Pas letër-porosisë amerikane, SPAK "rëndon" Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

16 Janar 2026, 21:20Politika TEMA
Pas letër-porosisë amerikane, SPAK "rëndon" Metën,

SPAK ka shtuar “arsenalin” e dyshimeve të ngritura ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi mori në dorë një letër-porosi të mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas materialit të administruar në tetor të vitit të shkuar, Struktura e Posaçme pretendon të ketë zbuluar një shumë të re prej gati 280 mijë dollarësh amerikanë, të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe që lidhen me ish-Presidentin nën akuzë për 3 vepra penale.

Shifra është pohuar si argument për të mos e liruar Metën nga burgu, në seancën gjyqësore të 5 janarit në Gjykatën e Posaçme, në të cilën, Meta dështoi të ndryshonte masën e sigurisë. Referuar vendimit gjyqësor, të siguruar nga A2 CNN, prokurorët e SPAK kanë pohuar se së fundmi është konstatuar një shumë e përfituar nga lobimi.

Bëhet fjalë për kontratën e konsulencës me kompaninë GSIS, që i shtohet shumës fillestare për të cilën ishte ngritura akuza. Sipas SPAK, shumës prej afro 246 mijë dollarë për të cilat akuzohej Meta në një marrëdhënie të dyshuar korrupsioni, i është shtuar edhe shuma e re. 

“I është shtuar dhe shuma 279.783 dollarë nga lobimi, e cila është jo vetëm përfitim i paligjshëm, por edhe mënyra e transferimit përbën një shifër të konsiderueshme, sa i përket aspektit të pastrimit të produkteve penale për të pandehurin Ilir Metaj”, citohej pretendimi i SPAK në vendimin e gjykatës.

Në një reagim të bërë pak ditë më parë në lidhje me lobimet, Meta tha se nuk ekzistonte asnjë provë që të ketë shkelur ligjin shqiptar apo atë amerikan, e as të kishte dijeni se dikush tjetër po shkelte ligjin për llogari të LSI. Sipas Metës, letër-porositë e dërguara kanë synuar jo zbulimin e së vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e të vërtetave. 

9 Komente

  1. B
    Besi

    Po mire , a nuk do te ishte me mire qe te hetohej ne gjendje te lire dhe te mos shpenzoheshin parate e popullit fukara per mbajtjen e tij ne bur mbi nje vit. Dhe kjo jo vetem per Meten por edhe per mijera te tjere qe jane plasur ne burg e presin sa tu vije radha per tu plotesuar dosjet e gjetur provat. Ketu jane futur ne burg me dhjetera mijra njerez edhe per mospagim faturash apo nderrim tjegullash . Duket se ka nje plan per te populluar burgjet. Keshtu edhe atyre u shkaterrohet jeta edhe popullit u shkaterrohen parate kot.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku

      Ikën në Rusi po e lanë të lirë

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Ti Besi qe te vinka "keq" per leket e popullit duhet te jesh djali i Metes

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nona

          Me mire do ishte ti ishin marre pasurite!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Ndergjegjesimi= Liri,qehtesi, dashuri.

          Ka shume njerez qe akoma nuk e kane besuar dhe nuk e besojne akoma ! Cilido qofte , nese ka shkelur vijat e kuqe per cdo shkelje Ligjore ! dhe nese eshte gjalle dhe do te jete gjalle sa ti vija rradha e Hetimeve...... do te perfundje ne Burg......dhe do ti dalin prej hundesh dhe kure nuk do ti gezoje lirine dhe para e vjedhura..... Puno me ndershmeri, jeton me gjate dhe ne liri.... Fatekeqesia me e madhe kudo ne Bote eshte ! se njerezimi ne vend te ndergjegjesohet, ben veprim te kunderten....ateher fundi dihet....

          Përgjigjjuni
          1. L
            Li monia

            Likja duket më krenar se dy shoqëruesit , zëvendësa të tij kokë ulur .

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Dënojni atë dhe Monikën, konfiskojni pasurinë dhe mbylleni këtë muhabet se u bë bozë. Nuk ka shqiptar që nuk e di (ka bindjen) se ata kanë qenë një familje mafioze. E pa precedentë në historinë e Shqipërisë që kategori të tilla, përveçse burrë e grua dekada si deputetë, i pari ka arritur dhe të tre postet më të larta të shtetit si kryeministër, kryetar parlamenti dhe në fund president. Sigurisht që turpi do bjerë mbi aktorët politikë që kanë dominuar tranzicionin postkomunist shqiptar, të cilët burgun e kanë pak.

              Përgjigjjuni
              1. 8
                850 milion lekē tē reja korupsion i ka pranuar

                Monika (ish znj parē) po pastron historikun e saj nēpērmjet big brother vip albania 5.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tomori

                  Keto I kane para xhepi likja me monen.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje