Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij, ftesën e Presidentit Trump për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën.
Rama shkruan se ka nderin e ndarjes së letrës që ka marrë ditën e djeshme nga presidenti Trump dhe siguron se do të bëjë gjithçka duhet për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Ndërkohës Sipas letrës që mban datën 16 janar 2026, Presidenti Trump i drejtohet Kryeministrit shqiptar me një ftesë për t’u bashkuar në atë që ai e cilëson si një “përpjekje historike dhe madhështore” për forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për një qasje të re në zgjidhjen e konflikteve globale.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë
Bashkëlidhur përkthimi
16 Janar, 2026
Shkëlqësia e Tij
Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë
Tiranë
I nderuar Kryeministër,
Është një nder i madh për mua t’ju ftoj ju, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të më bashkoheni në një përpjekje Historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrim një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit Global!
Më 29 shtator 2025, shpalla Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë. Në vijim të këtij Plani, më 17 Nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë mbizotëruese Rezolutën 2803, duke mirëpritur dhe mbështetur këtë plan.
Tani është koha që t’i kthejmë gjithë Ëndrrat në realitet. Bordi i Paqes është në zemër të këtij Plani dhe ky është Bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim i krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.
Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar.
Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin.
Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!
Me urimet më të mira, Unë jam,
Sinqerisht,
DONALD J. TRUMP
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS


« Kontributi » une, do jete marrja e 50 deri ne 150000 palestinezeve nga Gaza. Na duhen per pune se ka gjithnje e me pak Shqiptare gale politikave te ndritura te SaliEdit
Kushti i Trump per 100 shtetet e ftuara eshte qe te kontribuojne me 1 miliard $ per kete iniciative ..Por pse nuk e thote askush nga mediat qe trumpetojne me te madhe por as fsktin qe jane ftuar 100 shtete?? Perse e therrasin homarin ne dasem,e dini besoj… “Respekti” per Shwiperine u duk tek fakti qe eshte i vetmi vend i Europes qe u perjashtua per emigrim.Kaq
Sepse jane media qe paguhen nga Krimi -> Qeveria
Socialistat po kercejne me presh ne by... Amerikes i duhen ca sherbetore per te bere punet e pista ne Gaza , Dhe palloshi yne i ploteson te gjitha kushtet per ndyresira. Do te na detyrojne te bejme punet me te pista ne kuriz te Paelestinezeve dhe turpi do na ngelet perjete. Me e keqja do jete kur te na detyrojne te marrim nja 100 mije Palestineze , gjoja per aq kohe sa te ndertohet Gaza, por qe Izraeli nuk do ti lejoje te kthehen me ne vendin e tyre . DO TE NA E FUSIN SA KRAHU. Populll idiot.
Na le me gishtë në gojë. Tani ka mbetur tja fusim në gojë salës. Rroftë SHBA
Mos shko o trim, mos shko! Është kurth. Do të fus në një birucë me Maduron o RamaDuro.
E para, ka ftuar shqiperine, jo edi ramen. Thuhet super qarte, ftoj shqiperine te behet shtet antar. Kjo eshte e gjitha. I vetmi nder qe i ka bere Tony Blair Rames eshte qe ka nderhyre qe letra mos i shkoje presidentit Begaj (sic duhet te shkonte) por i ka shkuar Rames, qe ky i fundit ta perdore ketu ne gjirizin e vet politik sikur e ka mire me ameriken. Ska asgje tjeter. Problemet me Ameriken de Spakun do vazhdojne dhe vetem do shtohen
E ndryshuat more kokcepa cecene,ka ftuar Shqiperine e jo edi ramen,atehere shko ti me kriminelin komunist sali
O gomar ferrash. Në letër e shkruan qartë, Shkëlqesisë së Tij, zotit Edi Rama.
@Sa për koment! Lexoje dhe njëherë! Ke fiksuar vetëm ato dy fjalë që të duhen për të shprehur mërzinë dhe mllefin për ftesën e Tramp për Ramën. Rama është ftuar nominalisht nga Tramp si anëtar i "Bordit të Paqes", që është themeluar prej tij dhe që kryesohet nga vetë ai. Sigurisht që aty Rama do hetë dhe përfaqësues i Shqipërisë, por si kjo ka shumë vende që do t'i bashkohen këtij projekti, por deri më sot në Bord nuk kemi parë të jetë dhe ndonjë kryeministër i ndonjë shteti tjetër, dhe ky të ishte në detyrë si Rama. Vërtet është aty dhe Tonny Blair, por dhe ky është një 'ish'. Shpresoj të jesh ftilluar! Tung!
E hengri edhe opozita dhe populli opozitar me duket. Mos te lodhen kot me 24 Janar , jo korrupsioni,jo zgjedhjet farse, jo lidhje me krimin, jo pensionet e ulta, jo varferia e pallavra te tjera. Kjo ftese i xerron te gjitha keto pretendime dhe ne nje fare kuptimi i ben edhe zgjedhjet e radhes te panevojshme pasi KM sic e tregon edhe ftesa, eshte i gjithe pranuar si udheheqesi i vetem qe do ta coje Shqiperine drejt majave te pamenduara me pare. Kur vete Trump i thote Rames "shkelqesi" dhe i "nderuar Kryeminister" , kush jemi ne qe te veme ne dyshim ndershmerine dhe pastertine etij e te qeverise qe drejton. Ketu bien te gjitha akuzat per korrupsion, per lidhjet me krimin, per zgjedhjet farse, per varferine e tejskajshme, per shkrirjen e partise me shtetin, per nepotizmin, per arrogancen e pushtetit e te .tjera pallavra qe deri tani perbenin kauzat e opozites e popullit opozitar. Sot populli opozitar duhet ta braktise PD dhe ti bashkohet socialisteve ne mbeshtetje te qeverise, por neqoftese nuk i pelqen as qeverisja socialiste atehere le te emigroje e te gjeje veten ne BE ose gjetke por mos ti behet pengese qeverise.
Bravo lideri global. Tani u zgjidh problemi I sigurise ushqimore
Nuk mund te lejohet ne perkthim zyrtar te thuhet : “Per Republiken e Shteteve te Bashkuara te Amerikes”…. Por per : Shtetet e Bashkuara te Amerikes! Si e kane lejuar kte gafe?
Po ik ore se le nam he bere i neveritshem. Ska mbetur shqiperia tia lartesosh emrin ti me tutat e tua te palara dhe shakate pa kripe dhe me ate ministre te jashtme karikature qe ke vene qe eshte bere gazi i nderkombetareve.
Ore, jeni ne vete apo jo? Se po kthehet si ato ftesat me pagese te Ermal Mamaqit. Bordi ka 2 struktura: i) Bordi Ekzekutiv dhe ii) Bordi Suportues. Ky Rama nuk eshte tek asnjeri. Thjesht, eshte marre nje ftese xhenerike, si 100 vende te tjera, te OKB-se. Kaq dhe lexoni me teper. Mos te behet me qesharake se c'eshte ai si Kryeminister. E kuptojme hallin e tij amerikan, por nuk do zgjidhin gje keto. Hahahhahahah. SPAK dhe SHBA do vazhdoje ti tredhe se jane hajdute.
Te bejë një koment Robert Papa, se eshte analist i Salës qe nuk rri dite pa,e arrestuar Ramën dhe sipas tij e Salës do vinë ta narri FBI ne Surrel Edi Ramën, tani me kete ftese qe i ka bere Trampi Edi Ramës ha m...
Te presim letren e dyte. Nuk do ja hedhesh kaq lehte.
Letra e dyte do vij nga delta e saliut me mulin,gazpedon,zhelali drejtuar nga vokshi me sy te zgurdulluara
Kjo nuk eshte normale. Trump dhe SHBA nuk do t'i shkonte mendja kurre te caktonin kryeministrin e nje shteti mikroskopik, ne Bordin e Paqes ne Gaza. Ose ky maskara i gjate ka dhene para per te qene pjese e bordit (sic qarkullojne thashethemet online se per te marre pjese, duhet te japesh 1 miliarde dollare), ose mafiozet amerikane kane shenjestruar Shqiperine e shkrete si vendin kazan per te sjelle palestinezet dhe per te arritur zbrazjen e Gazes. Ne te dyja rastet, katastrofike per Shqiperine. Derdimeni i gjate po luan nje loje shume te rrezikshme duke shitur vendin tashme tek mafiozi amerikan, ne menyre qe te ruaje karrigen e pushtetit.
Piktorin e dim që eshte koke e madhe po sikur ta ulte nje marsh atje duke patur parasysh audiencën...jemi keqkuptuar 2 herë me kryetarin e atij bordi publikisht dhe kam frike eshte JETIKE mos te kete nje here te trete... Pastaj e kam lexuar njeqind herë ate letren po vazhdoj se kuptoj saktë se cdo te thote "të udhëheqim me shembull" ...se pse me ngjan si ai muhabeti i bishtit te dardhës... Për hajër qoftë do Zoti!
Po kë të besojmë tani ?.........Të besojmë Ramën, APO të besojmë Berishën, Flamurin pa shkop, Belindin esmer, LELEN pa qime në kokë, labin Baci të Fierit, Çimin me mjekër te krehur dhe Sonilen me botoks, Bukuroshin e Faro Balliut, një pjesë (k)analis tesh nëpër studiot TELEVIZIVE Të cilët thonë se RAMA NUK KALON DOT ATLANTIKUN ? .............J'U LUTEM, NA SQARONI KE TË BESOJMË ?............MOS VALL E KUJTOJNË PA INTELEKT KËTË POPULL DHE TALLIN MENDEREN ?
Prisni kur gjysen e buxhetit te vitit 2026 ta kaloje per Gazen, qe" te lartesohet Shqiperia, ...dmth Edi Rama". Nje gje kini parasysh : Roli i Toni Blerit i cili po i ben gjemen popullit shqiptar dhe po perfiton financiarisht permes gruas se tij, duke mbeshtetur hajduterine ". Po kush do ti zbertheje te vertetat??? Berisha po e ha dyfish.. Po e perdor Rama kur ja do interesi do dhe po ja fut kur do....Tashme Berisha e ka humbur besimin tek mbeshtetesit. Lamtumire Shqiperi! Gradualisht do zhdukesh nga harta.!!!!
"Tony Bler po i bën gjëmën popullit shqiptar..."(?!)-shkruan Xhixhi i fandaksur. Sa turp! Tonny Blair-it dhe Bill Klinton-it shqiptarët duhet t'u jenë mirënjohës për jetë. Për atë që askush, edhe në ëndërrat më të bukura, nuk e imagjinonte atë që ata mundësuan për shqiptarët, shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe krijimin e shtetit të dytë të pavarur shqiptar në Ballkan. Atëbotë, për kundër hezitimit të shumë shteteve europiane për inkursionin e NATO-s në ish Jugosllavi, në pranverën e vitit 1999, mjafton të kujtojmë shprehjen e famshme të Tonny Blerit drejtuar skeptikëve: "Korregjojmë padrejtësinë historike që shqiptarëve u bëmë në Londër në korrik 1913!". Për ata që e dinë sadopak historinë le të kujtojnë se atëbotë, për të kënaqur orekset e fqinjëve shovinistë, gjysma e trojeve shqiptare, ato më të begatat ku padyshim hyn dhe Kosova, iu dhanë Serbisë dhe Greqisë. Ndaj kosovarët nga ana e tyre i kanë nderuar, duke u ngritur qysh në gjallje shtatoret respektive, por për atë vepër, gjithë shqiptarët kudo që janë do t'i nderojnë për jetë, duke uruar: "Long live Tonny Blair dhe Bill Clinton!".
hahahaha..ka kalu ne delir i gjati.. por kur ftesa eshte per 100 kryetar shtetesh, i bie vlera...dardha e ka bishtin prapa..
Eshte me keq akoma, i ka ftuare shtete te paguajne secila 1 bilion dollare per tu futur, lind pyetja nese ne futemi kush paguan? Dhe pse na duhet te futemi kur amerika na trajton me racizem?
President Trump has put a $1 billion price tag on membership for nations who wish to permanently join his new 'Board of Peace'.
Një vlerësim që lidhet integralisht me çdo shqiptar ,në se bëhet fjalë se kush do të ishte më përfaqësuesi ai EDI RAMA,është i vetmi në Shqipëri që meriton pjesmarrjen pasi sakrifikimi me jetën nga gangsterët e Berishë nuk e provoi askush ,përfaqësimin politik ne vënd dhe në diplomaci është i vetmi udhëheqës lider i zgjuar i duruar dhe ekzogjene në parashikimet dhe realizimin e mjaft premtimeve për ndryshim si askush tjetër deri më sot veç Tij nuk e ka arritur ,arritjet dhe veprimet e mbështetja në diplomacinë ndërkombëtare kurrë nuk i arriti askush si Edi Rama Ai vënd nuk është vetëm honorik por me përgjegjësi kombëtare . Suksese dhe faqebardhë i iroj
Eh mor Edooo! Bëre ç'bëre, ja shpove "kazanin" Opozitës. Mos bëj shaka kaq të rënda or burrë!
Epo ne jemi vend I vogël . Në tryezën e madhe na paskan ftuar ,dakort, por sa është harçi për këtë ftesë nuk e dimë akoma. Nuk na kanë marrë leje të mëdhenjtë ndonjë herë se si do t'a ndajnë botën. Aty bëhet fjalë për zgjidhje të guximshme për të vendosur paqen e përhershme. Një zgjidhje e tillë është p.sh. vetëvrasja. Vendos paqen e përhershme por kërkon guxim. Donaldit nuk I vjen turp të ta propozojë një të tillë. Nuk më flë mendja deri sa të na e thotë ndokush se sa është fatura e ftesës.
Mos gezoni po qani se iken 1 miliard dollarenga buxheti
Imagjino per nje cast se cdo ndodhte ne medien e Zenit, sikur ta merrte Saliu nje ftese te tille?! Kjo exhte arsya qe shkumezojne te vrerosur non gratat qe ju shkuan miljonat per dhjame qeno.
Pak me te "permbajtur" me komentet ....... Pavaresisht qe shume nga Ne kane mospelqime per politikat dhe "sjelljet" apo qendrimet aktuale te Presidentit Trump,Ftesa per Kryeministrin Rama,per te qene pjese e Krijuesve te ketij Bordi,eshte nje vleresim dhe nje nder i jashtezakonshem dhe i pa precedente ne historine moderne te Shtetit tone ! Mbani parasysh,qe vec "rrethit" te afert te Presidentit Trump,si Sekretari i Shtetit Rubio,etj.,deri tani jane njoftuar si anetare te tij : Kryeministri Britanik,Presidenti Turk dhe ai egjyptian,Kryeministri i Kanadase,Drejtori i Bankes Boterore.Gjithashtu mbani parasysh qe ky Bord dhe Plani i Paqes per Lindjen e Mesme, eshte miratuar ne OKB dhe ne Keshillin e Sigurimit ! Kjo Ftese dhe pjesemarrja ne kete Bord e ben shume me te njohur Shqiperine dhe i jep vendit tone Prestigj ne Arenen Nderkombetare ! Bashkeatdhetaret tane qe jetojne ne Bote (mbi nje milion),ndoshta e ndjejne me shume se Ne,kete "Vecim" te Shqiperise ! Duam apo nuk duam,kjo eshte edhe nje merite shume e vecante e Edi Rmes. Rruga e Dibres
@Një shqiptar..,duhet të kesh buzët me qumësht se fluturon shpejt,si shume të therë këtu si ty,prandaj më mirë lexo @TR..,që e thote me dy fjalē saktë,që të qartësosh trutë dhe të fillosh të heqësh ‘biberonin’ nga goja,se tani hëpërhë je i vogel dhe keto janë lojra të rriturish. Mjer Shqipëria,që si duket erdhi dita që ajo të kthehet në ‘kazanin’ e refugjatëve të parashikuar shumë mirë më parë nga konspiracionistët e tipit ‘Cako’..!
Sa ka paguar per kete shkrese Rama? Nga parate tona natyrisht?!
Paguaj njehere leket per ata qe u permbyten nga puna jote rrumpallhane pastaj merru me gazen