Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në prag të 15-vjetorit të 21 Janarit, duke e cilësuar atë si një tragjedi dhe krim shtetëror, për të cilin ende pritet drejtësi e plotë.
Balla përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit, ndërsa institucionet e drejtësisë, veçanërisht Prokuroria e Posaçme, pritet të zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Sipas Ballës, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por ka përgjegjësi kushtetuese për kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së, në respekt të shtetit të së drejtës dhe të kujtesës për viktimat e 21 Janarit
shpresoj qe te vini ne perdorim mjetet e kontrollit qe u jep kushtetuta dhe mos mjaftoheni si deri me sot vetem me deklarata neper rrjetet sociale, mbasi jeni bere per tu qeshur!
Hajde more z.Balla kur po e beni kete pune ju se SPAKU nuk e ka ne plan te merret me krimet e Sali Serbit por me cironkat e punet e Qeverise qe nuk I ban te perjetshem si SPAKISTA.
Mos vazhdoni te talleni me viktimat dhe familjaret e tyre. Po te donit ta zbardhnit 21 janarit do e kishit bere. Thjesht bete Liken President.