Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

17 Janar 2026, 10:54Politika TEMA
Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve.

“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.

Ky debat vjen pas kritikave të forta të bëra në mediat greke për kryeministrin Ed Rama, pas komentit të tij ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi.

“Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është kjo deklarata e shkëputur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim.

Një ditë më parë vetë Rama reagoi duke thënë se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shton më tej: Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian;  që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua  një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë! U kuptuam? Shpresoj po.

Në fund Rama e mbyll me një ‘qartësim’.

“Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq”, shkruan Rama.

34 Komente

  1. p
    pjeter

    Rames nuk i shpetoi iç, veç se u lodh se beri ipokritin me ju, kesaj radhe nuk e pertypi,dhe ju shprehu ate qe ju vete e dini, e qe nuk jeni pasardhesit Platonit dhe Aristotelit sic ju pelqen ta perhapni narrativen tuaj te semure!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miti i 1,000 Librave të Aristotelit

      Aristotelit i atribuohen 1,000 libra të shkruar gjatë 40 viteve të jetës së tij si filozof, që do të thoshte të prodhonte 25 libra në vit ose rreth 2 libra në muaj. Për të shkruar një vëllim të tillë në pergamenë të përftuar nga lëkura qingji, do të duheshin rreth 30,000 qingja, pra përdorimi i 2 lekurave në ditë, për 40 vjet rresht. Shkruarja e 1,000 librave përkthehet në 7.5 milionë fjalë, çka kërkon 514 fjalë në ditë pa asnjë ditë pushimi, ose 937 fjalë në ditë nëse përjashtojmë ditët e festave dhe pushimeve. Kujtojmë se në atë kohë nuk kishte mundësi për korrigjime, teknologji për shumëfishim librash, apo mjete fshirjeje. Materialet ishin të shtrenjta dhe delikate, dhe çdo fjalë e shkruar ishte përfundimtare. Nga ana ekonomike, përgatitja e 30,000 fletëve pergamene do të kërkonte një investim kolosal, pasi një fletë kushtonte rreth 1 drahmë – ekuivalente me një ditë pune të një punëtori të kualifikuar. Vetëm për pergamenën do të duheshin 30,000 drahma, ndërsa kostoja për punën e skribëve që do t’i kopjonin këto libra do të shkonte në 10,000–20,000 drahma të tjera. Shtuar edhe mjetet ndihmëse si boja, kallamët dhe veglat, kostoja totale shkon në rreth 50,000 drahma – një shifër e barabartë me vlerën e 50 shtëpive të vogla në Athinë. Kjo shumë është e paarritshme për një njeri të vetëm, madje edhe për një oborr mbretëror, dhe e pamundur për një filozof, sado i respektuar të ishte. Sot, një autor me kompjuter arrin të shkruajë 1,000–2,000 fjalë në ditë me ndihmën e teknologjisë. Por në lashtësi, me kallam dhe bojë, shpejtësia ishte shumë më e kufizuar dhe puna shumë më e lodhshme. Prandaj, shifra e 1,000 librave nuk është reale, por një ekzagjerim simbolik që ka mbijetuar në traditën historike dhe filozofike. Kësisoj, të besosh verbërisht në këto shifra është të pranosh një manipulim të qëllimshëm të përmasave historike. Dhe ky reflektim mban një mesazh të qartë për ata që përballen me sfida në udhëheqje: mos u tërhiqni përballë iluzioneve. Siç i thuhet me urti z. Rama: mos u dorëzo aq lehtë, o burrë i dheut – mbaje fjalën dhe rrethoje veten me njerëz të mençur që të ndriçojnë rrugën.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "1000" librat e Aristotelit

        Gënjeshtra me 1,000 Librat Na thanë Aristoteli shkroi një mijë libra, por harrojnë qingjat – tridhjetë mijë të vrarë, lëkurat e nxjerra, lare në gëlqere, shtrirë me ditë në korniza druri, me dorë e me shpresë. Një fletë – një ditë pune, një libër – një muaj therje, bojë me blozë e ujë, kallamë që thyeshin çdo orë, e shkrues që verboheshin mbi lëkurë të ngrirë. 937 fjalë çdo ditë, për 40 vjet pa ndalesë – jo korrigjim, jo fotokopje, jo fshirëse. Dhe kush i pa këto libra? Askush. Veç gojëdhëna që fryjnë hijen e tij.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mitsotakis

        Greqia ushqen qentē pitbull me mish fēmijēsh nga Shqipēria.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Ram vertet eshte ca gomar, por Micua nik e pelqen sepse I zbeh Saliun e Belerin.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patronazhisti

            E thene me fjalet e shokut Taulant : “ ketij maskarai ja kam marre doren.

            Përgjigjjuni
            1. a
              armand

              Eshte "gomar" dhe ju ka bere te flisni me vete , mendo sikur te ishte i zgjuar c'do t'ju punonte .

              Përgjigjjuni
            2. C
              Ccc

              Të lumtë Rama

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeniceri

                Te gjeti si puna e Nastradinit o Gjigandi ine . Jo po s'jane pasardhes ....... ,po jane . Mos ma merrni serjozishte. Humori politike edhe me pelqen por dhe me dhemb .

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Henk

                  Po ku është çudia këtu, Rama në një farë mënyre të vërtetën ka thënë, në fund të fundit grekët e lashtë me grekët e sotëm kanë zero lidhje. Të vetmit që mund të kenë lidhje me grekët e lashtë janë arvanitasit. Grekët e sotëm janë një mozaik popujsh e racash, arvanitas, turq, sllavë, egjiptianë, sirianë, hebrenj, armenë, irakienë, ciganë, etj, etj, të gjithë nën emrin "grek, helen", por në fakt asnjë lidhje me helenët e lashtë, përveç shqiptarëve.. Kështu që mos të thartohen fare këta grekët e sotëm sepse janë të ardhur në gadishullin Ilirik..

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patronazhisteve cekic ballit

                    Cudia eshte qe palloshi e thote dhe e terheq. Thote bera shaka. Gjithashtu cudia eshte qe popullit tone tallava akoma nuk ju hapen syte dhe fillon dhe masturbon me keto shashka te palloshit. Cfare the me poshte ke plotesisht te drejte. Po ne nuk kemi as shtet qe te mbroje interesat e shqiptareve dhe as kryeminister.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      selo saliu

                      po mire mo nuk shikon qe sillet mire sepse do te hyje ne evrope dhe greket mund ti vene veton. ah sali ah

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Ana

                      Po mire pse greket e lashte u zhduken dhe shqipetaret e lashte si Iliret apo ku di une mbijetuan deri me sot?

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mbijetesa Sh

                        Shqiptarët e lashtë mbijetuan se u tërhoqën në male, aty ku ha pula strall. Edhe ata grekë të lashtë që bënë të njëjtën gjë, biologjikisht mbijetuan, por jo kulturalisht. Shqiptarët nuk u asimiluan sepse asnjë i huaj nuk mund të mbijetonte në kushtet e vështira të Shqipërisë.

                        Përgjigjjuni
                    3. O
                      O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

                      thene ndrishe, thjesht eshte....malakas

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Undifened

                        Hahahahahaha....i ka,,,,turbullu,,,,keq xapat e zi te Pontit.....neqoftese jane te tille (pasardhes te filozofeve te antikitetit) atehere perse ju,,,,djeg,,,,,dikush qe e di se cili eshte ne te vertete nuk ka pse c'akordohet ne kete lloj menyre...me Media me politikane kane dite qe merren me Ramen....hahahahaha...

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arjan

                          UNDIFENED KESAJ I THONE KUR SKA CDARE TE BEJE LEVIZ DEREN ,QE SHQIPTARET TE MERREN ME DICKA DHE TE HARROJNE PER LEKET QE PO UA MARRIN NGA BANKAT ME QETESI DHE URTESI ,QE TE BEJE CFARE DO MBRETI IDIOT ,ME MALET ME DETIN ME FUSHAT ME INVESTORIN STRATEGJIK TJA JAPI KUJT I INTERESON ATIJ ,TE HARROJNE SHTEPITE QE PERMBYTEN NGA PLEHRAT TE HARROJNE LARGIMET MASSIVE TE HARROJNE VJEDHJET E RIPJELLSAVE TE VEGJEL QE PO BEJNE KERDINE DHE TE MERREN ME SALEHUN ME GREKUN ME BABA MONDIN .KOHA E TIJ SI KRYEMINISTER KA MBARUAR VAZHDOMI I TIJ ESHTE FATKEQESI KOMBETARE.NA BEN NACIONALISTIN AI PLEHRE QE I NGRITI BUDTIN NJE KRYEMINISTRI GREK NE TOKAT SHQIPTARE.DHE TI VAZHDO ENDERRO SI JA BERI GREKUT.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arbër

                            Ashtu de', shkruaj me germa të mëdha sepse ju mbush mendjen njerëzve më shumë se ne të tjerët..???? Ik o budalla dhjerokrat saliqen; nuk pjerdh njeri për budallallëqet tua me germa kapitale; bile, me to i mërzit njerëzit!

                            Përgjigjjuni
                        2. P
                          Populli

                          O kryeminister, kemi te aferm ne greqi dhe amerike, mos vazhdo me humor bajat Merru me rruget nje perdorimshe qe po grabiten taksat e popullit .nuk i perballon ata gazetare se je mesu me keta qe i pergatit pyetjet

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lala i Lushnjes

                            Or ti "Populli,, mos e vra mëndjen për mua, (jetoj në Greqi 29-të vjet) sepse unë nuk e vras për ty. Edi Ramës BRAVO! Edhe vet grekët e dinë, thjeshtë e kan tëmerr t'ua kujtosh e t'ua thash. Historia nuk rishkruhet- thonë, sepse e dinë që është shkruajtur gabim.

                            Përgjigjjuni
                          2. M
                            Mjeran kryeminister

                            Me shume etike dhe diplomaci, sic i takon dikujt qe nuk eshte vrug, llum si Rama pir politikan karirere dhe familje elite si Mitsotakis tha: mos merremi me nje idiot. Ai eshte idiot le te vijoje. Tani pertej kesaj, fakti eshte qe inteletual, elite dhe njeri te famshem nuk te ben paraja e vjedhur as bolleku por te ben njeriu, shpirti qe ke, emocionet qe ndjen dhe besimi ne Zot e familje! Rama nuk ka asnjeee nga keto! Thjeshte nje i mjere me shume qe vjedh popullin e tij dhe mburret si kaposhi maje plehut! Edhe ai e ka kuptuar tashme qe dinjiteti dhe respekti i europianeve nuk fitohet vetem se ke ne xhep leke te vjedhura! Prandaj dhe Rama ndihet me mire nen shoqerine e Ergys Agaserave e luftar receve te sinaloas sesa mes elites europiane!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bureto

                              Rama si polemist, siç thotë populli, 'ha bukë veç'. Përgjigje e mësipërne sa mençur aq dhe duhura, sigurisht e mirëkuptuar edhe nga kryeminisri Micotaqis.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Klimax

                                Me vendosjen e diktaturës komuniste dhe mbylljen e kufijve me botën e jashtme, në një periudhë 45 vjeçare nuk mund të flitej asgjë tjetër përveçse propagandës për "lumturinë e popullit shqiptar dhe të atdheut të tyre nën udhëheqjen e Partisë dhe të sh. Enver"!!! Kush mund të fliste ndryshe, kush mund të mohonte "lumturinë", kush mund të fliste në gjuhën e nënës përveçse në shtëpi, kush mund të festonte Pashkët apo Krishtlindjet, kush mund të deklaronte që është grek, kush mund të thoshte se një pjesë e familjes së tij ishte në Greqi apo Amerikë?!!! Pasojat ishin katastrofale për atë, familjen e deri fisin e farefisin e tij. Dhe vitet e dekadat kaluan, popullsitë lëvizën e u përzien gjithandej, por për tu futur në llogjikën e Edi Ramës, po pyes me të njëjtën llogjikë, grek lind apo bëhesh? Sipas Ramës paska të drejtë nacionalizmi ekstrem grek. Por, nga ana tjetër, sa shqiptarë që flasin e shkruajnë shqip janë me rrënjë shqiptare? Sa prej tyre vazhdojnë të ndjejnë frikën për të shprehur identitetin e tyre për të mos rrezikuar vendin e punës, pronën dhe të ardhmen e familjes së tyre? Në fund të fundit kush janë shqiptarët e vërtetë?!!! Jevgët, romët, vllehët, bregasit, dropullitët, prizrenasit, gollobordasit, gegët, toskët, ........?

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Exarchia,Athine.Islamabad

                                  Po greket kush Jane ,,Korfiotet qe I quajne “”Frangolanxhieri”” Kefallonitet,Qerataj,Zaqithinoset,Rrufiane,,Bullgaret e Selanikut,Apo ata qe Athinasit i quajne Turkosporos nga Trapezounda,,Qillotat Tyrke te Mykonos qe veshin apo Poturet Tyrke te Rhodosit,,,Jane Grek ,………???????…….Filistinet e Kretes,apo Sarakinet e Kallamates…..O bajge E njohim ne Gjoja Grekun,Arapin e mutit me komboloi si Arabet,perdite keta jetojme,nuk i shikojme se cfare Haleje Jane…Komplet ishujt e Jonit Jane Bastardh venecian…Une i respektoj apo qe lane Greket e lashte dhe filozofine e tyre dhe Metaforen e teatrin,Po te na Shesesh per Grek nje Kombit qe beri Otto nga Bavaria me Katharevousa Gjuhe te Francezit Korai eshte genjeshter..99% e Grekeve sot duhet te perkthejne Helleniket e lashte se nuk e kuptojne fare Greqishten e lashte as te shkruar as te folur,vetem disa njerez e flasin…Po pse Me Pondet dhe Arapet e palestines do na shisni Pordhet juve neve ..Shqiptaret kane gait 1 mije vite qe e banojne Morene apo Peloponezin,dhe kope me dhi e opinga gjeten,nuk gjeten as Odisen as Aristotelin…Sot banoret qe jetojne ne Greqi Jane nje mut si kudo ne Balkan te perzier…Ne Shqiperi te pakten nuk i puthim pantoflat se ashtu do Prifti i nje sekti Rusohebre si Orthodhoksia…Ruset me Fe Cifute na hiqen Greker te lashte..o bajge Po keta jemi perdite i shikojme se Jane asgje me shume se çdo Kombit ne ballkan

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Ben

                                    Shteti shqiptare i njeh si minoritete keto zona, pervec Bregut qe ju mundoheni ti quani Grek, por mbiemerat Kokaveshi, Marku dhe shume te tjere kane duam a po nuk duam ne, kuptim ne gjuhen Shqipe. Ne Finiq, pjesa me madhe jane shqiptar dhe Arumun, bazuar ne oronimet e emrave te fshatrave. Si per shembull, Goranxi, Goran(mal) dhe shqip nxi. Muzine,= Mo - u -zine. Si ka mundesi mbiemrat Cami dhe Gjinopulo quhen Greke? E kupton Arapi mou, me menu, Nou(tru) ne greqishten e lashte qe sot ne gegenisht eshte akoma me neo greke se shqeftume. PS: Lexo me shume, por jo perrallat Greke, George Finlay per shembull do te hap syte sepse kisha ti ka mbyllur.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. V
                                    Vlora

                                    Gazetës Tema Hyni në you tube Kërkoni fjalën e Malolis Glezios në Parlamentin Grek Ajo hedh dritë mbi të gjitha

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xhezo Smokthina

                                      Kurrë Edi Rama nuk fillon një bisedë pa goditur (qoftë edhe pa arsyen më të vogël) më parë bashkëbiseduesin për t'a tulatur dhe krijuar distancë me të, e po ashtu, për t'i treguar që gjatë bisedës prit edhe goditje të tjera shumë më të forta. Prandaj, duket sikur thotë zotëria e tij, matu dhe ki kujdes kur flet me mua! Është mënyrë komunikimi e çdo diktatoruci provincial, që nuk mund të bisedoj kurrë si i barabartë, por së pari rrëmben paturpsisht të vërtetën, e fut në xhep dhe hajde pastaj bashkëbiseduesi të flasë me të, ai vetëm zgërdhihet e kundërshton gjithçka, sepse të vërtetën e ka në xhep dhe pronar i saj është vetëm ai. Kjo bënë që ky kaposh fare, i rritur mes një haremi grash, ti duket vetja super i zgjuar, sikur i di të gjitha, por në fakt nga brënda është bosh, është kopje e xhandarëve të Louis de Funes,

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Ja fut kot

                                        Si gjithmone merua manipulon titullin. “ i shpetojne gjera qe nuk dihej ti thoshte” . Ky duhet te oshte titulli . Dmth ja fut kot.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Fieraku

                                          pa pasur ndonje Simtai per z.Micotaqis..ai thote:"Rama lei mallakies"::(Rama thote:Idjotelleqe)..e njohe per te tilla Karagjozlliqe....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            EleΥΘeriskeΨi

                                            Ai ka filluar përsëri hiletë, prandaj kerkoj nje gjysem falje, se do të anëtarësohet në BE.. Si kur adhuronte Melonin, dhe i puthte kemben si qesharak dhe inferior qe eshte..Greket si te lashtet. edhe te sotmit kishin 1000 te meta ashtu sikurse 1002 te mira Ashtu sikurse pasardhesit sot. Greket ju bejn te ndiheni inferior sepse nuk keni histori..Lezo komentet qesharake ku thone qe adhurojn greket. dhe kulturen, historin, sepse ato jan shqiptare...?!?!Albanez. hesapi.!,! Në vendin e tij, kryeministri qesharak dhe inferior , ne vend te ule koken se ne vendin e tij ndërtojnë ndërtesa me dollarë droge që sigurisht janë bosh, dhe se ata thjesht pastrojnë para të zeza . Kudo që kanë shkuar bashkatdhetarët e tij, krimi është rritur ndjeshëm. Për shkak të kompleksit të inferioritetit që kanë ndaj grekëve, përpiqen të shtrembërojnë historin sepse nuk kan te tyren. Një popull dinak, armiqësor ndaj Greqisë dhe gjithmonë aleat i armiqve të Greqisë. Duke marrë parasysh të gjitha këto, vetem shkenca. mund te shpjegoj marrezit e tyre.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tomori

                                              Keshtu I kemi gjykimet dhe mendimet ne te mencurit e Shqiperise per jevgjitet greke, kur kemi ne krye te akademise gjinushin e matematikes.Ndryshe nuk do rihnim uje ne havan , po te punonte dhe sqaronte kjo akademi leshi e perdredhur , po te kishte vene pikat mbi I per Shqiptaret dhe jevgjitet e anadollit qe e quajne veten greke. Te lumte Z .Rama. keshtu I do mushka drute. Kjo eshte politika , edhe te perdridhet, per te mos keijuar konflikte. Por ne bejme te gjithe politikanin cdo dite neper kafene, dhe japim leksione duke kullotur dhite ne male.Nuk kam ndonji konsiderate positive per Ramen por e vleresoj maksimalisht politiken e jashme te tije.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sali Berisha me zagarët.

                                                Edhe Micotaqis i hap rrugë këtij, e provpjë me Bejlerin e nuk ja doli dot. Karavidhet e mediave greke, dhe katavidhet nacionaliste të Gërqisë, kanë një javë që japin dhe marrin me njëri jetrin, dhe nuk po i nxjerrin dot fundin. Rama i provokojë, që mos bëjnë greva, por të merren me të.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Hosteni

                                                  KM i vendit tim po te akuzojne per idiot: “E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte".

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Erdogan

                                                    Genitceret e turqizuar te vetequajturit skiptare kane per "Iroa" hero "shqip" Pirron i cili luftoi per te cliruar Magna Grecian. Ky si bir i nja Kaureje te persekutuar nga Batakcinjte (Bektashinjte) per 500 vjet i puth kembet kujt? Nje fashisteje qe ka te pushtuar Romen e krijuar nga te ardhurit e Troas?

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje