Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ për Gazën, ish-diplomati: Vendi nuk është zgjedhur rastësisht

19 Janar 2026, 11:40Politika TEMA
Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ për Gazën,

Shqipëria do të jetë në Bordin e Paqes për qeverisjen e Gazës për të paktën një mandat 3-vjeçar me të drejtë rinovimi nga presidenti Donald Trump dhe nuk do duhet të paguajë para për te qenë pjesë.

Në lidhje me këtë çështje ish-diplomati Lutfi Bilalli përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në Report TV tha se Shqipëria nuk është zgjedhur rastësisht. Sipas tij një nga arsyet është harmonia mes dy religjioneve fetare.

“Bordi i Paqes është do të udhëhiqet nga presidenti Donald Trump. Kjo organizatë do të menaxhojë situatën në Gaza. Është një instrument që kërkon që në Gaza të vendoset një rend i rregullt. për këtë nuk ftesë më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB. Kryeministri mund ta shfrytëzojë faktin se Shqipëria është pjesë e këtij bordi. Edhe Shqipëria nuk është zgjedhur rastësisht, unë mendoj se arsyeja është se Shqipëria përfaqëson një vend me shumicë myslimane. Është një vend që gjithashtu ka një harmoni përsa i përket religjioneve fetare”, tha Bilalli teksa shtoi se  Trump ka bërë një përgjedhje qoftë kontinentale por edhe nga elemente të tjera siç është aspekti politik.

Sipas ish-diplomatit, presidenti amerikan Donald Trump e di se çfarë do dhe i ka të qartat synimet e tij.

“Amerika me presidentin Trump ka hyrë në një fazë ku e di qartë se çfarë do. Trump tregon qartë se çfarë do, duket politika agresive e tij. Lindja e Mesme është një pikë strategjike për të gjithë ato vende që duan të jenë fuqi botërore. Edhe rreth planit të Gazës ka shumë për të bërë, nuk është zgjedhur akoma konfliktet Palestinë-Izrael. Mendoj se amerikanët janë një OKB e dytë. Sa i përket çështjes së Groenlandës, ai tha Groenlanda është më shumë sttaregji ekonomike për SHBA.

“Amerikanët kanë hyrë në një fazë o të gjitha o asgjë”, tha ndër të tjera ai.

13 Komente

  1. P
    Parruca

    Shqiperia nuk eshte zgjedhur rastesisht por si vendi qe pranon sistematikisht plerat e SHBA. Nuk kishin ku te conin muxhaedinet, i sollen ne Manëz, nuk kishin ku te shkarkonin afganet i sollen ne Shengjin. Tani me siguri dalin disa qindra mijera palestineze teper qe askush nuk pranon ti marri, epo ja ku eshte Shqiperia nje xhiro me anije larg.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      "" arsyeja është se Shqipëria përfaqëson një vend me shumicë myslimane. "" .. Jo more ish ambasador.. joo.. Shqiperia u ftua ( si dhe 100 shtete te tjera ) , me qellim qe te anashkalohet OKB. Trump po krijon "OKB" e tij ku gjithcka do te kontrollohet nga ai. Ne u zgjodhem se jemi bythlepires te devotshem si te amerikaneve ashtu dhe te cifuteve. Por ajo qe me terhoqi vemendjen ishte se Asnje palestinez nuk eshte ftuar dhe sot eshte ftuar ShejtanJahu . Kane ftuar kasapin e Gazes te shohi me syte e tij se si Trumpo do mbuloje krimet dhe gjenocidin e tij.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironsi

      Do shtoja dhe që i paguan kollaj 1 miliardë Euro se e rrjepin kollaj popllin. Nafta, buka, mishi, qumështi, damotja dhe letra e bythës më e shtrenjtë se në Itali.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Steve Witkoff (I dërguari special i Trump për paqen në Gaza) Jared Kushner (Sipërmarrës, dhëndri i Donald Trump) Hakan Fidan (Ministër i Jashtëm i Turqisë) Ali Al-Thawadi (Diplomate, Katar) Gjeneral Hassan Rashad (Drejtor i Inteligjencës së Egjiptit) Tony Blair (Ish-kryeministër i Britanisë së Madhe) Marc Rowan (Sipërmarrës amerikan, CEO i Apollo Global Management) Reem Al-Hashimy (Ministre, Emiratet e Bashkuara Arabe) Nikolaj Mladenov (Politikan dhe diplomat nga Bullgaria, Koordinator Special i OKB-së për Paqen në Lindjen e Mesme) Yakir Gabay (Sipërmarrës qiprioto-izraelit) Sigrid Kaag (Diplomate, Danimarkë. Koordinatore Speciale e OKB për Paqen në Lindjen e Mesme)

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kaniuktura

        Normal qe do jete dhe Ramsi. Perderisa Toni Bleri eshte aty, do jete dhe gjigandi jone. Kot e bleme Diellen nga instituti i gruas se Tonit ?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Problemi eshte çfarë do te thote strategu i diplomateve dhe antikomunist i Nesho.Ai i di mire se shkruan ne gazeta amerikane kunder narkotrafikantit Rama dhe narkoshtetin Shqiperi

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rroku

            O Ndoc mos ki merak, se karma it’s bitch

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shqipetari

            Patjeter qe nuk eshte rastesi. Ne nuk duhet te japim mendimin tone, duhet te bejme cfare te na urdherojne ata qe kane edhe thiken edhe shalqinin. Jo te gjitha vendet jane ta gatshme ta bejne kete..

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

              O budallenj, eshte nje numer shume i madh vendesh qe jane ftuar. Jane dhjetra vende, nuk eshte ndonje ftese "speciale" per Shqiperine.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax

                Për momentin e kanë pranuar ftesën me kënaqësi nga presidenti Trump disa kryetarë shtetesh si Rama, Urban, Erdogan dhe kryetari i Partisë Komuniste të Vietnamit!!!!!!!! Putin po e shqyrton dhe po ashtu edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut!!! Shoqëri e këndshme!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teme

                  Keta islamiket na turperuan....kudo na shohin si muslimane..... kesaj I fryne dhe politikanet duke filluar nga Rama....kete Bilal se kam degjuar kurre...o Bilal nuk ka me shume se 5 % besimtare muslimane Shqiperia...meqe jetoj ktu e di se sa jane . Mos u fryni kot ceshtjeve fetare se jane me rrezik kto pune.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AS

                    Shume keq qe ne Shqiperi behet politike jo me performancen e qeverise, partive, politikaneve, por behet me fotot, ftesat, ose fjalet e te huajve. - - - - - - Ftesa eshte politike dhe gjitheperfshirese nga US (https://time.com/7347276/board-of-peace-gaza-un-trump-billion-dollar-membership-fee/). Eshte me para per ata krere qeverish qe duan te qendrojne me shume se 3 vjet. - - - - - Per Shqiperine ftesa shihet si tregues suksesi, por i eshte derguar rreth 60 kryemistrave ne bote (https://english.elpais.com/international/2026-01-19/the-gaza-board-of-peace-60-countries-invited-for-a-fee-of-1-billion-each.html)

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Umor Isti

                      Mos na ka ngatërruar me Armeninë, se e ka bërë disa herë.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje