
Nga Ylli Pata
Vrasjet e 21 janarit janë me verdikt suprem. Nga Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata e Lartë që i quajnë krim shtetëror.
Sot të gjithë presin nga SPAK, përkatësisht prokuroria speciale kundër krimit e korrupsionit, e cila e ka nisur dhe po e kryen veprimtarinë e vet nga denoncimet që vijnë nga partitë politike. Që shërbejnë si indicie e më pas kthehem në hetime në bazë të investigimeve përkatëse. 21 janari është sot një ngjarjen jo vetëm e hetuar, e stërhetuar, made e keqheuar dhe e gjykuar dhe e keqgjykuar. Por ka vendime supreme. Nesër është 15 vjetori i kësaj tragjedie të madhe, ku mazhoranca që ishte viktimë e kësaj tragjedie do të thotë presim nga drejtësie. E cila e ka dhënë verdiktin, priten ekzekutimet. Ja s’e bëri SPAK. Dikush duhet ta bëjë sepse ka vendime të qarte, e shteti, në këtë rast Parlamenti mund të kërkojë zbatimi e vendimin e gjykatave. Taulant Balla shefi i grupit të PS e përmendi, por e tha se si. E një ditë para 21 janarit, ata që paralajmëruan arrestimin e Edi Ramës në SHBA, me urdhër, pa logjikë sulmuan gjyqtaren që ka çështjen ndaj Sali Berishës. Asgjë nuk është rastësi. Këtu duhet të ndërhyjë mazhoranca me forcën e fuqisë politike, që nuk mundet që dikush të kërcënojë gjyqtarët. Sulmi ndaj Irena Qokës, qoftë nga një spizofren nga Parisi apo një e pakrehur e stacionit të trenit, janë qoka të atyre që flisnin për Delta Force.
Drejtësi në Shqipëri nga sot është e kërcënuar dhe ka arsye, sepse kërkon të gjykojë krimin e rëndë shtetëror, siç është rasti i dosjes Partizani.
Pas kësaj që ndodhi sot me Irena Gjokën, e cila u telendis nga panelistët e Llallës dhe proxy-t e tij, çdo gjyqtar apo prokuror që ka në dorë çështjen e 21 janarit është i kërcënuar. Nëse nuk e hap drejtësia këtë çështje, duhet ta hapë policia, pasi është e vendosur nga Gjykatat më të larta që Kushtetuta e Republikës i njeh, ajo e larta dhe Strazburgut. Natyrisht, duke i çuar në gjykatë dosjet. Pastaj ai prokuror apo gjyqtar që e mban peng këtë çështje të tregojë arsyet përse e zvarrit. Kanë kaluar 15 vjet…
TemA
Ai prokuror QUHET - Altin Dumani që OSE ka frikë nga Sali Berisha, OSE është i paaftë, OSE është i kooruptuar nga Sali Berisha.
Bravo. Shume e saket. Ai prokuror qe pengon hetimin apo gjyqetar qe pengon gjykimin te pergjigjet para ligjit. Altin Dumani eshte nje prokuror i shitur te Sali Berisha dhe 21 janarin nuk e futi fare per hetim e per gjykim. Ai duhet te pergjigjet para ligjit.
Jane krijuar te gjitha premisat e mundshme qe krimi I perbindshem I 21 janarit te varros gjithe sistemin e qelbur te drejtesuse I cili guxon te dyfishoje pagat e veta. Le te presim zhvillimet
21 Janarin nuk mund ta hetoj prokurori qe e kundershtoj me force ne gjykaten e lart marjen e dosjes? Prokurori Shehu,qe ka ceshtjen,eshte berishist si dhe Olsi Dado,athere cfare hetimi prisni nga ky Palo prokuror?
Tani është e qartë që cështjen e 21 janarit nuk e zgjidhin sepse nuk do as SPAK e as GJKKO. Biles as bythpambukët socialistë që po i lenë në baltë familjet e 4 viktimave. Këtë cështje mesa duket duhet ta zgjidhi vetë populli shqiptar. Për ti dhënë një leksion politikanit kriminel Berisha që nuk mundesh që të qëllosh me breshëri ndaj qytetarëve të tu e pastaj ti përdhosësh ata duke shkelur cdo të hënë mbi pllakat e bulevardit aty ku ata derdhën gjakun e tyre. Nesër paradite familjarët e viktimave bashkë me ata shqiptarët e ndershëm që i mbështesin pas përkujtimores para k/ ministrisë të drejtohen për të protestuar para dyerve të SPAKU- t.
Franc, çështja e 21 janarit është zgjidhur tashmë, thjesht nuk ka dënime se spak ngurron. E ka zgjidhur gjykata më e lartë ndërkombëtare. E ka quajtur krim shtetëror. E ka zgjidhur edhe vetë populli shqiptar që nuk i voton më kriminelët.
Sa te jene Lodraxhijt ne mes te drejtesis, drejtesi nuk ka, ka vetem pisllek e mafje, mashtrime e rrena. Shkruni , flisni e thirrni sa te doni, per drejtesi por drejtesi nuk ka.
Mos shpresoni më që dosja e 21 janarit të trajtohet nga Spak dhe Gjkko. Në shumicë aty ka prokurorë e gjykatës vasalë e të shkollës së Argitës. Nuk e arrestojnë Sali Berishën. Nuk e arrestojnë Fatmir Mehdiun e Shkëlzen Berishën. Nuk arrestojnë Flamur Nokën për korrupsionin flagrant të tij. Si po funksionon Spak dhe Gjkko ??? Sipas urdhërave të Sali Berishës me përfaqësuesit e tyre në Spak e Gjkko nën drejtimin e Ols Dados e Banit. Kanë dënuar pa fund nga mazhoranca biles dhe për një arkë peshk. Si kanë vepruar deri tani këto institucione ? Sipas DIREKTIVAVE të Sali Berishës e PD. Vini re : PD filloi fushatën kundër Saimir Tahirit dhe nuk vonoi dhe Spak mbështetur në përgjime telefonike e arreston.Pastaj PD cdo ditë i bënte presion Spakut për ministrin e shëndetësisë Beqaj e menjëherë Spak e arreston. Të gjithë mbajnë mend protestat e PD para bashkisë Tiranës me tymuese e molotov kundër k/ bashkiakut të kryeqytetit Erion Veliaj dhe Spaku e con në vend porosinë me anë të prokurorit militant berishian Ols Dado i mbështetur nga frikacaku Altin Dumani , duke e arrestuar në zyrë Veliajn përsëri përsëri sipas përgjimeve telefonike. Mbasi mbaruan punë me Veliajn PD filloi fushatën kundra zv. kryeministres Balluku dhe Spak në mënyrë shembullore e zbatoi porosinë e tyre duke kërkuar arrest me burg. Bythpambukë socialistë ZGJOHUNI. Kjo punë po mban erë e po kutërbon. Dhe shpresoni që këto plehra do të vendosin drejtësi për 21 janarin???? Mqse socialistët janë spurdhjakë të paktën qytetarë të ndershëm nga shoqëria civile duhet të organizojnë protesta përpara dyerve të Spak e Gjkko si institucione të njëanëshme e të kapura nga Berishizmi në mbrojtje të politikanëve vrasës !
Shkrim briliant i Bertit! Brravo Berti
Te gjithe ne burg sa me pare se e beri ne Shqiperin lesh e li Sali Flamur Mediu te gjithe kermat e P D
O Ylli kur nuk i rruhet Ramës dhe PS per viktimat e 21 Janarit pse duhet ti rruhet ushtareve te Argites ne SPAK dhe GJKKO? Familjaret e viktimave duhet te jene te sinqerte me vehten dhe te pranojne qe nuk kane per te marre kurre drejtesi per te dashurit e tyre.Por ajo qe nuk duhet te pranojne eshte qe cdo 21 Janar Rama dhe drejtues te tjere te PS te tallin bythen me gjakun e viktimave. Mos i pranojne me as ceremonite e as fjalimet hipokrite te tyre. 15 vjet nga krimi dhe pothuaj 3 vjet nga vendimi i gjykates se Strasburgut plehrat e PS nuk ka bere asgje per te sjelle drejtesi per viktimat. Denoncimi i Nesti Angonit qenka me i rendesishem se vendimi i gjykates nderkombetare te Strasburgut.
Duhen hetuar , gjykuar e denuar prokuroret e SPAK_ut qe qellimisht nuk japin vendimin per kete krim te kryer nga vet krimineli Sali.Nuk jane te paafte jane te blere nga ky kriminel Jane me te korruptuar se te korruptuarit qe hetojne e denojne keta maskarenj.Perfundimisht as Spaku nuk mund te bej drejtesi Harram pagat qe marrin
Policia e shtetit te mos zbatoje asnje urdher arresti te dale nga Spaku sepse vet spaku nuk zbaton vendimet e Strasburgut. .Maskarenjte e Spak_ut
I nxorën në prit, I vranë që të vijnë në pushtet që të hajně dhe tani çdo vit dalin dhe i qajnë, ma mirë me thanë ju perdhosin kofomën, nuk i lënë të qetë edhe atje ku janë. Eh…zoti i mallokftë këta gjakpirës.
Po për atë SRB- in që i vrau , do thuash ndonjë fjalë or malok që nuk din as të shkruash shqip ?!
O kriminel I Vogel! Kush shtiu kunder shqiptareve
Dhe thone qe shqiptari ka kanun.....pffff. Gjaku eshte i dukshem u pa kush i ka duart me gjak. U pa kush e dha urdherin dheeee presin drejtesi nga dhelpra . Pika qe s'ju bie shqipetareve. ZBATONI KANUNIN ! kaq e thjeshte eshte.
O shqiptare, te gjithë në protestë para dyerve të spak, dhe jo vetëm në 21 janar
21 Janari eshte krimi me i rende pas renies se komunizmit dhe ardhjes se medemek" demokracise" ne vendin tone, vrasja me gjakftohtesine e killerit e qytetareve te pafajshem qe protestojne me te drejten qe ju jep kushtetuta, qe qeveritaret te mos vjedhin pasurine publike e xhepat e tyre. Edhe ne diktature,formalisht,mbase edhe me deshmitare te rreme, por merrej nje vendim gjyqyesor gjoja "ne emer te popullit",pastaj behej ekzekutimi.Ndersa ne "demokraci" per te mbajtur pushtetin,per te vjedhur pasurine publike,shteti vret qyteteret e tij,ne mes te dites,ne bulevard, e me pas e pranon edhe vete gjithe krenari qe "Po, do te vrisja edhe 200 te tjere,me snajper nga te kater anet dhe une ne anen tjeter".Dhe SPAKU- i cili u ngrit pikerisht per te vene para drejtesise 'te paprekshimit" keta kriminele gjakftohte me kollare,rri e fle mbi dosje duke u bere bashkefajtore ne krim duke thene qe "skemi prova" Skandaloze dhe kriminale,duke ditur qe as eshtrat e te vrareve nuk do te treten derisa drejtesia te veje ne vend.Ne fakt, ne rast se per 21 Janarin SPAKU-nuk vendos drejtesi,ai duhet te shkrihet,nuk eshte e nevojshme qe shqiptaret te paguajne nga taksat e tyre paga te majme per prokurore e gjykates qe skane kellqe te japin drejtesi e mbushin breket perpara disa politikaneve krimineleve qe levizin lirshem e jane perdite ne ekranet e televizoneve.Mjafte eshte Mjafte!
Për të gjitha sa shkruhen nga shumica e komentuesve prejashtuar nga ajo pakicë militantësh teveqelë e shpirtzinj berishianë dilet në konkluzionin që drejtësia e re është vazhdim i drejtësisë së vjetër berishiane. Biles vite më parë kam thënë që në 21 janar dhe jo vtëm pas ceremonisë në vendin e krimit të gjithë shqiptarët duhet të shkojnë drejt vendit ku mbrohet krimi- pranë dyerve të Spak. Dhe nëqoftëse ky institucion vazhdon të zvarritë apo të tallet me dosjen e shekullit të 21 janarit eshtë detyrë e qytetarëve shqiptarë ti nxjerrë forcërisht nga zyrat për ti hedhur në koshin e plehrave.