Belind Këlliçi nga Lapraka: Shpëtuam PD nga shkatërrimi, më 24 janar ju presim në shesh për të rrëzuar regjimin e Ramës

17 Janar 2026, 20:40Politika TEMA
Belind Këlliçi nga Lapraka: Shpëtuam PD nga shkatërrimi,

Në takimin e organizuar të Partisë Demokratike në Laprakë, “Foltoren” e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, foli edhe përfaqësuesi i saj, deputeti i zonës Belind Këlliçi.

Ai tha se synimi i mazhorancës dhe Ramës ishte që të shkatërronte PD-në, por me lëvizjen e drejtuar nga Berisha më 2021 u arrit që ajo të shpëtohej.

Këlliçi u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që më 24 janar të mblidhen në shesh në orën 17:00 për të rrëzuar regjimin e Ramës.

“Kemi shpëtuar PD nga shkatërrimi dhe synimet për ta dëmtuar bashkë me ju dhe jemi krenar. Jemi besimplotë se do vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë, për ta anëtarësuar në BE dhe integruar. Falënderim për të gjithë ata që nuk janë nënshtruar për 13 vite ndaj regjimit të Edi Ramës. Përherë zgjidhjet që vijnë nga baza dhe propozohen nga baza, janë gjithnjë më të mirat. Ashtu si lëvizja e zotit Berisha më 2021 që shpëtoi PD-në, ashtu do vazhdojmë të triumfojmë. Fati favorizon guximtarët, ju jeni heronjtë e pamposhtuar dhe pas kontributit dhe sakrificave fati do ju buzëqesh. Mirënjohje pa fund, shihemi në shesh më 24 janar në protestën kombëtare për rrëzimin e regjimit të Ramës”, tha ai mes të tjerash para mbështetësve demokratë.

12 Komente

  1. K
    Kuptoni themelet

    Nuk e di Këllëçi që PD është shkatërruar që në krijimin e saj?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Do te bllokohen llogarite e Zenit kudo ti kete

      Ngavta dije, kush ja tha, nje cope gabeli eshte i mjeri! Trump do ti dergoje Saliut nje tjeter nongrata, tash nga Departamenti i Thesarit.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Kush flet ky Belo krrici shefi I uniformave kafe qe sulmuan bunkerin ne mes te dites ne Tirane dhe qe organizoi sulmin fashist kunder shqupit me banden e Kol bushkoles nga kurbini dhe te Ton Dautit nga Kukesi.

        Përgjigjjuni
      2. p
        penicillina

        ik o flliqesire serbe talibane

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazi

          Si ka mundesi?Fizarmoniçisti fol idiotesira.Pd-ja ka kohe qe ka maru.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ta them une tye

            Kellic! Ne 24 Rama mund te jete me Trump! Tek Bordi! Protestoni qe te mos largohet, te jete ne zyre per protesten e fuqishme te nja 200 personave U dhi muhabeti! Trump nderhyn dhe po ju prish protesten tuaj partiake. Kujdes mos harro flakadanin te henen ne Parlament.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Nuk na the kur e ke daten e paraqitjes ne Spak?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tiku

                Kellici me duket se ke mbete akoma tek ura e mifolit por ike more idjote ti mundshe mebledhe 50 vete je ne rregull. Kellici a e dine ti se Rames Trompi i ka cuar ftese te vecante personale ne pjesmarjen e tij ne Amerike.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E rrezoje Tiku

                  Tre here ne jave e rrezojne Ramen keta qesharaket...... Tre here e rrezone Tiku Qukapiku Tre here e rrezone Pilinçi.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Regimi i Rames me ju kriminela dhe antishqiptar do te vazhdoje deri ne 2050 o keriç .Kur do te japesh llogari per fallcifikimet e vules o gabel ? Pd epret nje shkaterim total , dalje jasht sistemit .

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      veni

                      Ja dhe KRRIÇI do rrëzoi Ramën me 10 shpellarë....Trampi e vlerëson shpellarët duan ta rrëzojnë.....

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Une

                        Ke te drejten kerriç. Duket qe PD sot eshte shume me mire seç ka qene ( ironi- nese nuk e kapet)

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje