Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se “21 Janari”, ishte arsyeja e reformës në drejtësi.
Megjithatë kryeministri tha se është e paimagjinueshme që edhe sot pas 15 vitesh do ishte kjo situatë dhe nuk ‘do ngrihej asnjë akuzë’.
“Sa herë vjen kjo ditë kujtimesh vijnë mbi kurrizin tonë edhe gurët e mllefit, pasi ndjehen të tradhtuar nga drejtësia dhe i përbuzur në nevojën e vet që drejtësia për “21 janarin” të vihet në vend. U them se unë ndjehem po njësoj i zbrazët në shpirt dhe i dobët në pozitë, kur shoh se si kaloi edhe një vit tjetër dhe 21 janari erdhi mbi hijen përqeshëse…
Një panoramë e trisht e një drejtësie të dhunuar. Sot bëhen 15 vjet. Unë e kam thënë në shumë kronika apo intervista se 21 janari si një krim shtetëror hyn te ajo kategori krimesh për të cilat historia na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë.
Është interesante historia e krimeve shtetërore sepse nuk rezulton asnjë i pandëshkuar, por është shumë evidente se sa shumë vonon ndëshkimi për një krim shtetëror. Por ama edhe me orvatjen për të gjetur ngushëllim te historia e botës demokratike, nuk e kam menduar që reforma në drejtësi për të cilën 21 janari ka qenë një prej burimeve kryesore për ta çuar përpara atë reformë. E paimagjinueshme që nuk do të ngrinin asnjë akuzë për 21 janari as pas 15 vjetësh. Për vite me radhë edhe vetë SPAK bëri sikur kjo çështje nuk ekziston. Kur i është dashur ka hetuar dhe ka ngritur akuza pa humbur asnjë vit për çështje të hapura edhe me një letër anonime apo ka konsumuar kohë e vite duke mbajtur peng punë me interes shtetëror dhe punonjës shtetit”, tha ai.
Hajt se te ka interesuar edhe ty kjo situate... e ke perdorur politikisht dhe vazhdon ta perdoresh!!! Do te ishte mire te mos merreshe me me kete ceshtje, por t'i lesh njerezit ne hallet e veta...je derdimen i madh ti o Rama dhe bravo te qofte! Leshon gurin e fsheh doren.
Ti more zoteri duhet te rrish ne heshtje dhe nuk duhet te flasesh per 21 janarin PER 2 ARSYE: 1) Gjate protestes shkove dhe u fsheve te pallati perballe dhe i le njerezit e tu ne meshiren e fatit. Ose te rrije aty ne shesh sic po rrinin te tjeret ose te beje thirrje qe te iknin te gjithe dhe te shpetonin koken , sic e shpetove tenden. 2) Pas 21 janarit , per 2 vjet me rradhe u mundove ta PERDORJE gjakun e derdhur per te ardhur ne pushtet , por kur e pe qe nga PERDORIMI nuk nxorre gje , E SHKELE DHE E PERDHOSE gjakun me marrevshjen e qelbesirave me Like "kokelarin". A PERDHOSET gjaku per nje kolltuk te ndyre ? Por sic shihet INVESTIMI I GJAKUT te doli teper fitimprures sepse ke 13 vjet ne pushtet ! .....kete te vertete ta tha ne sy publikisht Dr. Flori me te vetmen kenge perkujtuese por edhe akuzuese te asaj ngjarje: https://www.youtube.com/watch?v=wcE0U80E7yY.................U PREHSHIN NE PAQE 4 PROTESTUESIT E PAFAJSHEM TE 21 JANARIT !
fiks e ke thene ,eshte bashkefajtor ne ate ndodhi ......
Hajdut!
I nderuar kryeministër, I ke të gjitha fijet ndërkombëtare shumë mirë në dorën tënde që ti përdorësh e ti flsëzh Evropës dhe SHBAsë që SPAKU të punojë në këtë drejtim. Nuk shikojmë asgjë veçse fjalime.
Jeni të gjithë bashkëfajtorë dhe përgjegjës.
O kryeminister leri perallat , ke 13 vjet ne pushtet , perfitove nga situata dhe populli te mbeshteti te ka dhuruar nje kolltuk te majme qe Po e shperdoron duke mbrojtur vrasesit ose je bashkefajtor me sali kriminelin ? Faktet flasin gazetaret qe ishin te pranishem flasin vetem juve te kupoles se krimit nuk ju pelqen me ne krye SPAK ta pranoni dhe te denoni fajtorin e vertete ? C’do 21 janar dilni me dy KARAFILA bashke me administraten tuaj te perzgjedhur per tju thene atyre qe vrate : jemi me ju , po qajme per ju ? Si ta kuptosh kete , Faji u be qyrk dhe asnje se mer persiper ???? Po kaloj ne nje teme tjeter ku peralla vazhdon me shendetesine : Kthehuni tek kartelat e dikureshme se sistemi juaj ne kompjuter SOROLLAT PACIENTET ? Shkon ke mjeku per te mare kodin e ilaceve te thot s’ka sistem nuk ta jap dot , ose kerkon kontroll apo orar pacienti per tek specialisti te thote mjeku gjithmone i Familjes , sepse ajo eshte porta e lidhje per te gjitha , te thote nuk te caktoj dot orar sepse nuk ka sistem , po i njejti refren ??? Ti shkruajta sot sepse kam nje jave qe po vij verdalle . Mos u tallni me kete popull te gjore , BOLL keni 35 vjet me nje vrime i bini FYELLIT ??? Mallkimet rrencin mbi ju kush TALLET le ta pesoj ma zi se ata 4-ter PROTESTUSA ...!!!!
SPAK kap çunat e vogel ndersa te fortit duket se nuk i sheh.
"21 Janari ",ishte arsyeja e reformes ne drejtesi .Dmth nje vere ne uje kur sot po u vim verdal skandale nga te dy kraheve . Saliu vrau e preu sic i desh qejfi e s'merr asnje pergjegjsi ligjore ,ti me ceten e hajdutve po bene kerdine sa nuk ka ndodhur as kur shqiptaret ishin me primitiv . Per mua eshte turp te vazhdoni aludimin mbi kete makaber. Pra drejtesija dhe reforma jane fjale boshe, kur pas 15 vjetve, nuk ka ndeshkim te autorve . Arsyeja eshte e thjeshte . Shqiperija eshte e kapur nga politkane ordiner qe skane ndjenje kombetare . Populli shqiptare perfaqsohet nga bishta te ekstremit antikombetar qe si detyre kane vetem perfitimet personale e te rethit familjare . Nuk doni ju drejtesi per faktin qe te livadhisni me gjakun e djersen e popullit si te duan . Nuk eshte vetem 21 Janari qe nuk gjukohet.Jane shume e me shume skandale makabre qe vazhdojne te lulezojne ne te gjitha strukturat e ketij palo shteti e i bene shqiptaret te marrin arrastine . E kenaqur eshte vetem ajo pjese e popullsise e ingranuar ne zinxhiret skllaverues te politkes qe ndiqet .Kupola eshte e lidhur ,ne te dy krahet dhe mbajne nenkontroll popullin e pa shpres per te ndryshuar gjendjen . Fakti qe ne e kerkojme ndeshkimin nga Aleatet tregon se sa te nenshtruar e pa vlera jane shqiptaret .Komentet e portaleve bajate bucasin cdo dite duke mashtruar kete popull .Duroni edhe pak se do vijne amerikanet te permbysin keta mafjaze qe po shkaterrojne Shqiperine .Shqiptarve do tu kthehet lirija e munguar e shume prralla qe s'kane te mbaruar . Ulurin Saliu me trimat e tij e nga ana tjeter krekoset Rama se e ka ftuar Trampi ne zgjidhjen e problemeve boterore . Me nje fjale thirret perfaqsuesi i popullit ,brek grisuri, te rregulloje Palestinen . Turp per ne e per keto koka boterore ku mbeshteten .
Spak un e krijove per te denuar Berishen dhe Meten. E ka thene Gazetari Myftaraj para shume vitesh , para se ta dergonin ne jeten tjeter.
Po Ina Rama jote cberi...po policia a e ke ne varesi...cberi nga 13 ne 18?
Per UCK bete proteste ne Hage ne pristine ne tirane ne shkup dhe 5 vjet kane kurse 21 javari plot 15 . Te therresim nje proteste kundra SKAPIT ne sheshin Skenderbe dhe diaspora
Kush e organizoi 21 janarin qe tentuan te futeshin ne kryeministri? A nuk denohet ky akt?
Ti mban Saliun dhe ai te mbant ty ,jeni bere per njeri tjetrin
Ja po bashkohem dhe unë me zërin e atyre që përdorin termin "bashkfajtorë", siç e përdori dhe Berisha në metingun në Sheshin "Skënderbej" në 22 mars 1992 kur erdhi në pushtet dhe kur shqiptarëve iu drejtua me togfjalëshin "bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!"....Gjithsesi, po e lemë atë mënjanë, edhe pse përgjegjësi penale kolektive nuk ka. Thash se jam dakord që edhe Rama është bashkëfajtor për masakrën e 21 janarit. Po thënë këtë drejtësia duhet të heshtë?! Si deri më sot. Drejtësia vihet në vend kur bashkëfajtorët e 21 janarit, cilëtdo qofshin duhet të dënohen sipas përgjegjësisë, përgjegjësi që duhet ta gjejë vetëm një gjykim i drejtë. Nuk duhet harruar se gjaku nuk falet, aq më pak kur është gjak i pafajshëm.
Z.K/minister ,krimi i 21-janarit eshte krim shteteror dhe ai duhet ndeshkuar qe populli te besoj se ka pak drejtesi,pasi deri tani ka triumfuar dreqesia.Ju zoteri duhet qe ne momentin qe erdhet ne pushtet duhet te kishit bere padi per vrasesit.Justifikimet jo drejtesi e vjeter e dreqesi e re, jane thjesht per te shtyre ditet ne karike.JU Z.K/ministeri dhate "pavaresi" drejtesise por pushteti buron nga Kuvendi,si perfaqesues i popullit,te cilen ju e keni patur dhe e keni me shumice. Neglizhenca per kete krim tregon se per Ju jetet e njerezve jane vetem numra.Nuk kam te drejte t'ju akuzoj,por me heshtjen tuaj nuk keni bere asgje per drejtesine.Z.K/minister Ju vepruat me akuzat tuaja si paraardhesi juaj Z.Berisha per te ndjerin Nano.Kuvendi i ka te gjitha kopetencat ta detyroje prokurorine ta hetoj ngjarjen dhe gjykata ta gjykoj.Nuk kam pritur qe Ju te ishit ne krye te trupit gjykues por te ishit promotori per te bere drejtesi.Heshtja eshte bashkefajsi.
Te dy Rama dhe Berisha jane fajtoret kryesore per 21 janarin.Mosndeshkimi i 21 janarit dhe tragjedise se Gerdecit i ka rrenjet tek ndryshimet Kushtetuese te 2008. Saliu eshte vrasesi kryesor, kurse Rama ben te paditurin dhe te pavarurin e pushteteve. 21 janari u be per 700 milonshin e Ilir Metes qe i ishte ngjitur Berishes "si ai pas kepuces" dhe Rama te jape sqarim pse e miri Meten dhe e beri president???!!!. Po ate gardistin qe e shperbleu Berisha per vrasjet e 21 janarit te na e sqaroi si qe puna qe e beri Kryetar Bashkie dhe se fundi deputet!!!!!