Balla takim me ambasadorin e BE-së, Gonzato: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian

20 Janar 2026, 17:15Politika TEMA
Balla takim me ambasadorin e BE-së, Gonzato: Reforma zgjedhore dhe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.

Balla theksoi rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të procesit të integrimit europian.

"Diskutuam mbi avancimin e procesit të integrimit europian, rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me objektin tonë të qartë ngritjen e flamurit tonë kuq e zi në oborrin e Brukselit deri më 28 Nëntor 2030."

Balla shprehu krenarinë për ecurinë e deritanishme të vendit në negociata, duke theksuar se Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe po ecën me vendosmëri drejt mbylljes së tyre, mbi bazën e meritës, reformave konkrete dhe respektimit të vlerave europiane.

1 Komente

  1. A
    Ard

    Kryetaret e Grupeve Parlamentare nuk duhet te jene nga listat e mbyllura ,jane perfaqesues te kryetareve te partive , jo te popullit . Nga PS . duhet te jet Brace dhe nga PD Tabaku.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje