Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese, e cila po shqyrton kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve për rritjen e pagave. Rama e ka cilësuar procesin si “farsën më të shëmtuar të imagjinueshme”, duke theksuar se seanca po zhvillohet pa transmetim të drejtpërdrejtë për arsye teknike.
Sipas Ramës, gjyqtarët janë tashmë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, falë mbështetjes që shumica qeverisëse i ka dhënë pushtetit gjyqësor në kuadër të Reformës në Drejtësi. Ai akuzon shoqatat e gjyqtarëve se po kërkojnë të thyejnë piramidën shtetërore të pagave, duke tentuar të sigurojnë me vendim gjykate të drejtën për rritje automatike të pagave sa herë rriten pagat e kategorive të tjera.
“Kjo do ta kthente Shqipërinë në të vetmin vend në botë ku gjyqtarët paguhen më shumë se kushdo tjetër, duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë dhe parlamentit për politikën e pagave,” është shprehur Rama, duke e cilësuar situatën si një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues.
Kryeministri u shpreh se shpreson që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë këtë precedent, duke paralajmëruar se një vendim i tillë do të përbënte një “turp kombëtar”.
Rama ti kerkoje Gonzato rrotes te raportoje drejt se cfare ndodh me drejtesine e re te degjeneruar ne Shqiperi. Rama duhet te therrase popullin ne sheshe ti tregojme gjyqtareve te korruptuar, qe jane shumice ne sistemin tone te kalbur, se boll eshte boll, se po na pijne gjakun, se nuk mban me uje pilafi, se do na duhet te zerojme kete sistem te kalbur drejtesie qe kultivoji Saliu qe nga viti 1992!
Ore po keta çunat e SPAK do ja kthejne respektin ketij?
Spak ka mbyll ciklin, eshte diskredituar, dhe shpejt do rireformohet per ta futur brenda ligjit dhe ne rrugen e Zotit. Kete do ta mbeshtese edhe Usa, shpejt!
Komandat, leri cicrrimat ne mediat sociale por hidhi hapat shpejt qe drejtesia te filloj te behet se kjo reforma po shkon drejt deshtimit ashtu si ne Maqedoni, Rumani, Bullgari e Kroaci. Gjykatsit nuk merakosen shume per turpin kombetare, eshte detyra jote dhe e PS te merret me keto gjera prandaj te kane zgjedh me 83 mandate.
Ca do behet me rritjen e pensioneve qe na premtove dhe e drodhe. Gjyqtaret jane te gjithe me nga 2 - 3 vila.
Ne kete rast i gjati ka te drejte.