Kritikojnë Ramën, por do të votojnë në parlament ftesën e Trump Bordin e Paqes. PD zyrtarisht pro angazhimit të Shqipërisë për Gazën

20 Janar 2026, 19:07Politika TEMA
Kritikojnë Ramën, por do të votojnë në parlament

Partia Demokratike do të votojë në Parlament angazhimin e Shqipërisë në nismën e presidentit amerikan Donald Trump për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën, pavarësisht kritikave ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama e ka promovuar këtë ftesë në opinionin publik.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi në një lidhje direkte për A2CNN se opozita do ta mbështesë pa asnjë diskutim këtë nismë, duke e cilësuar qëndrimin proamerikan si pjesë të pandryshueshme të identitetit politik të Partisë Demokratike.

Sipas Zhupës, PD-ja e konsideron SHBA-në partner strategjik dhe mbështet çdo iniciativë të paqes të ndërmarrë nga administrata amerikane, përfshirë edhe këtë të presidentit Donald Trump. Ajo theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë bord nuk përbën një privilegj të veçantë për qeverinë Rama, por është një angazhim protokollar ku marrin pjesë mbi 100 shtete, përfshirë edhe vende si Rusia apo Bjellorusia.

“PD-ja ka qenë, është dhe do të jetë një parti proamerikane dhe proeuropiane. Ne kemi mbajtur edhe qëndrim publik në mbështetje të presidentit Donald Trump dhe nuk do të jemi kurrë kundër vendimeve të marra nga administrata amerikane”, u shpreh Zhupa.

Ajo shtoi se kjo çështje nuk përbën objekt debati brenda Partisë Demokratike, pasi është e sanksionuar në statutin dhe parimet e saj politike. Në të njëjtën kohë, Zhupa kritikoi kryeministrin Edi Rama për tentativën për ta paraqitur ftesën si sukses personal apo si dëshmi të një raporti të veçantë me presidentin amerikan.

Sipas saj, kjo qasje është thjesht propagandë politike dhe nuk lidhet me ndonjë arritje konkrete të mazhorancës, ndërsa PD-ja, theksoi Zhupa, nuk i ngatërron qëndrimet e saj ndaj qeverisë me raportin strategjik që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

11 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    E keni kuptuar qe ka çeçua biçak,por eshre teper vone.Italiani dicono:cose passate, non ricuperate.E perkthyer shqip:gjerat e kaluara nuk rikuperohen.komentin Tema

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shigjetari 08

      M’ka çu nana me la gojën , hajdeni sot n’dasëm .

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enkel

      Keshtu vazhdoni me hipokrizi se keni per ta pare pushtetin me dylbi. Vazhdoni perkraheni Trump qe Edi Rama po i jep llokme Shqiperie. Trump eshte me pak se tre vjet dhe ne nentor dhente ZOTI fitojne demokratet. Vazhdoni ju dy partite te shisni Shqiperine.Turpi ju mbulofte

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Prandaje nuk do fitoni kurre. Nuk do ju votoje USA po Shqiptaret....kete se kuptoni ju.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turi

          U ftua Shqiperina jo Ali Baba me dyzet hajdute o te mjere qe shisni bythen per nje rroge ne shtet.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Maskarallek i politikes shqiptare djathtas e majtas. Palaço!!!

            Përgjigjjuni
            1. t
              tironsi

              idiotizmat e korupuara te trumpit---popull skllav

              Përgjigjjuni
              1. A
                Argita

                Bordi i paqes nuk ka asnje lidhje me Gazen, perpara se te shkruani artikuj e desinformoni lexoni statutet e bordit ne fjale dhe pastaj postoni ketu.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tymi

                  Të meren mëntë ri si guak sdi nga tjë shkoshë në mesë të 4 rrugëve E thjeshtë për PD e për shqipëtarët Berisha largohu nga partia dhe në zgjedhjet më të para Rama merrë tatëpjetën

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    andi

                    a ka mundesi te na thuash se kur ka fituar ndonjehere PD ...me apo pa Sali Kafshen ?!

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje