Si i përgjigjet Elisa Spiropali kritikave të Ramës për Ministrinë e Jashtme

19 Janar 2026, 16:17Politika TEMA
Si i përgjigjet Elisa Spiropali kritikave të Ramës për

Pas kritikave të kryeministrit Rama se Ministrinë e Jashtme ka dështuar në punën e saj, ministrja Elisa Spiropali reagoi duke mbrojtur punën e institucionit që ajo drejton. Ajo deklaroi se në 100 ditë punë ka parë njerëz me kontribut të madh dhe përkushtim profesional. Spiropali mohoi gjithashtu akuzat për pagesa ndaj Bordit të Paqes dhe për marrjen e palestinezëve në Shqipëri, teksa u përgjigj edhe për deklaratat e ambasadës amerikane të Shqipërisë për grupet kriminale shqiptare.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp për deklaratën e kryeministrit Rama disa ditë më parë.

Spiropali u pyet gjithashtu për deklaratat që Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë disa ditë më parë në një takim me kreun e SPAK, kreun e BKH dhe Akademinë e Sigurisë, ku theksohej se prioritetet mbeten lufta ndaj karteleve shqiptare të drogës, grupeve kriminale dhe pastrimit të parave në vendin tonë.

Por arsyeja e daljes së ministers së jashtme përpara mediave ishte ajo që lidhet me ftesën e Presidentit Amerikan Donald Trump për Kryeministrin Edi Rama si pjesëtar i Bordit të Paqes, ku zonja Spiropali mohoi edhe një herë publikisht akuzat se Shqipëria do të duhet të paguajë 1 miliard dollarë për t’u ulur në këtë tryezë.

Spiropali shtoi se as akuza se Shqipëria do të marrë palestinezë nuk është e vërtetë, pasi Bordi i Paqes, sipas saj, nuk ka në fokus vetëm luftën në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)

5 Komente

  1. A
    AS

    Shume keq qe ne Shqiperi behet politike jo me performancen e qeverise, partive, politikaneve, por behet me fotot, ftesat, ose fjalet e te huajve. - - - - - - Ftesa eshte politike dhe gjitheperfshirese nga US (https://time.com/7347276/board-of-peace-gaza-un-trump-billion-dollar-membership-fee/). Eshte me para per ata krere qeverish qe duan te qendrojne me shume se 3 vjet. - - - - - Per Shqiperine ftesa shihet si tregues suksesi, por i eshte derguar rreth 60 kryemistrave ne bote (https://english.elpais.com/international/2026-01-19/the-gaza-board-of-peace-60-countries-invited-for-a-fee-of-1-billion-each.html)

    Përgjigjjuni
    1. m
      mero

      DESHE TE THOSHE SPIROPALI NUK I PERGJIGJET RAMES. NUK JA MBAN JO SE I SUL SPAK DHE E ARRESTOJNE, KY ESHTE DIKTATOR TINZAR

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deti

        Spiropali ministre e doganave, ashtu do te mbahet mend

        Përgjigjjuni
        1. K
          Krrau

          Laraska

          Përgjigjjuni
          1. x
            xha Kasemi nga Çepani

            Per mendimin tim, Spiropali duhet te mendohet mire,para se te flas. Ketu nuk e kam mendimin se duhet te uli kurrizin,jo,jo kurren e kurres, por te mendoi se populli sidomos ai i majte e ka vleresuar dhe respektuar. PO kjo Partia Socialiste e ka ngritur deri ne majat me te larta, deri dhe Kryetare e KUvendit, pa i permendur ato te tjerat. Pra ishte po ky Edi Rama qe e vleresoi dhe i n garkoi detryra shume te rendesishme si figure edhe para vetes se tij,sepse ne Kryetarja e Kuvendit eshte me larte si figure e popu,lit ndaj kryeministrit, Edhe largimin si Ministre e jashteme nuk duhet ta shikoje si denim, por pse jo si reflektim. Se pari. Me sa kemi degjuar, qendrimi ne Gjermani nuk ka qene i mire ndaj kryeministrit. Po te jete e vertete ,Spiropali duhet ti beje nje analize vetes e te mos degjoi Opoziten e cila po vajton per Spiropalin qe u largua nga detyra e Ministres. Mos te tregoi se eshte trime e nuk ka frike nga Rama. Edhe mos pjesemarrja ne votimin e Ballukut ,pavarsishte nga respekti per te, por te mos thyente vendimin e grupit. Lere se c'thote opozita dhe disa analiste si Arjon Sulo , se PS eshte repar ushtarak. Po edhe repart pa komand dhe i shthurur nuk duhet si PD jo se aty nuk ka gazerme, por pa unitet nuk ka fitore. Ushtria po u shpartallua si ajo e Haxhi Qamilit, deshtimi eshte ne prag te deres. Se dyti. Edhe per rastin qe flitet per takimin me gjeneralin Amerikan ,apo te Natos, pa lejen e Ramaes eshte gabim e duhet reflektuar si nga Spiropali dhe Vengu. Po vepruan femijet te veprojne pa pyetur babane shtepine eka marr lumi. Keto liberalizmat e tepruara jane shkaterrim si ne familje ashgtu edhe ne partite politike. Ndaj them se Spiropali ,e cila respektin e madh popullor te mos e shkeli me kembe,,por te diskutoi me koleg e titullar deri te kryeministri se ku ka gabuar. Pse themi ne populli: Kur u umrua ministre per parlamenti, apo edhe Kryetare e Kuvendit Rama paska qene burre i mire ,e tashme na doli i poshter e nuk duhet degjuar. Po na sjell ndermend polemikat e Enverit me Liri Blelishoven. Gjerat e familjes nuk dalin ne pazar-thote populli. Kundershtari po te beri qefin te nguli thiken pas shpine. Edhe Mehmet Shehut thuhet se Ruset i perkedhelen sedren, per te marr drejtimin e shtetit dhe partise,;por ai -thone- se u tregoi vendin. Ndaj themi se Spiropali po mundohet ta presi lisin me nje te goditur sopate,por kjo nuk ndodh kurre, ndaj me mire qetesohu,mendohu, bisedoje pse jo edhe me populin e thjeshte socialist dhe pastaj vepro. Per parti te te mos shki ndermend se me shume do te shuhet kandili se sa te te ndricoi. E kane provuar te tjeret para teje. Mendoje mire rrugen qe ke ber, fjalet qe ke thene ne popull. Pse Saliun nuk e do populli? Ka mashrtuar ,oase me sakt ka ginjuer nga mengjesi ne darke.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje