Shehaj shpallet i pafajshëm për shpifje, dënohet vetëm për fyerje ndaj Adriatik Lapajt

21 Janar 2026, 10:44Politika TEMA
Shehaj shpallet i pafajshëm për shpifje, dënohet vetëm

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje për deklaratat publike, ku akuzonte Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar.

Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën prej 300 mijë lekësh.

Në vendim theksohet se akuzat e Shehajt nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Gjykatës së Posaçme, i gjyqtarit Erjon Çela, do të ankimohet nga palët në apelin pranë GJKKO-së.

2 Komente

  1. P
    P S E ?

    Keta jane , njeri me banal e primitiv se tjetri . Nuk te ngjallin absolutisht asnje shprese . Deri tani kane dhene prova se jane diletante ne politike , jane qeflinj per ta mjele "lopen" Shqiperi por nuk kane staturen e nje politikani lider .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje