Sondazhi: Qeveria Berisha kreu krim shtetëror duke vrarë shtetas të vet më 21 janar

20 Janar 2026, 08:00Politika TEMA

Shumica e shqiptarëve mendojnë se më 21 janar me vrasjen e katër protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, qeveria e asaj kohe kreu krim shtetëror duke vrarë shtetas të vet.

62.9% e shqiptarëve mendojnë se qeveria Berisha, kreu krim shtetëror, pyetjes në sondazhin Zëri i Shqiptarëve në ABC News, se cila ishte përgjegjësia e qeverisë së atëhershme për 21 janarin 2011? Ndërkohë, 19.2% e të anketuarëve mendojnë se qeveria mbrojti pushtetin e vet, 21 janarin e 15 viteve më parë, dhe 17.9 % shprehen se mbrojti shtetin.

Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si cdo herë linku   i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.  

Sondazhi: Qeveria Berisha kreu krim shtetëror duke vrarë shtetas

12 Komente

  1. r
    robi

    Rrofte dumbaba me 40 hajdute dhe shefi I shtabit te vicidolit ne rast lufte gjeneral brigade Shabon Tapia, qe nxori nga zyra me shqelma ish shefin e shtabit te ushtrise dhe pasi hyri ne ate zyre me puc ushtarak urdheroi hapjen e depove te armeve qe pasuan luften civile 1997 me 3500 te vrare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Private Investigations !!!

      Po , Berisha kreu krim shteteror duke vrare shtetasit e tij !!! Duhet te denohet !!!....por te ai pallati perballe , ishte dikush qe u fsheh si miu ..dhe duke pare njerezit e tij qe gjakoseshin , i erdhi mendimi gjenial qe ta shfrytezonte gjakun e pafajshem per pushtet. Plani u finalizua me 2013 ne bashkepunim me Like "kokelarin"......a e gjeni dot per cilin behet fjale ????

      Përgjigjjuni
    2. s
      skeptiku

      Sondazh ne ABC News? Qenka i pavarur si vete ABC...

      Përgjigjjuni
      1. r
        realisti

        skeptiku…ti qenke tek trushplaret 17.9%

        Përgjigjjuni
      2. "
        "BOHOTINA"

        Po te ishte me te drejten hiena SaliH nuk do te prishte serverat e kryeministrise, nuk do mbante ata qe qelluan me urdher te tij gardistat ne godine te k/ministrise, nuk do shpikte budallalleqe si cadra e stilolapsa qe te vrasin, nuk do te shantazhonte Presidentin dhe Kryeprekuroren e shtetit. A ju kujtohet si bubullinte ne parlament per te mbrojtur ate qe nuk mund te mbrohej ?

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          Pse nuk i lajmeroni te gjitha krimet qe i beri popullit dhe shtetit ky eshte turpi i drjtesis se koruptuar ne Shqiperi poe behet e kunderta kur e mbrojne dhe e mbeshtesin akoma ne vend qe te ndodhte ne Burg ai leviz i lire ne kuvend a nuk e kuptoni IDIOTIZMIN e juaj .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Holy justice

            Po ai qw nuk i Denon vrasjet dhe vrasesit dhe fshihet si struci pas gjoja drejtesise se mosvarur cfare ESHTE???????!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Henk

              Dmth, rreth 60% e shqiptarëve mendojnë se ishte krim shtetëror, kurse rreth 40% mendojnë se Saleh serbi bëri mirë që i vrau. Ku 40% është shumë shqetësues dhe tregon sa popull i mjerë që jemi. Nuk do bëhemi kurrë njerëz..

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franci

                Është skandaloze kur shikon zvarritjen që vazhdon ti bëjë Spak dosjes së 21 janarit. Se kuptojmë se cfarë faktesh kërkojnë akoma? E ka pranuar vetë publikisht Berisha o zotërij. Ka thënë që po të protestojnë përsëri do të jem unë vetë me snaiper nga dritarja e k/ ministrisë e do godas kryetarin e opozitës, vetëm po nuk e cpoi plumbi !!!Ka fshirë serverat e k/ ministrisë pas ngjarjes !!! Nuk zbatoi urdhërin e prokurorisë për të dorëzuar gardistët !!! Gënjeu publikisht për të fshehur vrasjen shtetërore duke thënë që protestuesit vranë njeri tjetrin nga afër me cadra pistoletë !!! Shpërbleu gardistët pas kryerjes së krimit makabër !!!Pa le pastaj dhe vidio audio e fundit. E pakuptueshme përse nuk i mjaftojnë akoma këto mori faktesh këtyre prokurorëve. Kani frikë nga kërcënimet që i bën gërdalla ? Janë në anën e tij dhe përpiqen që tja zvogëlojnë përgjegjësinë ? Mos harroni që ideja e krijimit të drejtësisë së re e ka zanafillën ngaqë prokurorë e gjykatës të asaj periudhe kryen një krim tjetër duke devijuar ngjarjen e duke e quajtur si vrasje nga pakujdesia. Nesër mbushen 15 vjet nga ky krim makabër e vrasësi Sali Berisha shëtit cdo javë mbi pllakat ku u gjakosën 4 protestuesit me urdhër të tij. Bilbilos cdo ditë duke ju quajtur dhe ORGANIZATË KRIMINALE. Kujdes se nqse ndiqni të njejtën rrugë si prokurorët e gjykatësit e asaj periudhe zemërata popullore do derdhet në dyert e institucionit tuaj . DO TË ISHTE DINJITOZE QË NESËR NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË 4 DËSHMORËVE TË PROTESTOJMË PARA DYERVE TË SPAKUT BASHKË ME FAMILJARËT E VIKTIMAVE.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kur, pse, sa

                  Oh cu kenaqem me sondazhin e tv se “ pavarur” ABC e Ali babes me 400 hajdute.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bobi

                    Se ca thote ABC apo Merua ketu te Tema, nje gje eshte e sigurte shqiptaret po I vrave nuk ta falin dhe Saliu dhe PD po qe ne kontrollin e Saliut ska per te ardhur kurre me ne pushtete.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bobi

                      Po pse qenka lodhur kot Abc-ja. Vete Berisha ka pranuar dhe kerkuar qe te trajtohet si Vrasje Shteterore. Kerkoni dhe do i gjeni deklaratat e tij.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje