Në daljen e tij të sotme nga SPAK, i pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që i jepte të drejtë Sali Berishës për arrestin e tejzgjatur shtëpiak, Berisha nxitoi ta quante këtë gjykatë ‘seksion të Partisë Socialiste”, mirëpo po të shohësh vendimet e fundit të këtij institucioni do të shohësh një raport më kompleks mes ish-kryeministrit dhe trupës kushtetuese.
Në fund të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i dha pjesërisht të drejtë Berishës, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore që lidhnin masën e sigurisë me ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për paraqitje periodike. Në këtë aspekt, Kushtetuesja vlerësoi se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe forma e vendosjes së masave nuk përmbushnin standardet kushtetuese, duke rrëzuar qëndrimet e gjykatave më të ulëta.
Por vetëm pak javë më vonë, në janar 2025, e njëjta gjykatë refuzoi një kërkesë të Berishës, këtë herë lidhur me masën e “arrestit në shtëpi”. Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimet që kishin zëvendësuar detyrimin e paraqitjes me arrest shtëpie, duke mos konstatuar shkelje kushtetuese në këtë pjesë.
Ndërkohë që disa kërkesa të tjera të Berishës janë shpallur të papranueshme për arsye proceduriale, pasi vendimet e kundërshtuara nuk ishin më në fuqi. Në këto raste, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se nuk mund të shprehet për çështje që kanë humbur objektin, pa hyrë në vlerësim politik apo substancial.
Ndërkohë që lidhur me pasuri dhe masa sigurie ndaj Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezit, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe për shkak të vijimësisë së gjyqit.
Parë në këtë aspekt, vendimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë një panoramë jo bardhezi si mundohet ta paraqesë Berisha, sepse herë i është dhënë të drejtë Berishës, herë i janë rrëzuar pretendimet familjarëve të tij, mirëpo kjo tablo vështirë se përputhet me etiketimin e sotëm të gjykatës si një instrument politik i një force të vetme./TemA
Do.ta.fusin.prape.ne.arrest.shtepiak.Sali.Islamabadi.qe.çirret.nga.penxherja.katit.8
Kushtetuesja eshte prone e te dy paleve , perberje nga kelyshet e komunizmit .
Tamam. Prandaj nuk ka perse te kete respekt per GJK Saliu qe ka zbritur nga mali.
Krim qe e torturojne gjykatave kete kufome qe po ndyn vendin
Kjo tregon se sa halabak je or Sali! Megjithate, shif 1 here se neser eshte data 20 janar, 1 dite para 21. Ceshtje simboli, por gjthsesi shif 1 here, se s'dihet! Flas kot, por e di qe je I fajshem! Dhe .... duhet vendosur drejtesi! 4 te vraret dhe qindra te plagosurit nuk mund te jene " krim padashje"!
Po tradhëtar për shitje territoresh, të shpallën gjykatësit e kushtetueses të seksionit të PDsë
GJ K eshte gjykata me kot ne vend. Eshte jo vetem e kapur,por e marre peng nga ripjellja. Kete e verteton vendimi per hajduten e ripjelljes,ku edhe pallosha e ka ndertuar gjithe strategjine per mbrojtjen e hajnave te tije. Dikur trumbetonte se pergjegjesia eshte personale,sot angazhon shtetin per te mbrojte zv e tije,dmth aferat e tije te vjedhjeve.
O Mero djali pse e jep cfare thot ky vrases Non Grata , pse i jep budallalliqet e ketij komunisti ? na prish humorin sa hap gazeten shohim cfare thote ky , dihet se ti do sa me shume lexues , por une e mijera lecuesit e gazetes Tema nuk duam asnje foto e lajm te vrasesit komunist Non Grata
Nje i mbaruar, qe nuk ja vlen te harxhosh kohen me te! Edhe nongrata, edhe i pandehur per shume ceshtje te renda, edhe ben rolin e te ndershmit dhe shan GJK. Ky gjithmone sulmon, pasi eshte i teorise se sulmi eshte mbrojtja me e mire. Boja e zeze eshte e vetmja boje qe di te perdore per te nxire vendin dhe kndershtaret politike. Kur nuk kane besim tek GJK athere perse PD i drejtohet asaj per te hedhur poshte ligjet e miratuara nga Parlamenti dhe vendimet e gjykatave te tjera? Kjo nuk eshte loje politike por prostitucion politik! PD duhet te distancohet dhe te zgjedhe nje lider te ri, nje figure te paster dhe me integritet!
Je i vetmi lider në histori i akuzuar në krye të qeverisë, nga gjykata kushtetuese e shtetit që drejtoje, si tradhëtar . Je i vetmi lider në histori i akuzuar nga aleati më i madh i Shqipërisë si hajdut dhe antishqiptar zjarrvënës, për së gjalli.
Sali Zagari i foltores Njeri pa miq e familjarë që t’i ndihmojn Që të mos katanfiset si rrugaç, të shanë e kërcnon… Njeri i mjerë????
Ky kur thote te tilla gjera ose e thote sepse nuk e ka kapur dot vete akoma te gjithen ose i ka kapur por shtiret sikur nuk i ka kapur qe te justifikoje si te drejta vendimet qe do ti leverdisin ketij agjenti anti-Shqiptar. PO HAJDE GJEJE SE CILA ESHTE!!! Na duhet nje veting tjeter per ti hetuar dhe gjykuar hetuesit dhe gjykatesit se cfar lidhjesh te fshehta shpirterore kane te gjithe keta