"Prej 4 vitesh në PD nuk shkel asnjë ambasador, po mashtrohen demokratët për mbështetje ndërkombëtare”

18 Janar 2026, 18:55Politika TEMA
"Prej 4 vitesh në PD nuk shkel asnjë ambasador, po mashtrohen

Më i votuari i listës së hapur të PD në Durrës, Ndrec Pjetri kritikoi lidershipin e PD nga takimi i Ervin Salianjit me demokratët e Lezhës.

Pjetri tha se demokratët po mashtrohen, ndërsa shtoi se prej 4 vitesh në selinë e PD nuk shkel asnjë ambasador.

Ndrec Pjetri: Problemet e PD janë të shumta. Ka filluar një propagandë sikur Ramën do e heqin ndërkombëtarët, do e marrin si Maduron… Në 4 vjet, në PD nuk shkel asnjë ambasador, si do kemi mbështetje nga ndërkombëtarët. Mashtrim për demokratët, për t’i mbajtur peng.

Kur nisëm lëvizjen me Ervinin, PD filloi të bëjë analizë. Në Durrës, problemet që dolën ishin 3, bandat, trysnia e shtetit dhe e treta pse kemi rënë nga 2021 me mijëra vota, pse jemi më keq, kemi marrë më pak mandate.

Argumenti që u dha ishte përçarja. Me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër, përveç përballjes. Kush thotë rrugë tjetër i shërben regjimit.

1 Komente

  1. S
    Salihi

    Ky shpellaku ashte banor shpellash I zbritur ne Durres e do baje namin duke hanger mut

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje