Hetimi i vjedhjes së dosjeve në SPAK nisi nga një ves familjar për të spiunuar! Si u bë Agim Ismailaj grup kriminal për disa fjalë në Whatsapp

16 Janar 2026, 20:50Politika TEMA
Hetimi i vjedhjes së dosjeve në SPAK nisi nga një ves familjar

Janë publikuar detaje nga dosja e vjedhjes së dosjeve hetimore të SPAK-ut. Hetimet kanë nisur si pasojë e një zakoni familjar të një gazetari për të spiunuar miqtë dhe bashkëpunëtorët, por edhe nga një sforcim në kujfitë e qesharakes së SPAK-ut për të sajuar grupin kriminal, me qëllim për të mbajtur dosjen, pasi ndryshe çështja duhet të kalonte në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës.

Dosjet e SPAK-ut për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Klod Allajbeun etj., janë hakeruar nga Arnold Rrokaj, pa dyshim një veprim i dënueshëm. Më pas, Rrokaj ia ka dhënë mikut të tij Zambak Gjoni, ish drejtor i burgut të Vlorës. Nga ana e tij, Gjoni ua ka nisur materialet hetimore të SPAK miqve të tij përmes platformës Whatsap, përfshirë edhe disa gazetarë.

Njëri prej gazetarëve, me disa spiunë në familje, nuk ka pasur as kureshtjen për të lexuar dosjet hetimore, por ka informuar menjëherë ish kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, duke spiunuar shokun e tij prej 20 vitesh, i cili i kishte nisur dosjet. Jo vetëm kaq, por në 12 mars 2015, sapo Zambak Gjoni i ka nisur materialet e hakeruara hetimore, gazetari spiun ka çuar edhe telefonin tek Altin Dumani, i cili ka vepruar menjëherë duke regjistruar procedim penal, ku përfshin veprën penale ‘grup i struktuar kriminal’.

Ndërkaq, grupi kriminal nuk mund të jetë i tillë me dy persona, Zambak Gjonin dhe Alnord Rrokajn. Në këtë kushte, është dashur domosdoshmërit gjetja edhe një personi të tretë për të formuar grupin! SPAK është vënë në kërkim të personit të tretë, duke gjetur ish drejtorin e Burgjeve, Agim Ismailajn. Ky i fundit mund të akuzohet për afera me tendera dhe shume vepra të tjera penale, por vetëm për grup kriminal, në këtë rast, nuk mund të akuzohet.

Çfarë ka bërë Agim Ismailaj?

Zambak Gjoni dhe Ismailaj ishin miq. Gjoni i ka dërguar dosjet e hakeruara Agim Ismailajt, i cili e ka pyetur Gjonin nëse SPAK kishte ndonjë hetim edhe për Ulsi Manjën, asokohe ministër Drejtësie.

Në komunikimin e bërë në whatsapp në datën 18 shkurt të vitit 2025, Zambak Gjoni i dërgon dokumentin word me titull “bisedat Arben me Mirel” Mirel me Damian” duke i shkruar më tej “SmS e kthyer nga tel i Arben Ahmetajt”. Dhe Agim Ismaili i përgjigjet: hahahaha pse ça ka?

Në vazhdim Gjoni i dërgon mesazhin: “do e hajë edhe Gjiknuri më duket” duke e shoqëruar me dokumentin me titull ‘informacion mbi ecurinë Damian”.

Në një komunikim të datës 19 shkurt, Zambak Gjoni i thotë Ismailit se i kishte kërkuar hakerit Rrokaj që të shihte nëse SPAK po hetonte gjë për Ulsi Manjën. Ismaili i përgjigjet me mesazhin “aaaa do të ishte e hatashme”. Kaq ka mjaftuar që SPAK t’a bëjë Ismailin grup kriminal për të formuar grupin e sajuar, me qëllim që dosja të mos shkonte për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës./prapaskena.com

22 Komente

  1. S
    Shteti

    Vidhen dosjet e SPAK? Ky eshte alarmi me i madh per shtetin! Atehere SPAK duhet te shkrihet!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhgues

      Jo grupe kriminale, po grupe alabakesh qe ne nje fare menyre jane pjese e ketij shteti halabakesh, perfshire pjese te SPAK.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te Qifja Motren.

        Ju kam thene ,qe Maloket jane Spiuna Tradhetar dhe te Pabese.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bac u kry

        Kush eshte gazetari? Elvi Fundo?

        Përgjigjjuni
        1. s
          spiuni

          po!

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lame kodra

          kësai i thonë more xhan Unë skam faj , ti ske faj, ai ska faj Ngeli faj jetim e tani gazetari e ka fajin Ai bëri detyrën qe duhet të bëj çdo qytetar i ndershëm Por gazeta juaj e quan spiun Kjo nuk është e ndershëme për një gazet serioze siç është TEMA Apo ka ndonjë gjë qe nuk shkon

          Përgjigjjuni
          1. T
            Të flasim hapur

            I nderuar Sejfulla. Dridhe nga te duash, spiun është. Po qe se unë marr vesh diçka si kjo per shokun tim të 20 vjeteve, unë mund t'i jap keshilla si shok, madje po nuk mori vesh, edhe nuk e takoj më, por kurrsesi nuk e spiunoj. Ta gjejë vetë, ose nga dikush tjetër por jo nga mua. Ai nuk ka vrarë. Vrasja nuk mbahet sekret. Por se dolën ca sekrete nga haleja e SPAK? Punë e madhe. Por e morem vesh që ti qenke nga familja Fundo. Domethene, Sejfulla Fundo.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Plotësisht dakord. Është skandal të quash denoncuesin spiun.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Taksapaguesi

              O cfare "grupi i tmerrshem " paska qene ore. O SPAK o ,merruni me gjera me serioze ,me vjedhjet qindramilionshe qe po e shkaterrojne kete popull e jo me sajesa gjoja grup kriminal pse kane nderruar dy llafe ne telefom qe nuk kane shkaktuar asnje pasoje e nuk kane pasur asnje qellim te demtojne njeri. Parate. parate qe po fluturojne -that is question.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nick

                Nderruar dy llafe...per gallate mes miqsh?! Grup kriminal dhe nga me te ndyret, shpresoj tju mxjerrin ujin e zi maskarenjve!

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                  Ore, nuk e kishte kot Saliu që e quante SKAP.. Budall budall, por ca gjera i gjen saktë edhe Katunari i Viçidolit.

                  Përgjigjjuni
                2. k
                  katundari

                  Hajde shtet hajde ...??!!!!! Vidhen dosjet ne institucionin me te rendesishem....!!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    Po nuk jane vjedhur dosje o katnar, SPAK i ka lejuar vete qe ti marrin. Mere me mend qe paswordi i e-mail te prokuroreve ishte "SPAK 2023" - hahahahahaahaha .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Per korrektese

                      Ana, ha ha ha. Je e madhe. Respekte.

                      Përgjigjjuni
                  2. h
                    hila

                    Nese ky shkrim eshte I vertete, ate here Spaku qenka mafja e vertete.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kureshtari

                      SPAK ISMSILAJ=NESTI ANGONI

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Noci

                      Hajde besoni Spakut per ata qe mban te arrestuar.Vetem amerikanet e besojne se u thone po luftojme korrupsionin dhe kalon viti ne qeli e korrupsioni nuk del se parate jo se jo

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vet spiuni

                        Problemi nuk është kush bëri detyrën si qytetar i ndershëm Por si U hakeruan kompjutrat nga punonjës që paguen nga shteti Pastaj e gjëjmë nëse zotria që i “spiunoi “ bëri mir apo gabim

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Don-aldi

                          SPAK u ngrit nga La Civitet per te goditur qeverine e PS dhe per ti deleguar qeverisjen PD,fale minliona dollareve te vena ne dispozicion te ketyre gangstereve te botes.Ndaj dhe Veeliaj qendron ne burg per mos deshtim te ketij organi gestapoje qe ne gjuhen e kaubojsave quhet SPAK.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cutje Babulja

                            Nese vertet password-i i SPAK ka qene, sic po thote media, SPAK2023, nuk kemi te bejme thjesht me amatorizem…. Per te hapur nje llogari financiare online, robi qe sadopak tru, mendohet 1ore per password-in!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Elvira

                              Pra gjithe shkrimi nuk bën fjalë pse disa nënpunës te Rilindjes vjedhin materiale hetimore, por përgojohet gazetari qe dencoi vjedhjen. Hajde mëndësi dhe shkrim e mentalitet hajde

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Salihi

                                Turp per b e leshit dhe aspakun, nese ashte e vertet kjo do ishte nje mizerje per ate qe endrruen shqiptaret

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje