Belind Këlliçi, deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita duhet të gjejë forma nga më të ndryshmet për të afruar njerëzit në protestë. Duke folur për protestën kombëtare të 24 janarit, Këlliçi u shpreh besimplotë së ajo do të jetë masive.
“Foltorja është e vërtetë që është e paktë në numër megjithëse është më e madhe se ajo që kam bërë unë te bashkia dhe më thanë se ishte e kotë, se Erion Veliaj ishte numri dy, se ishte pasues i Ramës, apo se ishte mik i Trumpit. Protesta e 22 dhjetorit nuk kritikohet për pjesëmarrjen, sepse kishte. Mund të ketë kritikë për folësit, por ju garantoj se në 24 janar ajo do të jetë protesta e opozitës dhe do të jetë masive.
Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat. Kemi një zv/kryeministre që i fshihet drejtësisë, një kryeministër që nga një dashnor i drejtësisë së re ka kaluar në luftë me drejtësinë e re.
PD duhet të gjejë forma nga më inovativet për t’iu përgjigjur nervit opozitar”- tha Këlliçi.
Sipas këtij esmeri, të mos shkojmë në protestë me dy gishtat përpjetë, por duhet ngritur ai gishti i mesit, se ashtu do na kuptojnë më mirë demokratet e lodhur e të drobitur deri në palcë. Demokratët tani e tutje duhet të mohojnë baballarët e tyre dhe të shkojnë në protestë me thirrje të re “ O Sali të duam më shumë se baballarët tanë “. Vetë kështu mund ta marrim Pushtetin, që mesa duken bathët, nuk do ta marrim kurrë.
Belo te "vrau" Bnongrata! Si mer thua per Ramen se ka qene "...dishonored I drejtesise"?! Drejtesia ka nje dhe vetem nje "dashnor madheshtor" dhe ai eshte Sali B. Ta theme une tye! E ke bere edhe here te tjera keto lloj muhabetesh! Je I papjeke! Boje dhe I here dhe ti do vetperjashtohesh.
Edhe një herë për gjuhën shqipe! Duke lexuar titullin e shkrimit: "Të ndizen temperaturat", së pari nuk kuptoj sesi mund të ndizen temperaturat. Di që ndizet zjarri, ndërsa temperaturat ose ngrihen (rriten) ose ulen (zbriten). Po ta ketë thënë Këlliçi ashtu, ia falim, por jo nëse në këtë mënyrë e ka formuluar gazetari që ka për detyrë ta shkruaj dhe t'ia përcjellë publikut gjuhën shqipe korrekt, sipas rregullave të saj.
Esmeri Këllici , kërkon të duket si zëvendës i ardhshëm i non gratës , por i mungojnë shumë gjëra dhe i duhet shumë rrugë për të arritur në arë nivel . Së pari , sa të jetë gjallë Sali Berisha , nuk bën vaki që ta lëshojë atë fron . Ai ka pranuar coptimin e PD-së dhe jo largimin e tij nga politika . Po u largua në kushtet aktuale , ai përnjëher do të harrohet nga demokratët , për gjithë pasojat që u ka sjellë . Se dyti , Këllici harron se personi i tij nuk është në të preferuarit e Berishës , kështu që nuk do ta ketë të lehtë ballafaqimin me Nul Mokën , kujdestaren personale Albën e Vokshit e me radhë gardianët e Salushit . Së treti , Këlliçi nuk njihet sa duhet nga elektorati i PD-së , pasi pak ka komunikuar me ta . Në këto kushte dëshira e tij për tu bërë lider i PD-së , ngelet një ëndër e bukur për ‘të .