Nga Ylli Manjani
Nuk më impresionon fare ajo letër apo ftesë që Edi Rama ka marrë nga Donald Trump, për të marrë pjesë në një bord paqe.
Nuk jam ndonjë fans i këtyre gjërave, për më tepër që nuk mendoj se Shqipëria fiton ndonjë gjë. Aq më tepër në këto shpikjet e Trumpit në hapësirën ndërkombëtare janë të gjitha të bazuara në llogari tregëtare. Nga kjo tregëti ne nuk kemi haber e as këllqe që të konkurrojmë.
Neve nuk na hyn asgjë në xhep nëse Edi Rama e ka mirë apo jo me Trump dhe, do jetë apo jo anëtar i një bordi paqe për Gazën. Shpresoj që të paktën të mos na dalë gjë nga xhepi....
Po të mos ishte ajo narrativa idiote e PD, sipas të cilës Trumpi do rrësojë/rrëmbejë/fusë në burg Ramën, askush nuk do shkonte te berberi këtë fundjavë për të komentuar atë letër të Trumpit.
Asaj letre i dha valencë PD, me narrativa e reagime idiote. Kanë ndërtuar një kauzë për protestë mbi këto idiotësira, ndaj dhe u kapën gafil.
Ndërkohë, një opozitë për të qenë, ka të paktën 300 kauza vendase për të protestuar. Vetëm për hesap të Trumpit, ca më keq akoma për hesap të marrëdhënieve personale të Tij me Ramën nuk ke se çfarë proteston.
Se ja ta zëmë se Trump dhe Rama shkojnë keq e ça pastaj?!
Askush nuk fiton, as opozita nuk fiton gjë nga një armiqësi Trump-Rama. Atëhere pse ky entuziasëm? Aq më tepër entuziasëm fals i bazuar në narrativa gjërash të stisura.
Kjo narrativë e PD i dha vemendje të shtuar asaj letre ftesë të Trump për Ramën. Ajo letër në fakt nuk ka asnjë vlerë tjetër, përveç se sfumimin narrativës false të PD. Asgjë më shumë.
Ti ylli duhet te kuptosh qe njerezit gezohen nqs trump e zhduk ramen jo se jane me berishen. Ata jane pa shprese qe gjerat te ndryshojne nga brenda dhe presin qe Trump, amerika, SPAK u, t ju heqin qafe berishen dhe ramen. Ketu e ka bazen gezimi. Dhe populli ska lidhje fare me as me militantet e PD qe duan ti hiqet non grata non grates e as me pateonazhistet e Ps qe e kane te lidhur rrogen me fatin e Ballukut e te Rames. Populli po sundohet nga nje kaste e neveritshme si Berisha dhe Rama njeri ne opozite e tjerri ne pushtet. Shpresa eshte tek Amerika. Urojme te shpetojme
Ore Sqarim ose Sqari, fatkeqesisht Amerika per momentin drejtohet nga nje president i kapur prej koqesh nga Putini dhe po te shikosh te gjitha vendimet e tij, perfshi edhe skandalin per grusht shteti perpara 5 viteve kur nuk u rizgjodh president, kerkojne qe bota te destabilizohet perfshi edhe vete SHBA-te. Keshtu qe shpresa tek Amerika nuk mund te jete per sa kohe kemi kete kukell te Putinit ne pushtet. Tashme kete gje e di e dine te gjitha shtetet e botes dhe po krijojne mbrojtjen e tyre, gjithmone duke mos i dalur hapur derisa te vije momenti i pershtatshem. Mbase keto qe te them te duken brockulla, por koha do ta tregoje qe kam te drejte.
Po o Xha Braho fakt është se është kukull e Putinit por duhet të dijsh se edhe Çifutët ja kanë futur ko..et në sirdar dhe e hapin e mbyllin sipas nevojës. Ky kokëportokalli nuk ka lidhje me udhëheqjen (kryetarllëkun) e SHBA.Ky matrapaz,xhambaz, shfrytëzon pozitën për pasurim personal.Ky për hiret e veta pērdor ushtrinë,shërbimet intelegjente për shantazh psh.Iran,Venezuela,Ukrainë,NATO etj.Mbajeni në mënd me sa pasuri e nisi mandatin e dytë dhe me sa do të del!(Për dijeni mandatin e parë e nisi me 4 dhe në fund të mandatit doli me 40 miliard $). Kur mori mandatin para një viti unë dhash një prognozë 18 deri 24 muaj,pra nuk do ta kryej tërë mandatin për shkak të impiçmentit që do ti kërkohet nga demokratët dhe republikanët.
Shqiptaret Duhet te drejtohen vetēm nga tē huajt. Ata kur jane drejtues ,duan vetem te shtypin, mposhtin, ofendojne, injorojnē, ulin, zhveftesojne, poshtrojnē, vjefhin, korruptojnē , shesin pordhē, te duken ata we nuk janē, te fryhen si gjeli majē plehut, tē nxisin urrejtje, tē vrasin, etj, etj.
O z.Ylli! Po shpellari thuji ti Sa te duash e si te duash ai ka mendjen e vet hileqare, vec cfar mendon ai duhet bahet ose cfare I intereson atij . Ne kete rast shpellari i intereson vetem zhurma per du duk se dikush asht, ka shum qej qe lehin kot vecse kan frig e duan te ndihen. Sales i ka mbete tash vetem te duket se po leh, qe ta shikojne mbeshtetesit e eproret ne Beograd. urojm qe mortja ta marre Sa ma shpejt qe Shqipnija te bien ne qetsi.
Gjate gjithe historise, Shqiperise nuk i ka ardhur asnje gje e keqe nga SHBA dhe aleanca me te. Edhe nga kjo ftese nuk i vjen asnje gje e keqe, por shume gjera pozitive, qe Manjani nuk do ti vleresoje, jo se nuk i di. Fakti qe eshte ftuar Rama, ketij i ka errur syte dhe logjiken. Ajo nuk eshte nje ftese e thjeshte dhe nje formalizem, sic kerkon ta paraqese dhe ule vleren Manjani. Se pari, vleresohet Shqiperia dhe i rritet autoriteti ne bote dhe Evrope. Se dyti, eshte nje ndihme e Amerikes per antaresimin e vendit ne BE. Se treti, nepermjet ketij Bordi ndihmojme per paqen jo vetem ne Gaza, por kudo ne bote, me aq sa kemi mundesi. Se katerti, kjo ftese i tha SB mbylle gojen se je nongrata dhe nuk ke integritetin e duhur per te folur dhe sulmuar kundershtaret e tu politike, pasi jane me larte se ty. Se pesti, eshte vleresim per Ramen qe mori mandatin e katert nga populli shqiptar. Se gjashti, i thote Rames qe te vleresojme, kontribuo per paqen boterore, por filloje nga vendi yt, duke kontribuar per perparimin e tij dhe paqen sociale. Etj.
Vazhdojn komentet me IA ( Inteligjencë Artificiale ) , pamvarsisht se janë minimizuar . Së shpejti do të venë drejt ZERO ( 0 ).