Salianji vë në 'lëvizje' zgjedhjet në PD, zbulohet urdhëri i Nokës: Përpiloni dhe filtroni listat e anëtarësisë (DOKUMENTI)

20 Janar 2026, 16:10Politika TEMA
Salianji vë në 'lëvizje' zgjedhjet në PD, zbulohet

Partia Demokratike ka vënë në lëvizje mekanizmin e saj organizativ në prag të zgjedhjeve të brendshme, përmes një udhëzimi të detajuar të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, që ka në qendër përditësimin e listave të anëtarësisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë ë ish-deputeti Ervin Salianjiani ka nisur një tur në bazën e PArtisë Demokratike, gjë që nuk është pritur mirë nga Berisha dhe Noka, të cilët thonë se Salianji është i vetëpërjashtuar se ka kaluar vijat e kuqe.

Udhëzimi që gazeta TemA disponon, e cilëson këtë proces si kusht thelbësor për përgatitjen organizative dhe elektorale të Partia Demokratike, duke vendosur përgjegjësi direkte mbi degët dhe strukturat drejtuese lokale. Në çdo degë parashikohet ngritja e grupeve të posaçme të punës, të monitoruara nga drejtuesit politikë të qarqeve, të cilat do të verifikojnë, identifikojnë dhe filtrojnë anëtarësinë.

Udhëzimi parashikon ndarjen e anëtarëve në kategori të veçanta: ata që janë larguar brenda territorit të Shqipërisë, ata që ndodhen në emigracion, individët që nuk duan të angazhohen dhe rastet për të cilat nuk ka informacion. Këta anëtarë evidentohen veçmas dhe përfshirja e tyre në proceset e brendshme kushtëzohet nga riaktivizimi dhe plotësimi i formularëve përkatës.

Një kapitull i veçantë i dokumentit i kushtohet kritereve politike dhe etike. Sipas udhëzimit, nuk do të konsiderohen anëtarë aktivë të PD-së ata që kanë vepruar kundër interesave të partisë në fushata zgjedhore, kanë mbajtur qëndrime publike kundër vijës politike, kanë mbështetur kundërshtarë politikë apo kanë thyer disiplinën e brendshme.

Procesi duhet të përfundojë brenda datës 20 shkurt 2026, ndërsa listat përfundimtare do të miratohen nga kryesitë e degëve dhe do t’i përcillen qendrës të firmosura dhe të vulosura. Në këtë mënyrë, udhëzimi konsolidon kontrollin qendror mbi bazën e anëtarësisë dhe përcakton se kush do të ketë të drejtë pjesëmarrjeje dhe vote në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike.

Në thelb, përditësimi i listave shfaqet jo vetëm si proces administrativ, por si një filtër politik që paraprin garën e brendshme, duke ndërtuar një trupë anëtarësh të konsideruar “besnikë” dhe të rreshtuar në krah të Sali Berishës dhe të Flamur Nokës kundër 'armikut' Ervin Salianji apo armiqve të tjerë që mund të shfaqin ambicie për të kandiduar përballë Berishës./nl/TemA

Dokumenta bashkëngjitur

4 Komente

  1. p
    penicillina

    me keta budallenj te vicidolit rama tall koken e vogel per 100vjet

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Pra, në 35 vjet, PD-ja nuk ka bërë asnje ndryshim, dhe Sali Katunar Komunist Berisha është po ai Qen Bir Qeni që ka qenë sot e 50 vjet. Me kujtohet kur në vitin 1991, Dritero Agolli, perpara salles se idiotëve në Kongresin e PS që bertisnin "Enver Hoxha", mbylli letrat e fjalimit, dhe u tha "Ju nuk rinovoheni". E njejtat gjë tani me PD. Kjo tregon se PD ka mbetur 35 vjet mbrapa. Në fakt Saliu është 75 vjet mbrapa, dhe Nul Noka është akoma në Epoken e Gurit, por flas per ata shurraqer dhe dallkaukë që marrin urdhera nga idioti biblik Nul Noka. "Se vetë Zoti e tha me gojë, që deri sa të perfundojë në varr, Sali Berisha të mos nderrojë bojë, por të mbetet gjithë jetën Katunar."

      Përgjigjjuni
    2. D
      Diaspora

      Salianji gjithe demokratet jane me ty dhe lufto e puno qe ti te behesh kryetar partie te PD-se sepse e meriton.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje