më shumë janë mitingje ose turizëm në bulevard.
Vijat e kuqe nuk shpiken, por janë në statut. Cilat vija të kuqe ka shkelur Salianji? Nuk e di cila është kjo vija e kuqe që kemi shkelur ne ? Le të na thonë me statut ku e kemi shkelur", tha Pjetri.
me vjen keq qe e them por nuk jane Gjin Gjonat dhe Marka Gjin Gjonajt qe ndryshojne vendin tone or Dom Marka Gjon.