Spiropali pas vizitës në Kiev: Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve

18 Janar 2026, 17:28Politika TEMA
Spiropali pas vizitës në Kiev: Pashë nga afër lodhjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka publikuar një fotoalbum nga vizita e saj zyrtare disa-ditore në Kiev, ku u dekorua me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“ nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë kësaj vizite, Spiropali shprehet se ka parë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve atje.


“Rrëfim i javës në imazhe.

Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo dite. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.

Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur, u nderova nga Presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.”, shkruan Spiropali krahas fotove. 

Ndërkohë, lidhur me dekorimin, ministrja shprehet se përveç nderimit, ky titull i ka shtuar asaj përgjegjësinë.

“Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë.”, shton ministrja.

Zyrtarët ukrainas gjatë kësaj vizite e falenderuan Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese.

Ndërkohë, lidhur me dekorimin, ministrja shprehet se përveç nderimit, ky titull i ka shtuar asaj përgjegjësinë.

“Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë.”, shton ministrja.

Zyrtarët ukrainas gjatë kësaj vizite e falenderuan Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese.

5 Komente

  1. O
    Oni

    Së paku 100 mijë Euro nga taksat e tyre, u kanë kushtuar shqiptarëve ndërhyrjet e saj plastike...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Keto qeniet e pa tru e te pa shpirt qe... mender "komentojne" ketu tek TemA , ju te gazetes se nderuar, ju lutem mos i lejoni ta shfaqin publikisht mjerimin e tyre mendor e shpirteror.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      kjo eshte nje bibe budallaqe, Shqiperia s ka breke per vehte dhe do te ndihmoje ukrainen, shkojne atje qe te tregojne se jane me kauzen e Europes te ndihmojne Ukrainen por me cfare do ta ndihmojne, armatimet i dogjen, municionet i vodhen, depot i plackiten, mjeksin dhe policanin e plackiten, gramshin po ashtu, sikur vetem keto tre uzina te ishin ne pune do te ishin si miniera ari ne situaten qe ndodhet europa dhe te gjithe leket po i merr bullgaria, cekia, dhe rumania

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myten kriminelet e penecilines !

        Sa Turp qe meren me z. Spiropali....Shqiperia eshte ne krahun e UKRAINES.....dhe jo ne krahun e krimineleit Ruse Putin- Sali- Penecilina... Mendoni njehere ho njerez te lige, qe vetem Zoti do jua dhuroje ate qe jue keni ne zemrat e secilit ! Ha nuk do te ishte mire te pakten, te Solidarnizohemi me Ukrainen, ha nuk e shikoni sa sa mijra njerez jane vrare ne lufte, dhe sa te vdekur nga bombardimet....Femije - dhe te moshuar... Ju qe kritikoni z. Spiropali, shkoni njeher ne Varrezat ku keni te Varrosur njerezit e juaj te dashur.... mbase ktheni mendje.... dhe mendoni per rrugen e drejte...per secilin njerez ne kete rruazull..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje