Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën.
Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi.
“Historia e dekadës së fundit të Shqipërisë ka parë koalicione, bashkime, pazare nga më të paskrupulltat. Njerëz që i thonë njëri-tjetrit aleat, vëllezër, motra, dhe pastaj shahen dy-tre muaj, çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin. Për këtë arsye kemi refuzuar bashkimin e kryetarëve dhe kërkojmë bashkimin e popullit, të njerëzve të ndershëm dhe të punës”, u shpreh Qori.
“I vetmi kusht logjik që kemi vendosur. Dhe nuk e kemi vendosur ne, por e vendos shoqëria, është që ta lëmë partinë tek selia, sepse ka një kohë për partinë, që janë zgjedhjet, dhe ka një kohë për Shqipërinë, që është nevoja për zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore dhe një reformim përfundimtar për ta lënë tranzicionin pas”, tha Lapaj.
Pika tjetër ku ndahen është koha kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Arlind Qori kërkon një betejë të shpejtë pa pritur qeverinë teknike, të cilën e sheh si një ujdi mes të mëdhenjve.
Qori shtoi: “Le ta nisim nga zgjedhjet e parakohshme, Edi Rama është në ditën e tij më të vështirë dhe hekuri duhet të trihet sa është i nxehtë. Në këtë pikë të dobët ku është Rama, kam besimin se ai nuk do të siguronte dot shumicën për të qeverisur. Praktikisht, Qeveria Teknike në kushtet e Shqipërisë do të thotë bashkëqeverisje Rama-Berisha. Pra, të bashkojnë votat në Parlament dhe të bëjnë të mundur ndryshimet e Kushtetutës në favor të tyre. Qeveria teknike do të ishte rasti i artë që të shkatërrojnë reformën në drejtësi për t’i shpëtuar burgut”.
Adriatik Lapaj ka qasje tjetër. Propozon qeveri tranzitore, po ku ndryshon nga ajo teknike?
“Në kushtet ku është vendi sot, politikisht, zgjidhja do të ishte një qeveri tranzitore, një qeveri e përbërë nga intelektualët më të mirë brenda dhe jashtë vendit, përtej partive politike, me një mandat të qartë 12-mujor për të përgatitur zgjedhjet e para të lira dhe demokratike. Ku dallon nga qeveria teknike? Qeveria teknike përbëhet nga përfaqësues teknikë që propozohen dhe janë praktikisht pjesë e partive politike”, u shpreh Lapaj.
Qeveria teknike artikulohet nga Sali Berisha, eksperiment të tillë e pa të zbatuar pjesërisht në 2017, kur Edi Rama dhe Lulzim Basha firmosën paktin e 17 Majit, i cili nuk solli rotacionin e kërkuar nga demokratët. (Top Channel)
Nga keta, te pakte Arlindi eshte me serioz. Te tjeret jane sharlatan dhe delirant
Arlind Qorri eshte me te vertete nje intelektual i cili kerkon ndryshim pozitiv ne qeverisjen e ketij vendi nga dallkauket e ketij sistemi ku imagjinoni per nje moment Ulsi Manjen nje urrith minister i partise social-ishte sepse kjo parti nuk eshte me sociale. Futja e tij ne vorbullen e Sali Berishes apo te Adriatik Llapes ia ul shume reputacionin . Ai duhet urgjentisht te gjeje personalitete te verteta intelektuale dhe jo me çapaçula .Te dale me nje ekip dhe program te qarte e jo me leksione universitare qe i tregojne shoqerise Shqipetare se kush eshte e keqja dhe e mira. Per sa kohe ai nuk prezanton nje ekip dinjitoz e me begraund ku jashte kufirit shqipetar ka me bollek qe duan te kontribuojne ai do mbetet nje ider i nje partiçke pa vizion,por me kerkesa çasti. Kjo eshte edhe aresyeja se perse Rama i shikon nga lart poshte keta liliputer e qe ne momente te caktuara i shtyp me kembe. Shqiperia ka nevoje per ndryshim por jo nga dritaret e kazanit mediatik por nga atdhetare me reputacion dhe qe e duan kete vend e duan te kontribuojne,ndryshe keto levizje jane flake kashte e asgje me shume.Shqiperi te kam dhjere sme kuptove asnje here edhe pse ke kohe qe bie ere. Shqiperine mund ta ndryshije vetem nje revolucion e jo dalja e disa goglave nga dritaret e kazanit mediatik qe bejne thirrje per ndryshim. Shqiperine e ndryshon vetem nje 90-te e dyte por me nje ndryshim ,qe ata qe iken ne ato vite te rikthehen perseri ne atdhe per te bere ndryshimin e duhur ne kohen e duhur duke dale prej tyre nje ekip qe vertet do ta ndryshonte kete vend e jo me levizje fshatareske si ajo e Llapeve ku gdhihet nje dite pas nje endere per tu bere lider me farefisin e tij per te drejtuar kete vend te mallkuar qe ka bere transfuzion gjaku pa e kuptuar as vete. Poshte diktatura e budallenjeve.
Per keta duet pune jo badjavaxhinj ai miku ja keputte mender ko
Gallata vazhdon! Keta se kane problem te jene qesharak !
RAMA ESHTE I PA HARRI TSHEM ME KETA TUTKUNET, DYKE FILLUAR NGA SALEHUT DHE COPAT E TIJ TE MUTIT QE BEJNE GJOJA SE NUK JANE NJESOJ......PUNA E RAMES ESHTE TE COJE SHQIPERINE NE BE.....QE PO PERPIQET TA BEJE SI ASKUSH... ZGJEDHJET E PARAKOHESHME DO TI JEPNIN NJE MANDAT TJETER DHE VERTET AI DO ISHTE TEJET I BEZDISSHEM.........POR PER FAT KETA ZULLAPET JA SHTIJNE JETEN NE PUSHTET,,,,AI I KA FUTUR NE PUNE SHUMICEN E DEMOKRATEVE KESHTU QE OPOZITES I MBETEN VETEM KRIMINELET DHE CA BUDALLEJ. VERTET JANE SHUME PAK PER TE RREZUAR RAMEN....AJO PUNA E AMERIKANEVE PO SPO PERMENDET ME ....RUAJNA ZOTI SA DO SHKOJE EDI.....
Cila eshte arsyeja e ketyre bazhibozukeve , pjelle e saliut per protesta ? Pushteti meret me vote dhe jo me protesta .Ju nuk po denoni me protesta saliun qe shkateroi do protestoni kunder Rames qe nxori nga gropa e zeze Shqiperine ? Vetem karieristet qe kerkojne pushtet veprojne si ju halabake plerat e Shqiperise .Po sikur te ngrihen dhe socialistet kunder jush çfar ndodh .? Ķjo taktik e ndjekur nga ju kriminel te mallkuar kerkon nje 97 te dyte .O popull arsyetoni ne veprimet qe beni , mos perkrahni shkaterimtaret
Jane bere bashke “ Qorri” me “ Xhepin” si ne kohen e lifted!