Shtëpia e Bardhë konfirmon se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë tre vjeçar.
“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me Bordin e Paqes (BOP)”. Është kjo përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për gazetaren e A2 CNN Fjorela Beleshi, e cila kërkoi informacion në lidhje me ftesën për Shqipërinë.
Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar”.
“BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.
BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, sqaron Shtëpia e Bardhë gazetaren e A2 CNN.
Nē konfliktin me lindjen e mesme kemi qēnē peshore e ministris sē drejtēsis.Nē njērēn anē kemi organizuar 30 protesta pro Palestin nē sheshin Skenderbej, dhe nē anēn tjetēr i kemi kērkuar Izraelit tē merr masa radikale pēr sulmin e 7 tetorit.Sot Shqipēria ka 90 % tē popullsus me besim mysliman, dhe askush mē mirē se vēndi ynē nuk mund tē jetē nē kētē tryez bisedimesh.
Ore i çarmatosur , Shqipëria ka 60% myslymanë sipas censusit të fundit e jo 90% siç ja fut ti , idiot .
Nuk u lodhet duke mashtruar publikun ju gazetare qe paguheni nga lek krimi? 1$ bilion per vend permanent ne bord OSE rrotullim cdo 3 vjet. Lind pyetja me leket e kujt do qe te futet ramazoni tek ky biznesi i ri i trampit? me leket e tija apo te publikut? Dhe me kryesorja pse lyp te futet vendi jone tek ky biznes i trampit?
Maraz te madh paske o Detkërmë. Ha bar ha që te qetsohesh.
Uuuu pyeten deri ne DASH , çfare kazanesh
Gabim. Duhej te kishte nje fare shume qe te kompesohej me shumat e loibimeve te non grates. Te dhjefsh mu ne Spak qe nuk I gjykon vjedhjet dhe krimet e Saliut .