Rinis punimet Kuvendi: Ja kur do të mbahet seanca e parë...

19 Janar 2026, 08:10Politika TEMA
Rinis punimet Kuvendi: Ja kur do të mbahet seanca e parë...

Sot do të mbahet seanca e parë parlamentare për këtë vit. Ajo do të nisë në orën 17:00 dhe në rendin e ditës nuk janë përfshirë ligje për t'u miratuar, mirëpo pritet të shoqërohet me debate.

Rendi i ditës është si më poshtë:

1. Hapja e punimeve të sesionit II të Legjislaturës XI. (Në mbështetje të nenit 74, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 42 të Rregullores së Kuvendit) Shprehen Kryetarët e grupeve parlamentare (jo më shumë se 10 minuta)

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

3. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

Ndërkohë, sot në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa në orën 12:30 do të mblidhet Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Lini një Përgjigje