Nesër foltore në Lezhë, PD sulmon Salianjin: E mbështet Pjerin Ndreu! 'Ndërhyn' kryebashkiaku i PS: Pushtetin s'e shihni as me dylbi

17 Janar 2026, 20:05Politika TEMA
Nesër foltore në Lezhë, PD sulmon Salianjin: E mbështet

Foltorja e ish-deputetetit Ervin Salianji nesër do të ndalet në qytetin e Lezhës.

Pas sulmeve që kanë vijuar nga Sali Berisha kundrejt Salianjit, demokratëve të Lezhë u ka mbërritur mesazhi ku u kërkohet të mos bëhen pjesë e takimit. 

Në mesazh demokratëve u thuhet se takimi i Salianjit ka tërësisht axhendë private dhe se po organizohet me ndihmën e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ky i fundit ka ‘ndërhyrë’ në përplasjet e brendshme të PD së duke publikuar mesazhin që u ka mbërritur demokratëve teksa shkruan se me broçkulla të tilla, opozita nuk e sheh pushtetin as me dylbi.

“Dhe thonë pastaj pse janë duke u kalbur në opozitë PD! Me broçkulla të tilla këta nuk vijnë më në pushtet e as me dylbi se shohin! Unë organizoj takimin e Salianjit dmth! Zot ta ruaj!”, shkruan Ndreu.

2 Komente

  1. L
    Luli i vocer me gjysme opinge

    Salianji Bravo te uroje me nje fitore

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luigji

      Nga nje i denuar me vendim gjykate si mashtrues e shpifes, e bate hero dhe gjoja te denuar politik, te njejtin e kthyet ne armik dhe e kercenoni. Prandaj nuk u beson ma kush dhe nuk u shkon njeri nga mbrapa. A e kuptoni ku jeni katandise?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje