Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të prodhojë vetë anije e armë, teksa foli për kompaninë KAYO që po krijohet.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku tha se shteti shqiptar do të bashkëpunojë në këtë sipërmarrje me një prej kompanive më ekselente në botë në këtë fushë.
Rama hodhi gjithashtu akuza ndaj opozitës, duke thënë se platforma e tyre është shpifja, pasi sipas tij, PD pretendon se KAYO do të përdoret për të pastruar paratë e drogës, gjë që sipas shefit të qeverisë është një gënjeshtër e madhe.
foli për një tjetër Shqipëri nga ajo që thuhet gjerësisht në publik nga palët e tjera, referuar opozitës. Këtu ai mori si shembull marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë e përbashkët italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve për Shqipërinë në portin e Pashaliamit. Rama tha se shteti shqiptar do të ketë 49% të fitimeve nga shitja dhe mirëmbajtja e anijeve për vendet e tjera. Këtu ai foli dhe për kompaninë KAYO të prodhimit të armëve në Shqipëri.
“Në Shqipëri po ndodh diçka që është tërësish e re. Shteti po merr pjesë në sipërmarrje, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, ne abuzim me fondet publike, flas këtu dhe për abuzimin në mungesë të një qasje largpamëse.
Sot, zhvillohej seanca fundit e negociatave dhe mund të jetë akoma në zhvillim me një prej ekselencave më të mëdha të botë, Fincantieri, kompania italiane lider në prodhimin e anijeve. Falë kompanisë tonë publike KAYO-s, ne kemi hyrë në një marrëveshje me Fincanterin për një kompani të përbashkët, 51% do ti kenë italianët, 49% shteti shqiptar. Aktiviteti i kompanisë në portin e Pashalimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë forcën e vet detare, duke prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do të bëj mirëmbajtjen e tyre me një kompani që shteti shqiptar është aksioner dhe patjetër që do të krijojë njësi të specializuar me paga të larta. Do të marrë dhe porosi nga vende të tjera që do t’i shesi. Nga shitja shteti shqiptar, forcat e armatosura do të përfitojnë 49%. Do të bëjë mirëmbajtjen e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s në Shqipri, 49% të shtetit shqiptar.
Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një KAYO- për të kanalizuar paratë e drogës dhe për ti hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo nuk është komani private as që fshihet një person privat”, tha mes të tjerash Rama.
Pse te droges? Ose pse vetem te droges? Edhe te hajduterose qe ke bere keto vite o kallom.
Po shoku Enver,do i prodhojme ke Uzina Traktori. Pushteti i gjatë kjo vetëm korrupton,por edhe budallalleps.
Do prodhosh fasule tek 7 dritaret
Si çdo plan brilant i yti këto 12 vjet. " Gjenerata tjetër" e gjitha në burg. Inçeneratorët, vjedhje edhe më e poshtër se Rruga e Kombit, e cila të paktën është në punë. Maqina Shota, po shkulin lesht kush e kush t'a blej i pari. E prodhuar nga teknologjia e një vendi që nuk prodhon dot as bukën në vend. Baza e fortifikuar e Shëngjinit, mafjes për pallat. Ballkani i hapur, la hapur vetëm vrimën tënde. Me Kosovën e ke bërë si dy Koretë. Portin e vetëm, ja vodhe Shqipërisë dhe ja dhe arabëve. Që mu thaftë, harrova satelitët që fluturojnë në trurin tënd budalla.
Po satelitet ku i ke? Qe do kontrollonin territorin! Po thuaj ndonje fjale dhe per to o ajatollahu shqiperise!
Po si nuk do prodhosh o xhan Do prodhosh edhe rraketa. Edhe mikrocipa. Me kujtohet kur Mao Ce dun ne nje fjalim tha, cdo fshatar ne kine duhet te prodhoje mikrocipa moderne. Edhe ti xhan. O Maoja yne. Amon a fluturoi Naimi per ne new york? Se na ke myt n rrena mor xhan
Harroi ky qe do prodhoje edhe avione ! Delir.
Po çi do armët ky zotria Do dali partizon a të shplaftë mortia po ty të ka ik gjith rinia o malukat për çfar të duhen defeqet Aty kan ngelur vetëm të moshuar dhe ndo ca kuadro të partis tënde
Tipiku i sharlatanit. Po nuk shiti pordhë! Ushtria dhe armatosja bëhen në heshtje. Flet puna në fund. Shih Serbinë u armatos në heshtje dhe po në heshtje rindërtoi gjithë impiantin industrial dhe prodhon rraketa, armë, blinda, radarë, topa.
Po licencon industrin e huaj e.me von perti bler artikujt. E coj shqiperin per skrap. Ky su mbush me mend ore. Shiti resurset e burimeve nentoksore per te paguar naften 2€. Do ju shkojn miliardat italianeve per te bler automobila me.ngjyr kafe. Nji Zot e di cfar marreveshje ka nen tavolin. Nuk besoj se ndonje inxhinier shqiptar do guxoj te themeloj kompani per ndertimin e anijeve. Do e ndaloj ndonje kte qull se na lojti mendsh....