Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka bërë thirrje për modesti dhe kujdes diplomatik lidhur me ftesën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e iniciativës ndërkombëtare “Bordi i Paqes”. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit, Milo analizoi pozicionin e Shqipërisë në këtë tryezë të re gjeopolitike, mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Në panelin ku ishin të pranishëm edhe analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, Milo theksoi se politika e jashtme kërkon seriozitet.
Milo u shpreh skeptik ndaj idesë se kjo ftesë përbën ndonjë status special për Tiranën zyrtare.
“Është shumë mirë që Shqipëria është në këtë organizim ndërkombëtar. Por Shqipëria është një nga 60 vendet që janë ftuar. Nuk kemi të bëjmë me raporte privilegji. Duhet të jemi më modestë në trajtimin e ftesës që na është bërë,” theksoi ish-shefi i diplomacisë shqiptare.
Sipas tij, është ende herët për të llogaritur përfitimet konkrete, ndërkohë që reagimet ndërkombëtare rreth kësaj nisme kanë qenë të përziera.
Pika më delikate e diskutimit ishte balanca e Shqipërisë mes aleatit strategjik SHBA dhe aspiratës për në BE. Milo solli në vëmendje deklaratën e Von der Leyen, duke nënvizuar se Evropa ndodhet në një pozitë të vështirë dhe po kërkon pavarësinë e saj strategjike.
Për Milon, Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme për angazhimet e saj kontraktuale me Brukselin.
“Ne si Shqipëri duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, sepse kemi detyrime edhe ndaj BE-së, që të shfaqim të njëjtin qëndrim në politikën ndërkombëtare për t’iu atashuar vendimeve të BE-së”, paralajmëroi ai.
shuume e sakte
O Milo po na shkrive, po ç detyrime a i vrarë, themi ne nga anët e tu. Po inat të fort ke me Ramën nuk të doli e nuk të doli. Ik se ngele për turp, leh këtu e leh atje. Pse nuk e di SHBA që ne jemi vend i vogël, apo se fole dhe ti një fjalë. Asnjë kokërr leku nuk do të paguajmë.
Vertet nuk e kupton pse e ben Rama kete levizje te zgjuar o Paskal qe njeh diplomacine, cfare te kuptojne te tjeret. BE nuk na don ne Shqiptaret brenda, na don jashte, ajo nuk ka bese. Mos haro se BE eshte pjelle e Amerikes ne nje fare menyre. Po ja hodhi kesaj rradhe BE, do na lere ne balte ne. Shih cfare drejtesie te re mbron BE, e ka si argument deshtimin e saj per ta perdorur si justifikim kur ti duhet. Pastaj BE edhe mund te shperbehet, ashtu sikur duken bathet! Pra Rama ka shume te drejte qe eshte pa kushte me Ameriken sepse ajo na krijoi dhe ajo, bashke me Turqine, do na dalin per zot kur te jete nevoja. Gati per te na bere keq eshte Greqia jote o Paskal.
Diskutimi me me kembe ne toke i bere deri tashti. Pallosha nuk pyet per asnje efekt nga kjo ngjarje, per vendin, por shef vetem interesat personale . Duke i vene ne ballance te mirat dhe detyrimet, nuk dihet se nga anon kandari. Gjithsesi euforia e fillimit eshte pozitive, por te shohim ne vazhdimsi si do zhvillohen ngjarjet. Thirrja per tu perfshire ne te e udheheqesve autoritare, qe jane afer diktatorve, si Putin,Lukashenko, erdogan, etj nuk eshte haber i mire. Por qenja e palloshes si figure politike afer ketyre,shpjegon shume per besushmerine e ketij bordi. Por mos te paragjykojme, por te qendrojme vetem tek ato qe tha Milo.
Drejt, por te mos harroje se ishte Amerika qe na beri me shtet te njohur para 100 viteve, dhe eshte po Amerika qe na garanton ekzistencen si shtet. Po te ishte per Evropen, mos haroni qe sot nuk do ishim as "shprehje gjeografike", e mbani mend ket fakt.
Me shtet na beri Perandoria Austro hungareze, qe me veprimet e vendosura te saj beri qe me 1912 Shqiperia te shpallte pamvarsine. Mirenjohje per jete kesaj perandorije.