
Nga Ylli Pata
Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një problem me administratën amerikane. Madje e ka pasur edhe kur ka pasur relacione të shkëlqyera me Uashingtonin. Sali Berisha është edhe sot rekordmeni shqiptar i vizitave në Zyrën Ovale. Dy herë; me Presidentin George Bush(i vjetra) dhe Bill Clinton, ndërkohë që ka vizituar fermën mitike të bushëve në Crawford Teksas. Plus, në kohën më të vështirë të tij, Sali Berisha pati një vizitë VIP në Vlorë prej Bushit të vjetër dhe gjeneralit Colin Powell.
Askush në politikën shqiptarë nuk e ka pasur mundësinë diplomatike të Sali Berishës në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por siç dihet, doktori, si lopa me kovën e qumshështit e derdhi këtë mundësi, duke treguar së paku një mungesë strategjike të kapjes së momentumit politik kur i erdhi.
Më pas historia e Sali Berishës me SHBA ka qenë kaotike. Madje më shumë se kaq; ka qenë problematike dhe për ata që e njohin diplomacinë thonë se ka qenë diletanteske.
Berisha, i cili u prit në Zyrën Ovale nga Bill Clinton në vitin 1995, pak muaj më pas krisi marrëdhëniet me aparatet gjigande të Perandorisë: CIA, Pentagon, Depatamentin e Shtetit, e nayrisht ambasadën amerikane.
Jo më kot, Berisha u përplas me të gjithë ambasadorët, madje edhe me William Ryerson, i cili mbështeti fuqishëm ardhjen e PD-së në 1992. Në 1996 administrata amerikane e ka shpallur de facto Sali Berishën Non Grata. Ndërkohë që vendimi i marrë në vitin 2021, ishte thjeshte një hapjen nga arkivi. Pasi jo vetëm që nuk ishte miratuar 7031/C, por në vitin 1998, DASH vendosi që të ketë një qetësi në politikën shqiptaret, duke dërguar një diplomat të vjetër sit ë ngarkuar me punë, Robert Frowick, i cili kishte mision që ta mbante Sali Berishën jashtë konfliktit që ndodhi më 14 shtator 1998.
Pas gjithë kësaj kohe, Sali Berisha vendosi të lidhet me SHBA nëpërmjet kanaleve lobiste, ku së pari u konsultua me të ashtuquajturet lobe të shqiptarëve të Nju Jorkut. Të cilët sado që ishin aktivë, ishin thjesht relike të një kohe të vjetër. Lobistët e vërtetë të lobit shqiptar, duke nisur nga Diogardi, Bardha etj nuk kishin marrëdhënie të mira me Berishën.
Ndërkaq, kur erdhi në pushtet në 2005, Berisha siç dihet u lidh me lobet e Beogradit e Sarajevës që kishin lidhje me republikanët. Ishte Damir Fazliç, një lidhje e vjetër e aparateve serbe që kishin stacionimet e administrative republikane duke nisur me Eagelburgle apo edhe me Zimermanin. Ka shumë zëra, që edhe diplomatët që erdhën në Tiranë e Shkup pas 1990 patën ardhur nga analizat e këtij grupi aparatesh.
Siç dihet, lobimi i Fazliç i siguroi Sali Berishës jo vetëm një detantë me administratën e Georgë Bush (djalit), por edhe vizitën e parë të një Presidenti Amerikan në Shqipëri në vitin 2007. Më shumë se kaq një drejtues i një shteti të vogël si Shqipëria nuk mund të ketë. Po përse atëherë Sali Berisha u prish me amerikanët? Mjafton të shikohen leaksat e kabllogrameve të rrjedhura në kohën e Obama-s për të parë se çfarë mendonin amerikanët për administratën dhe qeverinë e PD. Janë të botuara dhe të arritshme në rrjet.
Nuk flasin thjeshte për korrupsion, por për një shtet të kapur, që doli qartë në New York Times për Gërdecin. E më pas, pas 21 janarit, kur m…. u bë mullar Sali Berisha zgjodhi Podesta Group një kompani lobimi afër Barck Obama-s për të ndrequr imazhin. Edhe atëherë u moën shumë para, që natyrisht pak shënohen publikisht, por diku shënohen të gjitha.
Më pas erdhi opozita në luftë me amerikanët e Non Grata, më pas lobimi me Lacivita e grupe të tjera republikane që i morën para pa fund, por në fund të ditësh: si thotë anektoda: ashtu ishe ashtu mbete.
Ndërkohë rasti i ftesës së Edi Ramës nuk përbën një zhvillim politik, por e vendos Tiranën, ërkatësisht kreun e qeverisë Shqiptare në një radhë të asaj që po quhet rendi i ri botëror, përkatësisht Jalta e Re. Kjo nuk rrëzon thjeshte retorikën e PD në lidhje me Edi Ramën, por fik realisht gjeneratorët e energjisë që i japin dritë Berishës që prej shpalljes Non Grata. Shenjat sapo kanë filluar…
TemA
Nuk ka askush marredhenie "te shkelqyera" me Uashingtonin. Aq me pak Berisha. Berishen ua rekomanduan amerikaneve emisaret e tyre ne Beograd, por u zhgenjyen shume shpejt. Per hipokrizi, amerikaneve iu desh t'i thonin derrit daje deri sa "dajen" e shpallen non grata. Kaq eshte i tere filmi.
i kuptuam themelet.
Te dashur gazetare Mos humbisni më kohë me Berishën Koha është flori
tbemelet jane ne rregull.
Ç'janë këto thënie se Berisha humbi mometin të lidhet me presidentët e SHBAsë??? Ai nuk është se nuk dinte ai është kokë e këmbë I shitur te Serbia. Boll me idiotësira politike. Kush I shiti Serbisë naftë në kohën e bllokadës dhe kush e vrau Remzi Hoxhën??
Berisha e përdori përkrahjen amerikane për të goditur opozitën shqiptare. Sa herë bënte vizita në SHBA, kthehej në Shqipëri si bish dhe fillonte nga hakmarrja primitive. Mjafton të përmendim Fatos Nano!
Po ka shume te drejte qafiri Berisha sepse po i iken kot tere ai mund e ato miliona Euro e Dollare te hedhura e ka frike se do te ngordhi me njollen e MUTIT e te TURPIT ne kurriz . C'do dite qe kalon jo vetem po i shuhen shpresat per ta hequr damken , po edhe se vjen e po e sheh veten me ceren e te vdekurit te pa kallur .
Sali Berisha nje Bishe dhe fatkeqesi per Shqiperine...shpif e vjell vrer per qeverine Shqiprare neper bote
Pse e do Ramen!!! Pasi mori MUXHAHEDINET dhe pastaj AFGANET pasi mori refugjatet e italise tani duhet te mari edhe ca palestineze. Ne bote kur kane problem ku te cojne plehrat mendojne gjithmone shqiperine
Une kam qene 5 vjet ne shkolle me saliun .Si student ishte ne rradhet e me te mireve ,por para tij kishte shume me te mire qe disa vajten ne fshatra e disa u emeruan ne tirane .Saliu ngeli ne tirane .Si politikan saliu ngelet figura me e urryer e politikes shqiptare pas vitit 1991 per bemat e tij Saliu Vo e ka pasur nga PPSH dhe me vone nga Serbia Historikisht PPSH e themeloi Miladini dhe po historikisht Pd e themeloi serbia. Politikan nuk u be leadership,ngeli nje njeri i vogel hajdut dhe vrases duke mos dal dot nga strofka e vicidollit
Shenjat sapo kane filluar vertete, por jo me ate ftese koti per rindertimin e Gazes, por qe me akuzat e renda per zevendesen e Rames, ate Ballukun qe rri si m.. ne shi.
Z. Ylli Pata, ju thoni qartë , në artikull, po hajt e mbushju menden, këtyre të poshtëm shenuarve për Berishen, si, diplomati me famë botrore A. Nesho, drejtuesit të një portali i paparë Çim Peka, gazetari në pension famëmadhi F. Balliu si dhe i gjithë dituri dhe udhëzuesi i P.D nga Amerika e largët Robert Papa që Sali Berisha është njeriu më i madh i rruzullit toksor, vetem ufot mund të ja kalojnë.