Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të kritikosh nga jashtë dhe se vërtet nuk i di të gjitha

19 Janar 2026, 08:30Politika TEMA
Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat mes politikës, filozofisë dhe medias.

Zonja Rama bëri një ndarje të qartë mes filozofisë, që kërkon kohë dhe jep ligjshmëri, dhe politikës, që është arti i të përditshmes dhe veprimit.

“Dinamika e politikës është tjetër nga ajo filozofike. Aq i larmishëm sa është realiteti, aq të larmishme janë edhe vendimmarrjet apo mënyrat që politika gjen. Është kollaj të kritikosh nga jashtë. Jeta pranë Edit më ka mësuar gradualisht se vërtet nuk i di të gjitha. Një njeri duhet t’i japë mundësi vetes që të mos e çojë gjykimin deri në ekstrem. Thjesht e kam mësuar: ti nuk i di të gjitha. Tani e kam bërë timen. Gjykimi i padrejtë është ngarkesë negative.“, tha ajo.

Sipas saj, kalimi nga bota e ideve në atë të vendimmarrjes shpesh shoqërohet me kompromise të dhimbshme për integritetin e mendimtarit.

“Kam parë filozofë që kanë hyrë në politikë, por që janë zhveshur si filozofë. Ata pranojnë deformimin për hir të politikës,” tha ajo, duke shtuar se personalisht nuk e justifikon këtë qasje as “për një të mirë të madhe”.

Në analizën e saj për aktorët shoqërorë, Linda Rama e cilësoi pushtetin si të dominuar nga egoja, ndërsa shoqërinë civile si “ndjeshmëri e shtuar” dhe një “zile” që pushteti duhet ta dëgjojë. Ndryshe nga shoqëria civile, për median ajo u shpreh:

“Shoqëria civile ka nevojë për pushtetin, sepse ajo është ndjeshmëri e shtuar. Kurse pushteti është i pushtuar nga egoja. Shoqëria civile është një zile që duhet ta dëgjojë pushteti. Ata mund të bashkëjetojnë duke u dëgjuar njëri me tjetrin. Nuk mund ta them këtë për median. Media, si pushtet, nuk është e zhveshur nga egoja. Media e ka raportin me të vërtetën. Por janë edhe përgjegjësitë, si kodi në raport me ligjin, mjedisin, lirinë; dhe nëse ti i ke plotësuar këto, liria ka kuptim”, tha zonja Rama.

26 Komente

  1. A
    Asd

    Kete qe thua ne e kuptojme. Ajo qe nuk kuptojme eshte pse liderat shqiptare nuk shkulen nga karrigja? A e ke pyetur ndonjehere, pse nuk ben nje ligj ku asnje individ (sado i suksesshem) te mos qendroje ne pushtet me shume se 4 vjet? Ose pse nuk ndan rolet e politikes me ekzekutivin? Pse nuk lejon listat e hapura 100%?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per dijenine tende Asd i/e nderuar

      Perderisa e voton populli, kushdo duhet te qeverise sa mandate te kete energji dhe tru. Merkel ishte 16 vite Kancelare, shkelqeu, dhe tash gjermanet kane nevoje perseri per ate. Lexo Asd per Singaporin dhe do mesosh si punon demokracia e vertete atje tek ai tiger i Azise. Kapitalizmi demokratik po deshton se ben zgjedhje cdo cdo dy vjet mesatarisht, e keshtu nuk punohet me vizione e plane te pakten 5-vjcare te mirepergatitura, dhe kete na e meson Kina kapitaliste larg komunizmit.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Merkel shkelqeu. Ndonje ndonje shkelqim nga sulltanati yne nuk po shohim. E ketu eshte problemi. Se si nje qeveri e korruptuar e nje KM minimalisht i paafte, ne nje vend deformohet vullneti i qytetareve, vazhdon dhe eshte ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sulltans of Swing !!!

          Meqe more shembull Merkel , pasi iku nga pushteti , kishte pasuri vetem apartamentin e saj , eshte bere nje reportazh ku ishte filmuar cdo dite levizte me tramvaj apo autobuz , nuk kishte makine personale...........kurse "Ajatollahu Rama i pare" qe pa ikur nga pushteti , te pakten Sarajet ne Surrel i ka ndertuar ...e sigurisht me paret e rroges.Po nuk eshte vetem ky , te gjithe funderrinat e politikes 35 vjecare jane pasuruar si grykes ...dhe cfare eshte me e keqja akoma nuk jane ngopur ...vjedhin , e vjedhin , e vjedhin edhe 1 dite para se te hyjne ne varr aty do e kene mendjen.....por 1 dite me pas , ate qe ndoshta nuk do e beje Spak-u , do e beje Dikush tjeter !!!!!....edhe Rama e di kete , sa here del kohet e fundit , permend gropen 2 metra , dhe perballjen me Shen Pjetrin !!!!!

          Përgjigjjuni
      2. R
        Ramazoni

        Keshtu ju tha the Ramiz Alia studenteve : " daleni, daleni se nuk i dini te gjitha " .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Totoi

          Respekt per ju znj.Linda.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Linda Rama per Presidente, mbushjani mendjen

            Linda do ishte nje Presidente qe do ta nderonte Shqiperine.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Jo çdo gje qe shkelqen eshte flori.

              Përgjigjjuni
          2. C
            Cifti Ramadutlleku

            Po shkoni si cift keni vjedh gjysmen e shqiperise, urte e bute ende po vidhni cdo prone me firmen tij. Po do tju kthehet pas e do nxjerrni ato hajdutllek nga aty ku nuk thuhet, koha ka filluar te numeroj prapa (cdo qytetar,cdo lajm dine gjithcka jeni mbytur ne korrupsion gjigand qe ka historia e shqiperise deri ne mediat e huaja flitet pa fund keni pushtuar institucionet e shqiperise si hajdutera)

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eni

              Edin e mesove ti te vjedhe shqiptaret apo te mesoi ai ty?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shoku i Nastradinit

                Pyetje e bukur.

                Përgjigjjuni
              2. z
                zera nga konaket e surrelit

                Cfare na e nxirrni kete haneme te surrelit, nje interprete vulgare ne pamje dhe permbajtje te shallvareziut, diabolikut bojaxhi,qe i perdor te gjithe veset e mbrapeshta dhe mjetet perverse njerzore, per ta mbajtur sa me gjate te pushtuar, kete vilajet te humbur.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toma

                  Do te ishte nje nder dhe krenari e madhe per cdo shqiptar dhe per Shqiperine qe kjo te behej Presidente dhe Rama te jete Kryeminister. Do te ishte nje cift qe do ta conte Shqiperine 100 vjet perpara por edhe do ishte nje model qe do te perqafohej nga vendet e tjera sidomos ato perendimore. Keta jane akoma te rinj dhe mund ta qeverisin vendin edhe per te pakten 5 mandate derisa Zaho te fitoje pjekurine e plote dhe te marre stafeten kryeministrore.keshtu edhe nongrates e nongratave te tjere do tu mbyllej dera pergjithmone dhe shqiperia do mbetej edhe ne te ardhmen socialiste dhe do bente rekord boteror pasi PSudheheq qe nga viti 1944 me nje nderprerje te vogel 13 vjecare te nongrates.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhezo Smokthina

                    Toma, ideja juaj Linda Presidente, Rama Kryeministër dhe përfundimi llogjik se ky "Do te ishte nje cift qe do ta conte Shqiperine 100 vjet perpara por edhe do ishte nje model qe do te perqafohej nga vendet e tjera sidomos ato perendimore." është vërtetë shumë mbreslënës. Natyrisht, ti tallesh e bënë shaka, por mos të duket aspak çudi që për këtë këta vërtetë mendojnë e nuk i zë gjumi. Por ka një rrugë shumë më të thjeshtë, historikisht të njohur, të dalë dikush nga deputetët e të propozojë, se forma monarkike e drejtimit të shtetit është shumë më e përshtatshme për konstruktin tonë shpirtëror si popull. Për t'u realizuar kjo mjafton shpallja e Edi Ramës mbret dhe gjithçka zgjidhet. Sa për kundërshtimet dhe pretendimet që mund të vinin nga Princi Leka, këto do të ishin të jashtëligjshme, sepse parlamenti i parë i pasluftës e kishte shfuqizuar monarkinë e Zogut. Pasi të shpallej mbret, ajo që pritej të përcaktohej do të ishte forma monarkike, absolute apo konstitucionale. Por ky kish për të rezultuar një problem fare i thjeshtë, që zgjidhej fët e flat, ngrihej Taulant Balla, propozonte formën absolute dhe të gjithë deputetët edhe ata të opozitës ngrinin kartonat dhe me kaq çdo gjë merrte fund

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teodor

                      Po dakort por ps te zgjedhe mbretin sipas kesaj qe thua. Une jam we ps te zgjedhi nje kryeminister tjeter. Ky e mbylli ciklin per keq.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhezo Smokthina

                        Bëra një koment këtu, por redaktori i komenteve, shoku i lavdishëm Ylli Pata, sa sheh nickname-in tim, duket ndjen një kënaqësi të parrëfyer për t'a flakur pa më të voglin hezitim në kosh. Dhe kjo ndodh për faktin e thjesht që unë nuk fyej. Sepse, merret me mënd, po të përdorja një fjalor të përshtatshëm për shtëpitë publike, Pata dhe gazeta Tema, e ngjashme me to do t'a shfaqte pa më të voglin hezitim.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mediu që sdi

                        Linda mirë fletë në teori dhe ai Rama e thotë që ka shumë për të bërë Moj zonjë më thusj me kë rri(shokët) të themë se cili je Shokët e partis hajdut, shokët e qeveveris hajdutë, shokët e bashkis hajdutë administratat kudo kudo qeveri gjyqësor polici shëndetsi bashki të koruptuara Ne të besojmë që Rama nuk ka parë gjë akoma Ose sipas zonjës Linda nuk i di të gjitha Zonjë nuk i bie dotë drejtë është i molepsur vetë Rama

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zeri qe ka nevoje te shpetohet

                          Po perse gjithe kjo ligesi o njerez? nese keni nevoje te shkarkoni toksinat qe ju kane prekur shpritin dhe trurin shkoni ne palester dhe bjerini thesit me grushte, ne kete menyre shpetoni veten dhe shoqerine.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ardi

                            Zeri qe ka nevoje...Po si te shkojme ne palester me barkun bosh. Ku i cili dhe ai pak kursim qe mund te bejme shkon per te ushqyer femijet tane. Duke ditur qe kjo me te shoqin pijne shishen e veres 30 mije euro.

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Kuksjan

                            Edi eshte burre i zgjuar inteligjent dhe largpames

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              eli-tiv

                              ...Respekt per Ju !!

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Real

                                Respekte Toma per komentin por njerezit nuk kuptojne .

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  ZGJOHU POPULL

                                  Κυ Pysni ju o popull !50 vjet Enver Hoxha ju ju kaloi ne "mulli" te diktatures proletariatit e ju ktheu ne majmuna te PPSH qe edhe ne gjum therrisnit Rroft Partia roft Enver Hoxha Ju percau ne emer te llahtares "luft klasash"deri brenda ne familje pa le jasht saj ku sdije nga te vinte "rrufeja"Por te pakten ju shtroi me dhe pa dajak te ndertoni e te trashegoni vepra qe i kishin zili dhe armiqt ! Kaluam nje jet te varfer me sakrifica pa shtrir doren por te pasur ne vepra qe nuk haroen ,pa borxhe dhe pa kte hajduteri rrenqethese miliardash qe futen na xhepat duke filluar nga strategui i VICIDOLITqe hodhi ne er te mundimin 50 vjecar te ketij populli hero e te nenshtruar Bashkpunimi me palloshin e pacip esht i qart dhe therret Si si keni kurajon ti nenshtroheni tani kesaj hajduterie me dimensione kozmike qe nuk di me ke te krahasoj e dikush ketu kerkon ta kemi perjetesisht mbi kok kete Pallosh kryehajdut ordiner i shitur ne hajduteri deri ne armik qe spo di cte bej me "ushtaret" qe i mbushen brekushet dhe thesin e madh dhe paturpesisht po ju del zot pasi ka ven ne dor GJykaten Kushtetuse Nuk ka kuptim te zgjatem kur hajduteria deri ne krim ka fytyr dhe emra !!!!!!!!!!!!!!!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Teodor

                                    Dinari Serb nga viti 2023 eshte rritur me 2 pike po ashtu dhe Maqedonasi. Leku 97 me Euron nga 140. Na e shpjego pak zonje se je ekonomiste. Ekonomia Serbe performance shume here me mire . Serbet kane me shume emigrante. Lane me shume remitanca. Si shpjegohet pra????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trendelina

                                      Ilir Meta u be i urryer prej gruas, pra Monikes, qe nuk njihte kufi ne te vjedhur.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lani

                                        Te mesoj se si te vjedhesh bashke me ballukun

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje