Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti politik 2026 do të jetë vendimtar për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Rama paralajmëroi se procesi i integrimit europian do të bëhet gjithnjë e më i vështirë, jo vetëm vit pas viti, por edhe muaj pas muaji, për shkak të volumit të madh legjislativ që duhet të kalojë përmes konsultimit publik, qeverisë dhe parlamentit.
"Në shënimet e këtyre ditëve, në krye qëndrojnë mbledhja maratonë e qeverisë, një traditë e fillimit të vitit, dhe një mbledhje maratonë e grupit parlamentar.
Të dyja këto takime kanë synuar vendosjen e piketave të vitit politik 2026 dhe, ndërkohë që për sa i takon mbledhjes së qeverisë puna ka qenë një punë e fokusuar te vazhdimësia, te programi dhe kalendari i zbatimit të tij sipas sektorëve, në takimin e grupit parlamentar jemi fokusuar te domosdoshmëria për të rritur kapacitetin në funksion të negociatave. Që do të thotë më shumë koordinim, më shumë ndërveprim, më shumë organizim dhe, mbi të gjitha, më shumë përqendrim te ky objektiv historik dhe strategjik për Shqipërinë.
Është e qartë dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë shumicën qeverisëse, për cilindo dhe cilëndo që është në pararojën e Partisë Socialiste, duke qenë në nivelin më të lartë të përfaqësimit, se ky proces është një proces që do të vijë duke u vështirësuar, jo më vit pas viti, por muaj pas muaji, pasi kemi të bëjmë me një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës të Republikës së Shqipërisë, nga konsultimi publik te qeveria dhe pastaj te parlamenti. Por unë jam besimplotë dhe jam i bindur që grupi ynë parlamentar do të jetë në lartësinë e kësaj sfide, ndërkohë që kemi folur edhe për aspekte të tjera, duke dëgjuar raportimet e të gjithë komisioneve dhe njëkohësisht duke u përqendruar te disa pika kyçe.
Këto pika kyçe kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të rritur kapacitetin edhe në funksion të informimit të publikut, për të rritur komunikimin me, në radhë të parë, anëtarësinë dhe mbështetësit e Partisë Socialiste dhe për të rritur intensitetin e betejës me frontin e gjerë të dezinformimit që shtrihet në të gjitha 700 tenxheret politike e mediatike, të cilat bubullojnë e gërgërojnë përditë, ditë e natë, por do ta kenë të pamundur të na ndalin në këtë rrugë pa kthim drejt Shqipërisë në Bashkimin Evropian." - u shpreh Rama.
Ke 32 kapituj per te mbyllur. Nuk ke mbyllur asnje. Une nuk besoj se kete vit mbyll me shume se 2. Fatkeqsisht administrata jote eshte shume e dobet por dhe ata qe ke vene ne krye te procesit jane shume jo professional.
Po cfare lidhje ka integrimi ose jo ne BE? Ne jemi te bishti i ures me shpurren tende te hajduteve! Pastaj, boll na e tregove BE si parajse: i vetmi ndryshim eshte qe do na shkerdhejne edhe te tjeret pervec jush!
BE ēshtē nē luftē me Rusin dhe sē shpejti do ketē pērleshje ushtarake dhe me Amerikanēt ( pēr Groenlandēn).Ēshtē mir qē Rama piktor tē mos hiqet si politikan i mbaruar.
Ja kanë fshirë trurin, mendimin kritik dhe aftësinë për të.menduar me kokën e tij. Prandaj gjithmonë investojnë tek prostitucioni shqiptar
Z Kryeminister, ti je bekimi yne , vazhdo punen , mbylle kete muhabet se ne per te share e per llogje kavaje jemi te vetmit, vari teneqene te gjitheve dhe fute kete vende ne boten e qyteteruar se po qe per pd e ssli mutit dhe opinionistet gazetar e vari karin do kishim mbetur 1000-vjet mbrapa , atje ku ishim jo me shume por para 13-vjetesh ku tirana i ngjante kabulit pa qytetet e tjera ishin hale fare..!!
Saktë Toni, por unë do të doja ta saktësoja se ato 32 kapitujt janë vënë si kusht paraprak i domosdoshëm për tu plotësuar para se të fillojnë njëra pas tjerat negociatat. Proçesi është zinxhir çfarë nënkupton se duhet plotësuar kushti i parë pa të kapërcesh ke i dyti e kështu me radhe deri tek i fundit. Turqia ka bere kerkese per anetarësim dekada para Shqipërisë e megjithatë çështja ka mbetur pezull sa që dot as që e diskuton më njeri anëtarësimin. Mediat shpirtshitura kanë një jetë që përsërisin gjepura me integrimin (në Shishtufinë) dhe anëtsrësimin (në Gropë). Imagjino pak atë batakçiun e kioskut qe sa fillon e i shteron malli fillon shet dhe krundet, mjafton që të duket sikur nuk ka faöimentuar.