Andoni: Salianji ka avantazh politik, por i duhet një platformë për t’u ndarë nga Berisha (VIDEO)

18 Janar 2026, 16:38Politika TEMA
Andoni: Salianji ka avantazh politik, por i duhet një platformë

Analisti Ben Andoni vlerëson se Ervin Salianji ka disa avantazhe reale në situatën aktuale të Partisë Demokratike, duke nisur nga mosha e tij e re, ambicia dhe fakti se përballë tij nuk ndodhet më “e djathta e egër” e viteve të para të Sali Berishës. Sipas Andonit, kjo krijon një hapësirë politike që Salianji mund ta shfrytëzojë, por vetëm nëse ndarja me lidershipin aktual mbi baza institucionale e statutore dhe jo përmes përplasjeve personale.

Andoni thekson për TemA se një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike nuk mund të mbështetet vetëm te retorika apo qëndrimet publike ndaj Berishës. “Ndarja duhet të bëhet duke u nisur nga respektimi i statutit të PD-së,” shprehet ai, duke argumentuar se ky është dallimi mes një akti politik të qëndrueshëm dhe një reagimi të përkohshëm.

Sipas Andonit, hapi i domosdoshëm është shpallja e një platforme të shkruar, një dokument politik që të artikulojë qartë arsyet e nisjes së një lëvizjeje të re. Ai rendit si elemente thelbësore qeverisjen e gjatë në krye të partisë, fillimisht nga Berisha dhe më pas nga Basha, përçarjet e vazhdueshme dhe humbjet elektorale, duke theksuar se vetëm përmes një dokumenti të tillë mund të ndërtohet legjitimitet politik.

Analisti shton se edhe pse statutet shpesh nuk respektohen në praktikë nga drejtuesit politikë, dokumenti i shkruar mbetet dhe ka vlerë historike. “Ai që vjen pas Salianjit, nëse Salianji nuk arrin ta përballojë kandidaturën e Berishës, do të nisë mbi këto shpatulla,” thotë Andoni, duke lënë të kuptohet se sfida është e vështirë, por se një platformë e qartë mund të krijojë themelet për një rindërtim afatgjatë të opozitës.

Ndiq intervistën e plotë: https://youtu.be/xZkxkJTuvr8

 

1 Komente

  1. L
    Luli

    Ben kam respekt per kulturen dhe inteligjencen tuaj, por mos e fyeni ate. Salijanji avantazh?????!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje