Pezullimi i vizave nga SHBA, ish-ambasadori: Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale

19 Janar 2026, 21:25Politika TEMA
Pezullimi i vizave nga SHBA, ish-ambasadori: Shqiptarët abuzojnë me

Ish-ambasadori Roland Bimo tha për Real Story se problemi mes shqiptarëve dhe vizave amerikane është se një pjesë e madhe abuzojnë me mbrojtjen sociale, si mugon ndërgjegja qytetare.

Bimo tha se ardhja e Donald Trumpit në pushtet është një “përmbysje e madhe” dhe se në Shqipëri ka një “përzierje groteske”. Ai shtoi se shumë pak është folur për arsyet e përfshirjes së vendeve në rastin e Venezuelës dhe për rrugët e pastrimit të parave, duke theksuar se problemi real shfaqet kur paratë pastrohen nëpër banka.

“Ne kemi një dobësi të brendshme që fajin e hedhin gjithmonë te të tjerët. Në këtë rast, fajin e kanë vetëm njerëzit tanë që shkojnë dhe abuzojnë me mbrojtjen sociale. Në Amerikë kjo është pak më e ndjeshme; për mua ka qenë edhe në kohën kur isha në detyrë, kur më bëhej e ditur se sa përqindje e shqiptarëve do të përpiqeshin të mbanin emrin shqiptar. Nëse ke qenë i keqpërdorur nga opozita, nuk duhet të tejkalohet nga ata. Nuk mund të them se Serbia nuk është në atë listë sepse reagon.

Ishte një koment në shtypin tonë që e kishte këtë narrativë, por nuk qëndron, sepse është çështje statistikash; ata kanë edhe pak më shumë ndërgjegje qytetare krahasuar me ne. Tek ne nuk i intereson se çfarë dëm i bëhet gjësë së përbashkët. Shumë pak intelektualë apo specialistë kanë mundësi të shpjegojnë se çfarë po ndodh në botë.

Ardhja e Trumpit është një përmbysje e madhe. Në Shqipëri kemi një përzierje groteske; mundohemi të jemi njësoj, por janë masa që nuk shkojnë. Shumë pak është folur pse shkuam në Venezuelë, pse droga shitet dhe pse emri i parave është zero. Kur pastrohen nëpër banka, atëherë është problemi.

Shqetësimi janë ishujt ku qarkullojnë paratë: 5 për qind e kokainës shkon në SHBA, sasia tjetër shkon në Evropë dhe Britani, por këta ishuj kontrollohen nga City of London, dhe këtu lind një pikëpyetje e madhe.”

7 Komente

  1. z
    zibe

    Ik ore legen. Jane 5 milione kineze ne Amerike dhe sipas shifrave te Trump 33% e tyre jetojne me ndihme sociale.Pra 1 milion e 650 000 kineze marrin ndihme sociale. Shqiptare ne amerike jane 250,000.Pra numri i kinezeve qe jeton me ndihme sociale eshte rreth 7 here me i madh se numri total i shqiptareve. Trump Kinen nuk e futi ne liste ndersa Shqiperine po. Robt Trump dhe shqiptareve te Amerikes qe votuan per te.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      E atehere?? Trump po ben rremuje gjithçka, por ketu nuk mund ti themi te njejren gje, dhe ish ambasadori ka te drejte!! Te gjitha shtetet qe jane ne ate liste, i kanbpare si si shkon perqindja nga ata qe jane autonome ne jeten e tyre te re ne USA, nga ata qe behen barre, kete shofin ata, dhe kur shofin qe ka rritje te kuotes te nje etnie drejt asistences, marrin masa, e i trajtojne te gjithe njesoj!!

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zdrava

      Sipas statistikave mbas 90's nuk ka shume emigracion nga Serbet ne SHBA. Pothuajse rreth 50 mije me vendilindje Serbine jane emigrante mbas 90's dhe shkaqet dihen per ate qe Serbet ndiejne karshi SHBA. Shumica e emigrimit te Serbve mbas 90's eshte me neper Europe dhe Kanada. Ndersa mbas 90's kane ardhur mbi 225 mije shqipetare ne Amerike. Shumica e ndihmave sociale te cdo lloji eshte me teper kundrejt njerzve te moshuar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Ka or ka abuzime nder shqiptare,madje ka dhe jo pak qe edhe pse punojne fort dhe bejne pare , cuditrisht nuk harrojne te perfitojne dhe food stamp e mbrojtje te tjera socisle…mos u cuditni fare…

        Përgjigjjuni
      2. K
        Korcaret jane mashtruesa

        Shipcaaaat si zakonisht abuzojne me bushmen sociale,me para cash,me inshurencat e shendetsis….Pastaj “ kompanite e ndertimit” ose “ une punoje per vete” te gjithe punojne ne te zeze.Sepse inshurencat e shendetsis I vjedhin nga shteti.Une mendoje qe 80% te shqiptarve (shipca) abuzojne me shtetin e bekuar amerikan.

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Respekt per Ish-ambasadori Roland Bimo, nga te gjithe te ftuarit ne studio ish ambasadore apo analiste eshte me i sakti dhe me me realitet nga te gjithe, dhe nuk flet brockulla si ai partise se Metes.....

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhezo Smokthina

            Zoti ish ambasador, keni ndonjë mendim ju për nivelin e pensioneve në vëndin tonë? Apo sikur t'ju pyesja, cili është shkaku që njerëzia marrin arratinë nga ky vënd i bekuar? Juve ju shqetsoka ndihma që marrin disa qindra, e ndoshta edhe mijra pensionistë shqiptar në USA, por e ke pyetur ndonjëherë veten sa taksa paguajnë fëmijtë e tyre që punojnë atje në raport me ndihmën që marin prindërit e tyre? Pse nuk analizoni shkakun që pensionet tek ne janë në kufijtë të ububushëm, po të përdornim këtë përcaktim të preferuar të kryeministrit tonë? Shteti ynë prodhonë me lopatë të diplomuar nga universitetet e panumërt dhe as që do t'ja dijë për punësimin e tyre, por i detyrojnë që të gjejnë punë rrugëve të botës. Prindërve të tyre këtu ju jep një pension në nivelin e lypsave dhe qëllimisht nuk jua rrit me të vetëmen arsye që t'i mbajnë fëmijët e tyre, të cilëve ju bije bretku jashtë duke punuar. Pra, barrën dhe detyrimin e rritjes së pensioneve jua ngarkon fëmijve, ndërsa vetë shteti për detyrë ndjen të analizojë sa kanë qënë remitancat dhe vë kujën kur ato bien. Dhe për mos t'u zgjatur, po ju pyes për të fundit herë, cili është shkaku që ky shtet "socialist" nuk bënë përpjekjen më të vogël të lidh marrëveshje kundrejt një tarife të arsyeshme me një bankë amerikane për t'ua çuar pensionet në mënyrë të përmuajshme pensionistëve që jetojnë në USA! Por i detyron të vijnë në Shqipëri, të harxhojnë bileta avioni sa për një pension mujor, kur hyjnë në vënd t'i konsiderojë turistë dhe ti sorollasë disa ditë që t'a harxhojnë pensionin këtu dhe jo atje ku jetojnë? Zoti ish ambasador, e ke të qartë ti se këtë vënd e drejtojnë njerzit më të pashpirtë dhe të paaftë, të cilët nuk ndjejnë pikën e përgjegjësisë për mënyrën skandaloze si po e qeverisin këtë vënd?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje