Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

19 Janar 2026, 13:10Politika TEMA
Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mohuar kategorikisht çdo pretendim për falje tokash apo dhënie territoresh shqiptare, në lidhje me zërat për një vizitë të Ivanka Trump dhe projektin e përfolur “Kushner në Sazan”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Spiropali theksoi se nuk ekziston asnjë plan për falje tokash dhe se askush nuk i ka kërkuar Shqipërisë të japë territore apo të angazhohet në veprime të tilla.

Nuk ka asnjë plan për falje tokash, as për dhënie të territoreve shqiptare, por ka një partneritet të qartë”, u shpreh ministrja.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për projekte serioze zhvillimore, të cilat janë në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. Sipas Spiropalit, këto projekte janë pjesë e vizionit të përgjithshëm të zhvillimit dhe nuk cenojnë në asnjë mënyrë sovranitetin territorial të Shqipërisë.

“Ka projekte serioze, që janë pjesë e projekteve tona zhvillimore dhe ne jemi krenarë për to, ashtu siç jemi krenarë edhe për programe dhe projekte të tjera që do t’i bëjmë realitet në Shqipëri”, deklaroi ministrja.

9 Komente

  1. T
    Taku

    Faleminderit z. Spiropali qe na qetesove se nuk na merrte gjumi nga meraku se Sazanin jone dhe Groenlanda e Danimarkes do te binin ne duart e Amerikes.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Usa ta marre te gjithe Shqiperine, boll mire

      Po deshi te na pushtoje Usa do na bente nder te madh, do behemi me referendum shtet i 51 apo 52 i Amerikes.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vet Edi

      Për çfar zhvillimi bëhet fjala se po qe për zhvillim Ta nxirni në ankand dhe kush është investitori më i fuqishëm të fitojë Por kjo formë lë pak për të dëshiruar

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turpi ju mbuloftë

        Turpi ju mbuloftë esadistë! Vazhduat vjedhjen, zhvatjen dhe copëtimin e Shqipërisë aty ku e la Sali Berisha

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          Jepini...po mos i perjashtoni nga taksat....populli paguan per buken e gojes 20% tvsh....ju perjashtoni pasaniket...

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trendelina

            Kjo skema me te falme tokash eshte biznes i mire. U fal porti i Durresit, u fal Sazani nen emrin projekt serioz zhvillimi, Kusur mos i lini.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              Asgjë nuk është falur . A duam investime të huaja ? Po ku do bëhen këto investime , në qiell ? Sigurisht në tokë , apo jo ? Sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare .

              Përgjigjjuni
              1. R
                Reply to Vlonjati

                Rregullave nderkombetare ? Po me sa di une ne vendin tone prioritet kane rregullat dhe ligjet kombetare. Nje rregull/ ligj nderkombetar i Argjentines ( qe u miratua pra disa muajsh) thote qe nese nje investitor i huaj gjen nje toke te djegur , ka te drejte ta bleje dhe ta zhvilloje ate. Menjehre mgas ketij ligji filluan zjarret ne Patagoni dhe shumica e blersave te mundshem qe u paraqiten ishin cifute. Ta zbatojme dhe ne kete ligjin e Argjentines , per Sazanin tone ?

                Përgjigjjuni
            2. E
              Eni

              Po rri o Elisa! I vendos Skenderbeu yt keto gjera! ha ha

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje