Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për uzurpim të institucioneve dhe tentativë për marrjen nën kontroll të drejtësisë dhe Parlamentit.
Berisha deklaroi se zhvillimet e fundit në vend, sipas tij, faktojnë “degradimin total të narko-shtetit”, duke e cilësuar Ramën si kreun e një organizate kriminale që synon të kontrollojë çdo qelizë të pushtetit. Ai pretendoi se janë ndërmarrë veprime për të vënë nën kontroll institucionet e drejtësisë, përfshirë edhe akuza për ndërhyrje në sistemet e SPAK.
“Edi Rama ka pushtuar de facto Parlamentin dhe po e përdor atë si instrument për një grusht shteti ndaj drejtësisë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se qeveria po përgatit miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara për të bllokuar hetimet penale ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Sipas Berishës, mazhoranca synon të kufizojë edhe hapësirat minimale të opozitës në Parlament, duke penguar fjalën për procedurë, interpelancat, komisionet hetimore dhe të drejtat kushtetuese të opozitës.
Bufiiiiiii dhe Bufonet jemi te shkolluar nuk kemi nivelin e Vrenozit , ose ndrysho mélodie ose mos u mer me politike o loqe . Karriget nuk i djeg PS por ti. Parlamentin nuk e bllokon PS po ti. Akte rrugaçesh nuk demostron PS po ti. Ik Bufi
Ky i shkreti ka ikur për lesh,kurse gazetat dhe TV e intervistojnë sikur të ishte normal.
Nēse parlamenti kalon nga 140 deputet ( aktualisht) nē 100, atēher PD ka bindjen se mund tē siguroj 51 vēnde nē pranverēn e 2029, pērsa u pērket partive Qori, lapaj ,shehaj, doshi., nuk do jenē mē nē parlament.
Ne na intereson kur do vdesesh ti basjke me Ramen dhe tju varrosim ne nje varr.