Rama i rikthehet debatit me Blendi Fevziun: Hap penxheren e darkës dhe shpif! Refuzon të kërkojë ndjesë

16 Janar 2026, 18:39Politika TEMA
Rama i rikthehet debatit me Blendi Fevziun: Hap penxheren e darkës dhe

Kryeministri Rama iu rikthye replikave midis tij e gazetarit Blendi Fevziu. Numri 1 i kabinetit të qeverisë tha se ai shpif haptas dhe refuzon të kërkojë ndjesë apo t’i referohen faktit. Sipas Ramës, kjo vështirëson informimin e publikut ndaj shfrytëzohen të gjitha hapësirat, edhe rrjetet sociale, që qytetarët të mësojnë për punën e qeverisë.

"Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze, thonë tironsit, të rrëzimit tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, i cili ka vizituar 148 vende të botës, e hap penxheren e tij të darkës dhe a thua se i kishin hyrë në shtëpi forca të errëta dhe shpif haptas. 

Nuk e di me vetëdije a pa vetëdije, por shpif haptas. Mendoj që ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren, flisnin me mediat, ndërkohë që sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda që ftohet atje apo në penxheret e tjera, ministrat i konsiderojnë ministra vetëm kur bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit, përndryshe nuk ekizstojnë ose janë duke mashtruar. Ndërkohë edhe kur kapet, s’po them me presh në duar se s’do të ishte e përshtatshme, refuzon të pranojë, të kërkojë ndjesë, t’i referohet faktit dhe flet menjëherë, merret me gjëra të tjera që mund të jenë të drejta, të vërteta, por nuk kanë lidhje me çështjen. 

Nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty, kanë ardhur të të sulmojnë, të të godasin, të të baltosin. Nuk janë aty për të të pyetur, janë aty për të bërë atë që të thashë. Moderatori me shkop atje turret të ndezë prapë sherrin dhe ky është një model, nuk është thjesht një. Si bëhet për të informuar publikun në kushtet që ka 700 tenxhere të tilla që ziejnë e dezinformojnë përditë? Duhet të këmbëngulim, duhet të përdorim çdo hapësirë. Nuk ka interes për t’i thënë publikut se çfarë po bëjmë ne. Ato që bëjmë ne nëpër rrjete sociale janë nga halli i madh se në qoftë se ne nuk i bëjmë në rrjete sociale, njerëzit tanë do të mendojnë se është ajo që tregojnë ata atje. 

Duhet një riangazhim i plotë për të shfrytëzuar hapësirën e parlamentit dhe për të treguar çfarë po bëjmë ne për Shqipërinë tjetër. Arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe anketimet tona të brendshme, ata janë daha e daha më keq se ç’ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por sigurisht ata humbën", tha Rama

4 Komente

  1. N
    Nroqi

    Fejziu thot aqe te "verteta" sa thot dhe shefi I tij Sali krimineli.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirro l

      Hajdut

      Përgjigjjuni
      1. h
        hë per hë...

        Nuk e kuptoj se si funksionon raporti e qeverisja e nje vendi pa nje ''Porte Parole '' ( zedhendes te qeverise) ku i duhet qe per çdo shpifje opozite apo mediatike te "zbardhe te vertetat" ne se jane te tilla. Kur ka heshtje nga qeveria Renat dhe shpifjet behen me krah dhe dhjetefishohen ne opinion. Mos kundershtimi i tyre do te thote se ne mos jane krejtesisht te verteta jetesojne midis tyre gjysma. Me sa duket qeveria ne kete pike u ka lene nje lloj fushe te lire opozites dhe renegateve te shtypit te ngrene "stuhi ne gote'' Ne se ka deshire Rama qe te vazhdoje keshtu, shume shpejt opinionin do ta kete krejtesisht kundert. Ne shqiperi genjehet paturpesisht dhe populli eshte " i lumtur " qe argetohet po kaq lumturisht pa permendur ketu skalione te tera te turmes se militanteve qe nuk kane pune tjeter veçse te llomotisin neper komente mediatike. Thjeshte masturbojne.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          hahahahah mire ia ben Fantomasit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje