Ultimatumi i Ramës ndaj kryebashkiakëve: Ja kushti që duhet të plotësoni për t’u rikandiduar

17 Janar 2026, 13:15Politika TEMA
Ultimatumi i Ramës ndaj kryebashkiakëve: Ja kushti që duhet

Kryeministri Edi Rama ka vendosur një objektiv të qartë për kryetarët e bashkive, realizimi i 1 mijë investimeve në të gjithë vendin përmes Paketës së Maleve, ndryshe nuk do të kenë mundësi të ri-kandidojnë. Deklarata erdhi gjatë një mbledhjeje me kryebashkiakët, një ditë pas takimit me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku Rama paralajmëroi edhe ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër, sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë,” tha Rama, duke theksuar se faza e parë e Paketës së Maleve nuk ka përfunduar ende në disa bashki, pavarësisht interesit të lartë nga shqiptarët jashtë vendit.

Ai shtoi: “Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti.” Rama theksoi se edhe investimet më modeste, prej 50 mijë eurosh, kanë ndikim të madh në ekonominë vendore dhe duhet të trajtohen me seriozitet maksimal.

Kryeministri kërkoi gjithashtu nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të jetë në dispozicion të bashkive për hartat dhe nga ministri Demo të vendosë targetin për secilën bashki. Ai njoftoi edhe krijimin e një agjencie të re për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit, si dhe për të siguruar një kanal më të shpejtë ndërveprimi midis qeverisë dhe bashkive. 

10 Komente

  1. T
    Ton

    Po letij kush so I kerkoje llogari?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fiqiriu

      O Edo po pse vetëm ti i di të gjitha? Po të mos flasesh apo kritikosh ose te orientosh ti, këta të tjerët në bordin drejtues te PS rrinë si hu gardhi! As flasin as këndojnë. Fluturon gomari? Fluturon! E ke kthyer PS në një grup servilësh, që sot të lëpihen, kurse nesër do të kthejnë krahët pa një e pa dy. Vetëm tundin kokën në shënjë aprovimi e bëjnë si të sekëlldisur, kurajo të kundërshtojnë askush nuk ka. Po shkatërron mendimin alternativë që është qelisa bazë e një organizmi demokratik. I ke bërë të gjithë “Zegjine” dhe “Petale”

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ha ha ha gjigand ky gjigandi!!!!!!! Punen me te veshtire e ka bashkia e fierit lushnjes divjakes dhe durresit. Si fillim duhet te ndertojne te pakten nga 1 mal pastaj te investojne nga te pakten 50 mije euro. O edo o gjigand , nxir meron ose frok cupin te thote qe e sabotoi saiu nismen , se dogjen malet sic dogjen inceneratorin. Ha ha ha ha ha .

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          Edhe shkaterrimin e mendimit Edi po e ben ?! Haha... ke te drejte per ca gjera, por ata hunjte aty askush nuk i ndalon te flasin, por thjesht nuk kane ide e jane rehat e pa pergjegjesì kur gjerat i bejne te tjeret. Une do t'u vija kusht sic po u vihet kryebashkiakeve, ose te japin ide konkrete, e keshtu detyrohen TE FLASIN, ose te LARGOHEN nga aty ku jane ngulur si hunj.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sufllaqja me qepe

          So vidhni per Ramen, prandaj jeni aty. Hajt “pune” te mbare

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dalipi

            Shkurt muhabeti, kush kollitet rikandidon.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pyetje nga publiku

              Po Bec Beneti e degjoi ate Ultimatumin e Rames?

              Përgjigjjuni
              1. s
                saleh

                do te thote vjedhje dhe cfarosje totale

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Brutus

                  Tani qe ske lalin aty, i poshteron rehat. Lalin qe te kompleksonte e syrgjynose. Legen burre, s’njeh as shok, as miq, as aleat, as besnikeri!

                  Përgjigjjuni
                  1. g
                    ganiu

                    Mirë këta që nuk mund të kandidojnë, po ata që do kandidojnë, mbi çfarë baze do vendosen nga naltmadhija? Mos vallë duhet të investojnë ne "kredi", paradhënie?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje