Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon këtë të hënë, më 19 janar, një konferencë për shtyp me fokus ftesën e Donald Trump, drejtuar kryeministrit të vendit Edi Rama, për t’ju bashkuar “Bordit të Paqes”, Organizatës së re Ndërkombëtare të ideuar nga presidenti i SHBA-ve.
Gjatë fjalës së saj ministrja Spiropali e konsideroi këtë ftesë një vlerësim të lartë që i është bërë Shqipërisë nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ftesa e presidentit të SHBA-ve është vlerësim gjithashtu për lidershipin e kryeministrin Rama, i cili është ftuar personalisht që të jetë anëtar i bordit.”, tha Spiropali.
Megjithatë ministrja kritikoi reagimet e shumta që kanë qarkulluar në media dhe nga opozita duke thënë: “Ky lajm i mirë për emrin e Shqipërisë është pasuar nga një lumë marrëzish…”
“Pikërisht në një moment me simbolikë e peshë të veçantë periferia e skenës tonë politike përndrizet a thua se Shqipërua u ftua me trurp. Në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj lloj tregimesh me miliarda dall që do paguajmë për bordin..”, shtoi ajo.
Sipas ministres, kjo ftesë e drejtpërdrejtë e presidentit Trump konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjelltë të stabilitetit strategjik.
Më 18 janar, kryeministri Edi Rama shpërndau ftesën që mori nga presidenti Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit. Ai e ka ftuar Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë që të bashkohet si shtet anëtar themelues dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.
Kryeministri thotë se kjo arritje do të bëjë së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të paqes së përhershme.
hahahahahaahahahah Elisa
Nastro, Elisa për shkollën amerikane që ka bërë, për dy mastera në Londër që ka kryer, për shkollën në Shqipëri me medalje ari dhe për 3 gjuhë të huaja që flet, bën nga një Nastradin çdo mëngjez . Harova të them që është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte shëmbullore . Është një politikane, që e bënte Sali Viçidollin në parlament , që mos dinte ku fuste kokën . Ndërsa një injorant si ti, e bën të qeshë .
Elisa eshte karikatura e shtetit. Nje injorante qe se ka shoqen.
Po boll moj vajze se u bete boze me keto idiotesira! Edhe Vladimir Putin ka mare te nejten ftese. Qe ne vetevete, nuk do te thote asgje.. po asgje fare fare!!
Sot u ftua dhe ShejtanJahu. Vetem Palestinezet nuk u ftuan.
mora vesh qe dhe vietnami , laosi , kamboxha , burkina faco kishin marre ftesa . pse duhet ta konsiderojme ne kete ftesen per palloshin tone si nje fitore ?
Kjo vazhdon e jeton akoma ne boten e cudirave
Eshte koha qe Sales t'ja bejne nongrata ne katror. Dhe te shpallet armik I Trump dhe I USA. Legends e PD keto dite .e komentet qesharake qe bejne po e fundosin plotesishte Berishen budalla dhe familjen e tij. Te kritokosh pje.arrje e ER ne Bordin e Paqes per Gazen eshte eshte kundershtim I plote I politikes se Trump per Paqen ne Bote.
Elisa eshte turpi i qeverise. Nje megafon i edi rames pa asnje lloj karakteri e mendimi tendin. Te kujton lajet e koheve te shkuara