Nëse ka një gjë interesante për t’u ndjekur me kureshtje në gjyqin e Erion Veliaj, nuk janë provat, as akuzat, por rekordet e një sjelljeje qesharake të gjykatës, e cila pas çdo seance vendos nga një rekord të ri. Sot, në këtë proces, u vendos një tjetër rekord, këtë herë në nivelin e humorit absurd.
Prej seancash me radhë, Veliaj ka kërkuar një gjë elementare: të njihet personalisht me dosjen e hetimit ndaj tij. Jo për kapriço. Jo për teatër. Por sepse çdo njeri ka të drejtë të dijë se për çfarë duhet të mbrohet. Si mund të mbrohesh ndaj të panjohurës?
Përgjigjja e drejtësisë ka qenë monotone dhe mekanike: “Dosjen e ka marrë avokati.”
Pra, ty të refuzohet e drejta për t’u njohur me akuzën që rëndon mbi ty.
Në një moment grotesk, i pandehuri arrin në përfundimin absurd se mënyra e vetme për të parë dosjen është të heqë dorë nga avokati dhe të mbrohet vetë. Avokati, i vendosur në një pozitë të pamundur, pa të drejtë konsultimi real me klientin që nuk e njeh çështjen, jep dorëheqjen. Gjykata cakton avokat kryesisht. Problemi, teorikisht, zgjidhet.
Por në vendosjen e rekordeve qesharake, drejtësia shqiptare nuk zhgënjen kurrë.
Sot, avokatja e caktuar nga vetë gjykata, jo nga Veliaj, kërkon kohë për t’u njohur me një dosje prej 60 mijë faqesh, në mënyrë që të mund të kryejë detyrën e saj. Kërkesa refuzohet. Kërkon të takohet me klientin e saj. Refuzohet sërish. Këmbëngul. I kujton gjykatës se ka qenë gjithmonë në dispozicion të saj, në çdo orar, në çdo kërkesë dhe në çdo tekë proceduriale, dhe se po vihet realisht në pamundësi për të ushtruar profesionin.
Pas tre minutash, jo tre ditësh, jo tre seancash, gjykata “pendohet” dhe revokon vendimin e vet. Jep dy javë kohë për njohjen me dosjen dhe për takimin me klientin.
Për dy javë, një avokate e moshuar, e caktuar nga shteti, duhet të lexojë 60 mijë faqe, t’i studiojë, t’i analizojë, të përgatisë mbrojtjen, të planifikojë marrjen e provave, t’ia shpjegojë dosjen klientit dhe të bjerë dakord me të për strategjinë e mbrojtjes. Jo një avokat, por për një proces të tillë do të nevojitej një studio ligjore me dhjetëra avokatë dhe edhe atëherë koha do të ishte e pamjaftueshme.
Tre minuta që treguan qartë se problemi nuk ishte ligji. As e drejta. As dosja. As afatet. Problemi ishte thjesht vullneti i gjyqtares, e cila merr një vendim dhe pas tre minutash merr një vendim të kundërt.
E gjithë kjo histori nuk është as tragjike dhe as dramatike. Është thjesht qesharake. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi: kur drejtësia bëhet qesharake, askush nuk e beson më. Në këtë proces nuk po konsumohet vetëm fati i një individi, por fati i një qyteti, e bashkë me të serioziteti i një shteti dhe i drejtësisë së tij. Një sallë gjyqi ku vendimet ndryshojnë brenda minutash nuk është më zëri i Republikës, por skena e improvizimit të një komedie shtetërore.
Kjo eshte "refoma ne drejtesi" e Rames dhe PS. Ata nuk e rruajne per viktimat e 21 Janarit qe kane 15 vjet qe kerkojne drejtesi dhe ju prisni qe ta rruajne per Veliajn.
Drejtesia e re e Palloshit.
SPAK,GJKKO dhe BKH,nuk jane tragjedi,Dramatiike dhe qesharake,por fatkeqesi per shqiperine,per kete popull qe po persekutohet nga kjo drejjtesi e shitur te Sali Berisha. Ate qe po i bejne Erion Velis,nuk e ka bere as nje drejtesi ne mesjete. Duhet shperbere me vendim parlamenti keto institucione te reja nga te cilat kishim shume shprese per te luftuar padrejtesit dhe korrupsionin.
Ore keta te drejtorise se burgut te Durresit me sa tanke, helikoptera, dron dhe raketa tok-tok e shoqeruan kriminelin e rrezikshem Erjon Veliaj ne Gjykate? Se per ate tjetrin vrases me pagese as nuk e dinin qe e kishin derguar ne spital dhe ju iku. Edhe nje pyetje tjeter ky ministri i ri i drejtesis ka ndonje rol ne kete teater? Nuk e di nese ka nje vende ne bote ku gjykatsi ndron vendimet qe vet i hep brenda pak minutash.
Jo ore Mero se nuk ben komedi drejtesia, po Lali te jape doreheqjen dhe te beje ca te doje pastaj ne gjykate.
E perse duhet te jape doreheqjen? Deri me sot askush nuk e di se perse mbahet ne burg Kryetari i zgjedhur i qytetit te Tiranes.
Mbahet ne burg sepse 4 vendime gjykatash kane thene qe ka tentuar te fshije prova dhe te kercenoje deshmitare qe lidhin kompanite qe perfitonin lejet e Bashkise me fatura fiktive te leshuara nga fondacioni ose kompani te drejtuara nga e shoqja.
Aaaa dmth gjykata dh Spak po i bejne presion qe te jape doreheqjen????!!!! Pikerisht prandaj s’duhet ta jap!!!! A quhet abuzim me detyren kjo???? Ne mos gaboj abuzimi me deryren dhe cdo forme presioni perben veper penale. Bie llafi kush do e hetoje kete veper penale???!!! Kete te na sqaroje Palloshi me ligjet qe ka bere dhe mazhorancen qe ka ne dispozicion per cdo permiresim ligjor te mundshem, por qe deri tani po hane rrogen qyl. Aaa po, palloshi eshte i zene me paqen ne bote, s’kw kohe per te tilla vogelsira.
Degjenerimi ne Spak dhe Gjkko ka kaluar cdo cak e kufi. Prokuroret dhe gjykatesit e tyre duhet te hetohen nga nje grup prokuroresh te huaj. Kjo drejtesi e shemtuar po pengon perparimin e Shqiperise. Mbeshtetja e BE dhe Usa per ta po venitet, por ata jane te dehur e nuk u ben syri drite, vetem erresire.
Po sikur populli dhe bizneset te protestojne me kerkesen qe taksat e tyre te mos perdoren per te jetuar ne lluks klani i Saliut ne drejtesine e re? Cdo bente Ed Rama ne kete situate?
Kuazimodo dhe coli i vet kokebosh nuk jane drejtesia e re
Komedi me kete popull bejne te korruptuarit. Ku jane inceneratoret?
E rende, rama dhe ps te nderhyjne ne reforme kjo eshte e papranueshme...e pa pranueshme
Vallaj per hajdut si Lali te rrine brenda qe te tremben te tjeret e mos vjedhin. Se po na dalin hajdutet te pazevendesueshem. Sa me shume vjedhin aq me shume u qani hallin ju qe nuk bekemi dot pa ta! Edhe Belinda Balluki na doli e pazevendesueshme, edhe lali. Ore ju pafshim keq e me keq ishalla! Ta lumsha mos SPAk.
Per c'fare drejtesie e ke fjalen ore burre , a e din se kush e komandon kete mender drejtesi . Jo vetem ish drejtesine po edhe mender SPAKUN e drejton mender GITA me Sali halene , qe jo vetem kane vjedhur sa kane mundur po edhe kane vrare e asnje gjemb ne kembe prej kohesh .
Envero-berishizem aq I paster , sa nuk ka ku shkon me ! " Pa Sali , pa Edvin dhe pa Ilir , nuk ka as Tirane , as Shqiperi dhe , Zot na tuaj ! as shqiptare !
Drejtësia nuk është propocionale Veliaj i dalin rrethana rënduse si përdorimi i telefonit Berisha ka vrarë ka djegur ka shitur me familjen ka sharë ditë e natë drejtësin SPAK nuk vepron kundër Berishës E kuptoni që duhet të dënohet e keqa më e madhe e para pastaj me rradhë se është bërë lëmshë Shqipëria