Ka shkaktuar reagime një deklaratë e kryeministrit Edi Rama që në një mbledhje me grupin parlamentar u shpreh në favor të mbylljes së Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Rama tha se RTSH është i mbytur në borxhe dhe se reforma ka dështuar.
“Drejtuesit e televizionit publik të gjithë e dinë, ata që kanë qenë atje kur ne kemi qenë në opozitë, ata që janë, nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh, asnjë mesazh se unë nuk e shoh dhe kur ndonjëri nga ju më çon “shoh çfarë bën televizioni publik” unë habitem si e ndjek, por ama të gjithë i kam takuar mbasi janë zgjedhur.
Dhe ju kam thënë vetëm një gjë “mbylleni”. Të njëjtën gjë ju kam thënë të gjithëve. Nxirreni në ekran “televizioni publik shqiptar i kërkon ndjesë popullit shqiptar, i kërkon ndjesë të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, i kërkon ndjesë dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar siç jeni dhe ju të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Ju premtojmë se do reflektojmë dhe do rikthehemi në ekran kur të jemi gati”. Dhe të bëjnë reformë” – tha Rama.
“Unë mendoj që çdo gjë duhet, çdo opsion duhet të jetë në tavolinë. Edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti edhe çdo gjë përveç kësaj që është, por unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë ti e di në asnjë lloj tentative për të rregulluar median” – tha Rama.
Një reagim ka bërë regjisori Mevlan Shanaj që i ka kërkuar Ramës që para se të mbyllë RTSH-në, të mbyllë qeverinë e tij pasi është më shumë pis.
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis. Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t’i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.
Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës. Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do t’u mbyllet dera me këtë mendësi” – shkruan Shanaj.
Ky Rama thote shume broçkulla, por ketu ka te drejte. TVSH duhet privatizuar, sepse eshte nje deshtim.
Po re ne vend. T ja japi Arabve direkt dhe e bojne ata per se mbari si po bojne Durresin e mbysin komplet. Se ja ka lane baba prone RTSH kur vdiq. RTSH eshte prone e shqiptareve jo e Edi Rames.
Mbase mund te mos mbyllet por te shkurtohet duhet te ngelen jo me shume se 10% e personelit dhe te japi vetem lajme ( per te ruajtur balancen politike) dhe te tjeret te vene te gjejne pune se paguhen 800 veta sa gjithe televizionet private se bashku.
RTSH mbahet me taksat e atyre që punojnë Nëse nuk arrin të përmbush qëllimin, duhet ndryshuar gjithshka Rama ka të drejtë
Hera e parë që bie dakord me Ramën. Pushojini nga puna këta parazitët e RTSH. Donit treg të lirë? Shkoni konkuroni te tregu i lirë tani.
RtSh ashte bere streh e disa mender gazetar dhe punojse pa fund qe nuk harroje me marre rrogat
Rtsh ka keqkuptuar demokracin.Sot news 24, syri tv dhe rtsh, po nxisin luftē civile si në Iran, dhe po largojn turistat, investitorēt dhe shpopullimin e vëndit., me pesimizmin e tyre kronik.
Mister Shanaj, me para apo me pas, kjo eshte pune e tij, por problemi i shkrirjes se RTV nuk mban me uje, sepse eshte kthyer ne nje bordello qe po qelb dynjane
kush eshte ky qe foli si jam arber malltezi, a thue kaq posht k rene artisti e "intelektual" mevlan shanaj. keshtu eshte kur femija te con ne hale, do behesh pis
RTSH nuk ka pse ekziston, keni ERTV time qe ju del e tepron !
SHUME GOMAR JE!!!!! POR SHKO TEK SALEHUT E KE ME KOLLAJ. !!!!!DEBIL E FODULL DUKESH EDHE NE SURRAT....TE PREKET INTERESI.......RRUSPI
Leri nostalgjite dhe grandomanite, z, Shanaj; TVSH nuk e ndjek njeri, besoj shume as ti me familjen tende. Nuk e ndjekim per shkak te mediokritetit ulurites, primitivitetit dhe anakronizmit! TVSH duhet reformuar; nuk kemi pse paguajme nje ushtri rrogetaresh qe ne pjesen derrmuese nuk jane te afte te bejne dicka cilesore!
Kritika e Ramës është e drejté. Ka edhe në amerikë kanal publik por nuk mbahet me taksat e anerikanëve, por me donacione të atyre që duan të kontribuojnë. Në Shqipëri janë mbajtur taksa edhe pa patur televizor, në një kohë që programet e TVSH-së nuk tërheqin shikues! Z. Mevlan Shanaj përpara se të revoltohet me Qeverinë duhet të revoltohet me nivelin e ulët të këtij kanali. Parazitizmi nuk luftohet me sllogane!
Rama bën çdo gjë në shërbim të pushtetit të tij. U pa që është i korruptuar tani do t'i sjellë vendit dëme të pakthyeshme! E kërcënoi edhe Amerikën se do i kthehet Kinës! Tani kuptohet që ky është i rrezikshëm! Sali Berisha e shpartalloi opozitën dhe tani gjendja e vendit është shumë e rëndë! Kështu kur hajnat e kapin pushtetin.
Ky po bëhet si Mao Ce Dun-i që kishte thënë dikur “ unë nuk e lexoj gazetën Zhemin Zhi Bao ( organ i partisë komuniste të Kinës, kryetar e të cilës ishte vetë Mao).
Mevlaaaaan a Mevloooon, me 2 orë punë në ditë maksimumi të paguara nga taksat nuk mund të hanë qyl 1000 vetë që notojnë përditë në ujrat e ndotura të RTSh.
O ti demokrat i flakte ! Lexoje mire ate qe thote KM , se ne tavoline jane tre opsione : mbyllja , privatizimi dhe partneriteti . Ti kapesh pas njerit opsion dhe grin sallate kot . Te gjithe , edhe ti nqs ke sy ne balle , e shohim qe ky tv eshte katandisur ku therret qameti , jo sot po prej 30 e ca vjetesh .
E lexova çfarë deklaroi dje k/m për RTSH dhe reagimin e regjizorit Shanaj. Unë bëj pjesë tek ata që e ndjekin RTSH. Kuptohet që ai ka shumë kanale dhe si çdokush, shoh ato që më interesojnë. Nuk jam në gjendje të bëj analizën e tij si në aspektin teknik e më gjerë, aq më pak për perfornancën ekonomiko-financiare të tij. Mesa kuptova Rama kishte ankesa thuajse për të gjitha, por edge sipas tij mbyllja e tij nuk ishte opsioni i vetëm, ndoshta mund të ishte i fundit dhe jo në tavolinën e qeverisë. A ka nevojë RTSH për reformim? Sigurisht dhe jo vetëm ai institucion publik deri tek qeveria. Reformimi nuk është blasfemi, por mjet për përmirësimin e gjithë veprimtarive, ku përfshihen cilësia, gama e emisioneve, stafi dhe meritokracia në përzgjedhjen e tij, dhe në fund padyshim edhe buxheti, ku siç dihet duke qenë institucion publik, RTSH financohet edhe nga qytetarët të cilët e paguajnë atë në çdo muaj prej 100 l. në faturën e energjisë elektrike, ose 1200 lek/vit. Në këtë aspekt, përkundër TV private, kjo duhet parë edhe si një përgjegjësi ekstra e RTSh ndaj publikut. Në fund, Mevlan Shanaj është revoltuar, sepse në gjithë çka deklaroi Rama, ka zgjedhur vetëm opsionin e fundit, atë të mbylljes, që ha shumë diskutim dhe që kurrësesi nuk mund të bëhet me një të rënë të lapsit (?!) ...qoftë ai edhe i kryeministrit!
Bravo Shanaj!
O Shanaj, a e shikon qe tvsh eshte jashte fuksioni, vetem paguan qindra punonjes e nuk prodhon asgje, shikueshmeria zero. Kujt i hyn ne pune ne kete gjendje, pervec se atyre qe paguhen. Nivel me te ulet tv nuk mund te gjesh ne asnje vend. Duhet mbyllje dhe riformatim, nga e para.
E hodhi dhe Mevlani një llaf. Meqë TVSH paska qenë universitet publik, duhet të vazhdojë të hajë lekêt e shqiptarve edhe pse nuk e shikon kush. Po jeta është llogari or mik, Jo vetëm nostalgji. Le të bëhet një pyetsor dhe të vendosin shqiptarët nëse e duan apo nuk e duan dhe nëse po, si e duan TV e tyre publik.
RTSH është një wc publike. Nuk besoj se e ndjek kush. Ndërsa ky Shanaj është një parazit që vegjeton aty së bashku me shum të tjerë që kanë gjet strehë aty. Gjith të paaftët dhe hajnat jan mbledh aty. Kjo fole duhet prishur. Paguajm taksa per te mos i parë.
Me dyqind petrita KOMUNIST O LULE me muziken e kesaj kenge duhet te rifilloje programed RTVSH sepse kjo kenge ua ngre morali
Valbona Mehilli nje militante PD , punonte si gazetare ne rtsh nuk dinte çfare ishte Holokaus nuk ka nevoje t'ju mbylli Rama ju jeni te mbyllur
Ne rtsh Kane punuar ce punoje militant te Bufit. Valbona Mehilli qe nuk dinte çfare ishte Holokaus e imagjinoni çfare tv eshte... Nuk ka nevoje Rama ta mbylli ju jeni te mbyllur
O Mevlan mavrija por ti komuniste ke qene sepse te gjitha rolet qe i ke luajtur ke qene komuniste i orevet te para Rama bravo di beshe aq mire me e mbylle krejte tvsh.sepse nuk duhet gje ata vetem filma shqiptare japin perdite te njejtat bashe per mendesh i kena mesuar shyqyre qe nuk e coje asnje here tek tvsh.nqfs.nuk ju pelqen shkoni te klani dhe tek syri tv.tek Cime Peka.
Po te te vesh drejtoreshe Eni Vasilin, nje gazetare e deshtuar. Me thoni nje gje qe qeveria Rama nuk ka deshtuar pervec vjedhjeve dhe korrupsionit qe eshte ne vend te pare.
Ky Rama thote shume broçkulla, por ketu ka te drejte. TVSH duhet privatizuar, sepse eshte nje deshtim.