Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një analizë të strategjisë së ndjekur nga opozita në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke e cilësuar kaosin në Kuvend si një “dhuratë” për mazhorancën.
I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Elezi argumentoi se skenat e tensionit dhe bllokimi i punimeve, paradoksalisht po e ndihmojnë qeverinë të miratojë ligje dhe buxhete pa transparencë dhe pa vëmendjen e publikut.
Sipas Elezit, kjo nuk është hera e parë që ndodh një skenar i tillë, ku nën zhurmën e bilbilave kalojnë vendime të rëndësishme pa u marrë vesh nga askush.
“Protesta përdoret për një rezultat të caktuar. Por nëse bën protesta pa rezultat dhe kundërshtari miraton vendime dhe ligje pa marrë vesh asnjë se çfarë ndodhi, je në favor të atij që bën dëmin, pra të pozitës,” deklaroi ai.
Elezi theksoi se qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë debatin për të formuar qëndrimet e tyre, gjë që zhurma e opozitës po e pamundëson.
Kritika e Elezit shkoi më tej tek lidershipi opozitar dhe mënyra se si është menaxhuar fuqia elektorale. Ai akuzoi drejtuesit se nuk janë produkt i votës dhe se kanë bërë lëshime ndaj Kryeministrit Rama.
“Nuk kanë respekt për votën. I dhanë Ramës 6 mandate në tavolinë me skemën e 30%,” tha Elezi, duke iu referuar ndryshimeve në kodin zgjedhor.
Për sa i përket aksionit në sheshe, ai e cilësoi opozitën të dështuar.
“Protesta nuk bëhet me porosi. Populli nuk i ndjek sepse i ka futur të dy në një fokus,” përfundoi Elezi.
Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz eshte ne gjendje te renduar mendore qysh kur President nr.1 I botes Donald Trump ftoi gjigandin Edi Rama ne forumin e Gazes per paqen. Ai del cdo dite 3 here ne konferenca shtypi ne shqup para gazetarit te betonuar ne shqup Osman Stafes me kapele dhe nxjerr helm e shpifje monstruoze kunder Edi Rames te cilat nuk frymezojne me as militantet me trushplare te tij se jane zene ngushte nga ftesa e Trumpit per gjigandin Edi Rama qe hedh poshte me neveri gjithe propoganden e Vampirit 82vjecar kunder Edi Rames gjate ketyre 6 viteve te fundit kur Vampiri 82vjecar ka prekur fundin e tij apokaliptik me humbjen madheshtore almagojore kujtimhamshore xhelalimedashnore xhelalimegamor ngafarkaderinevore te 14maj 2023 ku humbi pushtetin ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi dhe me 11 maj 2025 me humbjen apokaliptike ku mori vetem 50 deputet.