15 vite pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe. Kështu u shpreh kryeministri Rama në takimin me familjarët e viktimave të 21 janarit, ku shprehu kritika edhe për drejtësinë e re, për të cilën tha se SPAK duhej t’i kishte kërkuar GJKKO drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit.
“Zoti e di me çfarë guri në zemër unë vi për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie, se sa më i madh bëhet çdo 21 janar, zhgënjimi juaj të dashur familjarë, hidhërimi juaj, pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e jetuar në ankth dhe poshtërim. Atyre ndër ju që ishin gjyshër u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër, atyre që ishin fëmijë u ka ardhur koha për tu bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj që u janë tretur trupat në dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë. As përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë, nuk kanë mjaftuar gjer më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi 21 janarin.
S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut më shumë se sa dy vite më parë që prokurorët e SPAK t’ia kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit, ndërkohë që në emër të drejtësisë, drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh në u bëmë atyre veç duvara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin në durim dhe në heshtje nga na jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese të një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës. Drejtësia për 21 janarin të vihet në vend”, tha Rama.
Sa i takon pagave te tyre ti je ne shkelje te çdo "norme" ndërkombëtare dhe pe r këtë përgjigjesh sepse duhet te shpjegosh pse ky dallim ... Per krahasim ne Usa me Executiv Order te 18 dhjetorit 2025, kete vit pagat jane: Vice President e ka pagën vjetore : 293.300 USD State secretars : 253.100 USD Senatoret dhe Deputetet : 174.000 usd Ndërsa Chief Giustice of USA : 320.700 usd dhe anëtarët e Gjykatës Supreme 306.600 usd dhe krahasimet e pagave tona sipas nivelit te krahasuar PPP me te Amerikës janë 1 me 4 dhe taksat e tyre janë se pakut 40%
Cuf-dabjoni , ajo shume dollaresh qe tregoni jane ne muaj apo ne vit ? Cilesoheni se ne ketej e ham sapunin per djath ???
O cuf dijetari je ne Shqiperi qe njerzit nuk kane buke me hanger e keta duane rroga 3 here mete larte se presidenti e tallen me dosjet e merren me nje kryetar bashkie qe ka hapur nje kanal, ka ba nje rruge fshati, merren me me biseda tel pa percaktuar se sa para ka fituar ky qe akuzohet, pse ke pi nje kafe ne nje klub
Masakren qe i ke bere ti buxhetit dhe shtetit nuk krahasohen. Mbi 1 milion Shqiptar te ikur nen regjimin tend autoritar dhe bandit, vjedhje pronash, tjetersim pronash publike, pastrim parashe se paku 7-8 miliard euro ne vit, betonizim kudo, infrastrukture qesharake, uji qe jo 24 ore por as 2 ore ne dite nuk vjen dhe duhen pompa te fuqishme, shendetesi bloze, siguri fizike bloze me vrasje mafjoze, vjedhje nga AKSHI tek AKU tek cdo organizate e mundshme. Plere
Ed Rama eshte pergjegjes per pagat maramendese te Spak dhe Gjkko, dhe jo vetem turp te kete per kete, oor duhet te mbaje pergjegjesi qe vazhdon ta lejoje. Me shume se Presidenti e KM nuk mund te kete rrogen askush tjeter, po askush, as nga drejtesia e as nga dreqi vete, as Guvernatori i BSh. Por ne kemi republike bananesh e prokuroresh e gjykatesish te korruptuar.
Të ishte për ju frikacakët socialistë drejtësia e re nuk po merrej fare me dosjen e 21 janarit dhe ishte cështje e mbyllur. Dhe nëqoftëse kjo cështje u rihap është meritë vetëm e familjeve të viktimave dhe në vecanti e xhaxhait të Aleks Nikës që e dërguan cështjen në Strazburg. Ju jeni frikacakë e spurdhjakë. Dhe duke e ditur këtë ,kryekrimineli Berisha sa herë ka qenë në pushtet ju ka shqepur në dru, ju ka thyer kafkat dhe në fund dhe ju ka vrarë !!!
Tani ngelet qe tu leshosh edhe kolltukun tende, per ta qeverisur ata Shqiperine
Po pse Çfare po ben presidenti qe duhet te paguhet me shumë. Ai nuk po hyn ne sherr me njeri. Thjeshtë po ngroh nje kolltuk
Vrtem justifikime...o njeri ti ke gjithe shtetin...cfare bere me poli ine ne 12 vjet...a hetove? I paafte....
Se shpejti do te kemi nje ngritje te re te pa gave te TE gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve
Ps te gjeje sa me shpejt nje socialist te vertete ne krye te qeverise.
Ik mor mashtrus .
Ik ore mashtrus! Tu zhdukte fara ty, non-grades dhe gjithe rraces tuaj. Ke 13 vite ne pushtet dhe i ke te gjitha mekanizmat per te bere drejtesi por nuk ke vullnet sepse je i korroptuar.
o corapekuq...je i pari i ktij veni....dhe 21 janarin duhet ta kishe zgjidh me kohe...mos u justifiko kot...ke bo kompromis....saliu te vriste me kallash,...ti te vret me pambuk....legen burre
TURP dhe vetëm TURP që del dhe ankohesh çdo 21 Janar. Më mirë mos folë fare per këtë temë. Sa për rritjen e rrogave të gjyqtareve dhe prokuroreve, është ne dorë të ministrise të financave. Po nuk ka buxheti për të gjithë,nuk ka pse të ketë vetëm për këta, se nuk po bëjnë vezë pate. Drejtesia te ne nuk ka bythë të bëjë vezë pule, dhe për atë të paguhet. Ke pensione për turp, ke ndihmen sociale për turp, nuk ke ilace nëpër spitale. Po nuk ju pelqeu rroga,le të shesin banane se u del më mirë.
“Ilir Meta presidenti me i mire qe kemi pasur”. Cit Edi Rama.
Duke pa gjithe kohen e kaluar nga 21 Janari 2011, dhe posaqerisht kohen qe drejton qeverine e ripjelljes ky hajdut, themi qe te gjitha keto per te cilat qurravitet ky hipokrit, jane lot krokodili.