Ervin Salianji iu përgjigj nga Lezha deklaratave të Sali Berishës se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Kryesia e PD.
Salinji tha se Statuti i PD nuk njeh përjashtim për mendimin ndryshe.
Mesazhi i Salianjit ishte për Berishën duke i kujtuar se Statuti i PD parashikon largimin e lidershipit kur humb zgjedhjet.
"Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët, mace me qeverinë? Anëtarësia përjashton lidershipin me votë dhe jo e kundërta. Kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën sikur sillet si tigër me demokratët, por pas çdo palë zgjedhje bëjnë mjau-mjau përballë qeverisë. Ç’është kjo? Demokratët nuk ka forcë që i ndalon, demokratët janë të fortë për t’u përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë nëse vendoset në themel meritokracia. Edi Rama nuk mundet duke përjashtuar demokratët, por duke krijuar garë, votë, mundësi për të ecur përmes meritës, këto duhet të prevalojnë në partinë tonë.
Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe, PD është demokratizuar me statut. Statuti të largon vetëm për një arsye, jo nga mpartia, por të largon nga lidershipi nëse humbet zgjedhjet. PD e ka fuqinë për të përfshirë njerëz të rinj." - tha Salianji.
Me kete performance te jashtezakonshme, Salinjani ne se do te ishte Kryetar i PD-se do ta rrezonte regjimin e Rames brend a nje ose 2 muajve. Berisha ben gabim qe nuk i leshon vendin Salinjanit. Pastaj Salinjani ka edhe nje begraund te shkelqyar edhe para syve te botes pasi ka qene i burgosur politik. Salinjani eshte sot Mandela i Shqiperise. Sot PD dhe opozita e ka gjetur Udheheqesin e saj dhe neser Shqiperia Kryeministrin e saj dhe ky eshte Ervin Salinjani. Cdo dite qe vonohet kjo profesi eshte ne dem te PD dhe Shqiperise.